AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mori peng biznesmenin italian, dorëzohet në polici Emiljano Shota

Shko poshtë

Mori peng biznesmenin italian, dorëzohet në polici Emiljano Shota Empty Mori peng biznesmenin italian, dorëzohet në polici Emiljano Shota

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Jun 26, 2013 11:00 pm

Mori peng biznesmenin italian, dorëzohet në polici Emiljano Shota Emiljano
I kërkuari nga Interpoli, Emiljano Shota është dorëzuar në polici. Ai akuzohet për pengmarrjen e biznesmenit italian Andrea Calevo në vitin 2012. Mësohet se Shota fshihej prej muajsh tek të afërmit e tij në fshatin Bilaj të Krujës, ndërsa është vetëdorëzuar në polici mëngjesin e sotëm.
Biznesmeni 31-vjeçar Andrea Calevo u mor peng mbrëmjen e 16 dhjetorit të vitit 2012 në shtëpinë e tij. Më 21 dhjetor familjes i mbërriti kërkesa e pengmarrësve: “8 milionë euro në këmbim të lirimit të Calevos”. 
Sipërmarrësi u lirua falë operacionit të policisë paraditen e 31 dhjetorit, ku e gjet me këmbë e duar të lidhura në bodrumin e një vile në zonën industriale të Sarzanës, pak kilometra larg Lericit. 
Menjëherë pas ngjarjes autoritetet italiane arrestuan katër persona, ndërsa shpalli në kërkim Emiljano Shotën. Në pranga ra pronari i vilës ku u gjet Calevo, 70-vjeçari sipërmarrës ndërtimi Pierluigi Destri, nipi i tij 23 vjeç Davied Bandoni, si dhe dy punëtorë shqiptarë, Fabjan Vila 20 vjeç dhe Simon Halilaj 26 vjeç.
/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/

♛Melody♛
♛Melody♛

Mori peng biznesmenin italian, dorëzohet në polici Emiljano Shota Coolte21

Shteti Shteti : Mori peng biznesmenin italian, dorëzohet në polici Emiljano Shota Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi