AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Obama fiton “Luftën e Ftohtë” i merr pishinën Putinit

Shko poshtë

Obama fiton “Luftën e Ftohtë” i merr pishinën Putinit Empty Obama fiton “Luftën e Ftohtë” i merr pishinën Putinit

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Jun 19, 2013 12:35 am




Barack Obama fitoi episodin e dytë të Luftës së Ftohtë, duke arritur një fitore “mbresëlënëse” ndaj kryetarit të Federatës Ruse, Vladimir Putin.

Ndërsa liderat e superfuqive botërore janë mbledhur në Irlandë për samitin e “G8”-s, në një takim ku Siria do të jetë në qendër të vëmendjes, zyrtarë të administratës amerikane arritën të prenotonin pishinën dhe palestrën e mbyllur të hotelit, të gjithën për zotin Obama. Ashtu si homologu i tij rus, Presidenti Amerikan ka një regjim të vazhdueshëm stërvitje fizike dhe noti ka një rëndësi thelbësore në këtë program.
Mësohet se Putin ishte gjithashtu i interesuar për të prenotuar këtë pishinë, por në mungesë të saj, tashmë do të jetë i detyruar që të stërvitet pranë një liqeni të ftohtë, në veri të resortit ku po qëndrojnë liderat e shteteve. “Të dy dëshironin të prenotonin pishinën dhe palestrën, por amerikanët e kërkuan të parët, ndaj edhe hoteli ia dha atyre, pavarësisht një presioni qesharak të rusëve”, deklaroi një burim për të përditshmen britanike “The Sun”.
E megjithatë, liqeni i ftohtë irlandez, vështirë të jetë një problem për Putin, një ekspert xhudoje dhe gjuetar i zoti, i cili është mësuar të ushtrohet në kushtet e të ftohtit rus, shpesh herë edhe gjysmënudo.
Obama fiton “Luftën e Ftohtë” i merr pishinën Putinit Obama1
Obama fiton “Luftën e Ftohtë” i merr pishinën Putinit Putin1






♛Melody♛
♛Melody♛

Obama fiton “Luftën e Ftohtë” i merr pishinën Putinit Coolte21

Shteti Shteti : Obama fiton “Luftën e Ftohtë” i merr pishinën Putinit Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi