AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përgjimet përhapen në Evropë NSA spiunoi 38 ambasada

Shko poshtë

  Përgjimet përhapen në Evropë NSA spiunoi 38 ambasada Empty Përgjimet përhapen në Evropë NSA spiunoi 38 ambasada

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Jul 03, 2013 2:49 am

  Përgjimet përhapen në Evropë NSA spiunoi 38 ambasada 83253
Shtetet e Bashkuara kanë përgjuar edhe ambasadën greke në Uashington dhe grupin e saj në Kombet e Bashkuara, sipas dokumenteve të fundit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë zbuluar nga ish-punonjësi i saj Edward Snowden të cilat janë publikuar në gazetën "The Guardian".

Gazeta britanike ka publikuar listën e 38 ambasadave dhe misioneve që NSA-ja ka spiunuar përfshirë edhe përfaqësimin e Bashkimit Evropian në Washington dhe New York.
Dokumenti përshkruan se si NSA kishte përgjuar dhe spiunuar në zyrat e BE-së, rrjetet kompjuterike të brendshme në ëashington dhe në Kombet e Bashkuara, jo vetëm duke dëgjuar bisedat dhe thirrjet telefonike, por edhe duke pasur qasje në dokumente dhe e-maile të ndryshme.

Martin Schultz, presidenti i Parlamentit Evropian, tha se në qoftë se raporti ishte i vërtetë do të ketë një ndikim të rëndë mbi marrëdhëniet mes BE-së dhe Shteteve të Bashkuara. Zoti Schultz thotë se SHBA-ja ëshë e detyruar të japë shpjegime në lidhje me këto.

Dhënia e informacioneve nga ana e Snoëden-it në mediat e huaja rreth programeve të mbikëqyrjes kanë ndezur një zhurmë politike në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë vendit mbi balancën midis të drejtave të privatësisë dhe sigurisë kombëtare. Sipas një tjetër gazetë “Der Spiegel”, NSA ka pasur shënjestër edhe zyrat e BE-së në Bruksel ku përgjimet kanë përfshirë biseda delikate mes liderëve evropianë. - See more at: http://www.shqiptarja.com/bota/2728/pergjimet-perhapen-ne-evrope-nsa-spiunoi-38-ambasada-164967.html#sthash.jurAUju1.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

  Përgjimet përhapen në Evropë NSA spiunoi 38 ambasada Coolte21

Shteti Shteti :   Përgjimet përhapen në Evropë NSA spiunoi 38 ambasada Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi