Ambasada e SHBA: Kushtet për heqjen e regjimit të vizave
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1

Pas premtimit të Berishës, Ambasada e SHBA publikon kriteret. “Niveli i refuzimit duhet të jetë 3%, në 2012 ishte 40 %”.
Pas premtimit të Kryeministrit Sali Berisha se qeveria do të heqë regjimin e vizave edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dje Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar dje zyrtarisht lidhur me realizimin e këtij procesi.
Sipas Ambasadës Amerikane, që një shtet të jetë pjesë e programit të heqjes së regjimit të vizave, duhet të plotësojë një sërë kriteresh dhe kushtesh, pasi ky program kërkon që vendi kandidat të zbatojë disa kërkesa statusore. Po ashtu, sipas Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, një pikë thelbësore mbetet dhe përqindja e refuzimit të vizave për shtetasit shqiptarë që kanë aplikuar gjatë një viti kalendarik. Niveli i kërkuar i refuzimit nuk duhet të jetë më i lartë se tre për qind.
“Thembra e Akilit” në rastin e Shqipërisë mbetet pikërisht niveli i refuzimit të vizave, pasi sipas Ambasadës Amerikanë në Tiranë, vetëm në vitin 2012, niveli i refuzimeve të kërkesave të shtetasve shqiptarë për të udhëtuar në SHBA ka arritur nivelin e 40.5 për qind, pra një shifër shumë e lartë nga ajo e kërkuar, që është vetëm tre për qind. Një tjetër kriter është dhe arritja e një marrëveshjeje midis dy shteteve, pasi në rastin e Shqipërisë qeveria duhet të ndajë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës një databazë me të dhënat e të gjithë personave që paraqesin rrezikshmëri për të hyrë në Amerikë.
“Programi i Udhëtimit pa Vizë (Visa Waiver Program) qeveriset me ligj dhe ekzistojnë një numër kërkesash statusore, që duhen plotësuar përpara se një vend të merret në shqyrtim për anëtarësi në VWP. Ligji aktual kërkon që vendet të kenë një nivel refuzimi vizash për vizitorë prej më pak se tre për qind, dhe të hyjnë në marrëveshje për të bashkëndarë mes tyre të dhëna për udhëtarë që paraqesin rrezik për Shtetet e Bashkuara, ndër kërkesa të tjera. Niveli i refuzimit në Shqipëri për vitin fiskal 2012 ishte 40.5 për qind”, thuhet në reagimin zyrtar të Ambasadës Amerikane. Programi i heqjes së vizave penalizon shtetasit që janë refuzuar më parë ose janë quajtur si të papërshtatshëm për t’u pajisur me vizë udhëtimi në SHBA. Udhëtarët duhet të përdorin PWV, por edhe duhet të kenë një aprovim nga Sistemi Elektronike për Autorizimin e Udhëtimit.
KRITERET E TJERA
Një ndër kriteret thelbësore që një shtet të bëhet pjesë e programit të heqjes së regjimit të vizave me Shtetet e bashkuara të Amerikës, është dhe pajisja e shtetasve me pasaportat dixhitale. Këto dokumente të sigurisë së lartë kërkohet që të jenë të lexueshme me anë të makinave të leximit elektronik të çipeve që përmbajnë të dhëna të personale.
(Lajmin e plote nga Fation Binjaku e lexoni sot ne Panorama)

Similar topics
» Ambasada e SHBA fton shqiptarët me kartolina të pasojnë akte mirësie
» Fajon: Mekanizmi i ri i mbrojtjes kthen regjimin e vizave
» Ambasada e Kosovës në Tiranë, pa ambasador
» BE javën tjetër diskuton rikthimin e vizave për Ballkanin Perëndimor
» Përgjimet përhapen në Evropë NSA spiunoi 38 ambasada
» Fajon: Mekanizmi i ri i mbrojtjes kthen regjimin e vizave
» Ambasada e Kosovës në Tiranë, pa ambasador
» BE javën tjetër diskuton rikthimin e vizave për Ballkanin Perëndimor
» Përgjimet përhapen në Evropë NSA spiunoi 38 ambasada
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi