AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ambasada e Kosovës në Tiranë, pa ambasador

Shko poshtë

Ambasada e Kosovës në Tiranë, pa ambasador Empty Ambasada e Kosovës në Tiranë, pa ambasador

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu May 30, 2013 1:57 am

Ambasada e Kosovës në Tiranë, pa ambasador Ambasada%20e%20Kosovs%20n%20Tiran%20pa%20ambasadormbasada e Kosovës në Tiranë, prej tre ditësh ka mbetur pa zot shtëpie, pasi ambasadorit Sylejman Selimi i është dhënë masa e arresti shtëpie prej 30 ditësh, si i dyshimtë për krime lufte. Detyrën e tij mund ta ushtrojë përkohësisht ndonjë zyrtar tjetër, i cili emërohet nga Ministria e Jashtme.

Neni 16, i Ligjit për Shërbimin e jashtëm, thotë se në mungesë të shefit të misionit, ose në rast pamundësie të shefit të misionit për të ushtruar funksionet e tij, një i ngarkuar me punë i përkohshëm vepron përkohësisht si shef misioni.

Sipas këtij neni, i ngarkuari me punë emërohet nga ministri i Jashtëm, me dekret të presidentit, pas propozimit të qeverisë.

KTV-ja ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Jashtme, por nga ajo nuk ka pasur përgjigje.

Adem Beha, nga Instituti Kosovar i Paqes, ka theksuar se Kosova dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të mira ndërmjet veti dhe kjo nuk do të ketë ndikim.

Mirëpo, sipas tij, ky është një imazhi i keq në botë për shërbimin e jashtëm të Kosovës.

KTV-ja ka mësuar se Ambasada e Kosovës në Shqipëri ka stafin më të madh se të gjitha misionet e tjera të jashtme të Kosovës në botë.

/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/

♛Melody♛
♛Melody♛

Ambasada e Kosovës në Tiranë, pa ambasador Coolte21

Shteti Shteti : Ambasada e Kosovës në Tiranë, pa ambasador Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi