AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zgjuarsia lidhet me peshën,percaktohet qe foshnje (Sa te zgjuar jeni ju ? )

Shko poshtë

Zgjuarsia lidhet me peshën,percaktohet qe foshnje (Sa te zgjuar jeni ju ? ) Empty Zgjuarsia lidhet me peshën,percaktohet qe foshnje (Sa te zgjuar jeni ju ? )

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Jun 20, 2013 9:08 pm

Zgjuarsia lidhet me peshën,percaktohet qe foshnje (Sa te zgjuar jeni ju ? )

Pesha që një foshnje shton gjatë muajit të parë të jetës mund të përcaktojë zgjuarsinë e tij, zbuloi një studim australian. Ndonëse lidhja midis peshës dhe zgjuarsisë nuk është ende e qartë, sipas studimit, foshnjet që shtojnë më shpejt kilogramë dhe diametri i kokës së të cilëve rritet me më shumë shpejtësi, priren të kenë një zgjuarsi (të matur me metodën e përcaktimit të IQ), më të madhe në moshë të rritur.Kërkimi u realizua prej kandidatëve doktoralë të Universitetit të Adelajdes, në Australi dhe 13 800 fëmijë u përdorën si kampionë të testimit.Zgjuarsia lidhet me peshën,percaktohet qe foshnje (Sa te zgjuar jeni ju ? ) Femija-1906


Në bazë të studimit, i realizuar nëpërmjet matjes së shtimit të peshës në muajin e parë, krahasuar pas disa vitesh me të dhënat e nxjerra gjatë testit të IQ, rezultonte se ata fëmijë që në katër javët e para pas lindjes shtojnë më shumë se 40% të peshës së tyre, kanë një zgjuarsi lehtësisht më të lartë se ata që shtojnë 15-40% të peshës."Diametri i kokës është një tregues i volumit të trurit, ndaj sa më e madhe të jetë rritja e diametrit, përgjithësisht aq më e shpejtë është edhe rritja e trurit", deklaroi doktoresha Lisa Smithers, një prej udhëheqëseve të këtij studimi.Megjithatë, ndërsa rritja në peshë e foshnjeve pas lindjes është një tregues, mbetet e qartë se shkalla e inteligjencës, në përgjithësi vazhdon të mbetet një faktor biologjik, i përcaktuar që përpara lindjes.
♛Melody♛
♛Melody♛

Zgjuarsia lidhet me peshën,percaktohet qe foshnje (Sa te zgjuar jeni ju ? ) Coolte21

Shteti Shteti : Zgjuarsia lidhet me peshën,percaktohet qe foshnje (Sa te zgjuar jeni ju ? ) Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi