AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arratisjet, Burgjet: S’ka më leje për të dënuarit për krime të rënda

Shko poshtë

Arratisjet, Burgjet: S’ka më leje për të dënuarit për krime të rënda Empty Arratisjet, Burgjet: S’ka më leje për të dënuarit për krime të rënda

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed May 15, 2013 10:17 pm

Arratisjet, Burgjet: S’ka më leje për të dënuarit për krime të rënda Drejtoria-e-pergjithshme-e-burgjeveTIRANE – Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shton “vigjilencën” ndaj lejeve shpërblyese për personat që vuajnë dënime në burgje, duke “pezulluar” dhënien e tyre për raste të veçanta. Lajmi konfirmohet nga burime pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, si dhe nga burime pranë Ministrisë së Drejtësisë. Sipas tyre, shkak janë bërë precedentët e para pak ditëve, ku dy të dënuar, Ilir Avdillari dhe Romeo Rustemaj, të dalë me leje shpërblyese nga burgu, nuk u kthyen më në qeli. Referuar të dhënave, ky shtim i vigjilencës është bërë në formën e një kërkese drejt drejtorëve të institucioneve të ekzekutimit të dënimeve penale në vend, gjatë një mbledhjeje të zhvilluar dy ditë më parë në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Nuk bëhet fjalë për ndonjë udhëzim të detajuar, por një kërkesë në trajtën e një porosie. Drejtuesve të Burgjeve u është kërkuar të “pezullojnë” lejet për rastet e të dënuarve për vepra të rënda penale, të cilët kanë edhe shumë vite për të shlyer nga dënimi i tyre. Njëkohësisht, drejtuesve të Burgjeve u është kërkuar që përmes stafeve përkatëse të “filtrojnë” sa më mirë kushtet në të cilat ndodhen të dënuarit që paraqesin kërkesa për leje shpërblyese. Burimet sqaruan se “pezullimi” i lejeve do të “prekë” vetëm raste të caktuara të të dënuarve. “Të dënuarit që plotësojnë kushtet ligjore për të përfituar një leje do ta përfitojnë atë pasi është një e drejtë kushtetuese”, u shprehën burimet. U mësua se kjo masë do të jetë e përkohshme për të shmangur ndonjë rast tjetër si ato të javës së kaluar. Shkeljet e lejeve nga dy të dënuar në Burgun e Fushë-Krujës dhe atë të Peqinit gjatë javës së kaluar u kushtuan pezullimin nga detyra të dy drejtuesve përkatës në këto institucione burgjesh. Edhe pse kishin fituar leje konform rregullave ligjore, dy të dënuarit nuk u kthyen në burg në kohën e përfundimit të afatit të lejes./panorama
♛Melody♛
♛Melody♛

Arratisjet, Burgjet: S’ka më leje për të dënuarit për krime të rënda Coolte21

Shteti Shteti : Arratisjet, Burgjet: S’ka më leje për të dënuarit për krime të rënda Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi