Sherr mes femrash për biznesmenin shqiptar
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1
Sherr mes femrash për biznesmenin shqiptar
Biznesmeni shqiptar, Qazim Osmani, ka folur për sherrin e bërë nga të dashurat e tij gjatë pushimeve në Mal të Zi. Mësohet se e dashura aktuale e Qazimit, këngëtarja malazeze Manda Popoviç për arsye xhelozie ka dhunuar këngëtaren serbe, Ana Nikoliç. Kjo e fundit ka qenë një ish-e dashur e biznesmenit shqiptar. Lajmi është bëri i ditur nga e përditshmja serbe “Alo”. Biznesmeni shqiptar, Qazim Osmani (Felixi), i njohur për ‘lidhjet e tij me këngëtaret serbe Natasa Bekvalac e Ceca’, ka konfirmuar për mediat e Beogradit se në fshehtësi është takuar me Ana Nikoliçin në hotelin “Maestral”.
Kur e dashura e Qazimit, Manda Popoviç, ka marrë vesh këtë gjë, i ka shkuar Anës në dhomën e hotelit dhe e ka kapur për flokësh. “Nuk jam i sigurt nëse Ana ishte në jahtin tim. Nuk e mbaj mend. Nuk e di për jahtin, ndoshta ishte me shoqërinë time. Unë kam shoqëri të madhe. Por, me Anën jam takuar në hoteli ‘Maestral’”, ka thënë Qazimi. Megjithatë, Ana i mohoi këto pohime, duke i quajtur gënjeshtra. Manda Popovic deri tani nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike, kështu që edhe këtë herë nuk ishte e gatshme për komente.
“Është e vërtetë ka pasur një sherr në ‘Maestral’, pikërisht në momentin kur po bëhesha gati për t’u kthyer në Beograd. Vajza që e përmendin mediat, më hyri në dhomë duke më kërkuar që t’i shpjegoja, se cila nga vajzat nga shoqet e mia atë natë kishte flirtuar me të dashurin e saj. Nuk më shkon në mend të përzihem në gjëra të tilla dhe u përpoqa që ta largoj nga dhoma. Gjatë asaj përleshjeje jam lënduar”, ka shkruar Nikoliç nëpër rrjetet sociale duke shtuar se hoteli dhe të gjithë të përfshirët në incident do të paditen. Sipas Anës, Manda ishte xheloze, sepse një shoqe e këngëtares serbe flirtonte me të dashurin e saj. Gjithashtu Manada e kishte marrë inat Anën pasi një natë para incidentit, e kishte imituar Mandën pas shpine.
/Shekulli Online/ E.L/
Similar topics
» Serbja burgos biznesmenin shqiptar
» Nard Ndoka fut në sherr Berishën me Jozefina Topallin, përplasje edhe për emrat e tjerë
» Përmet, taksisti sherr me kolegun për pasagjerët, i plagos të birin
» Sherr për pasagjerët, taksisti qëllon me thikë djalin e taksistit tjetër
» Policët futen në “sherr” për të qetësuar gjendjen, rrihen barbarish nga 2 persona
» Nard Ndoka fut në sherr Berishën me Jozefina Topallin, përplasje edhe për emrat e tjerë
» Përmet, taksisti sherr me kolegun për pasagjerët, i plagos të birin
» Sherr për pasagjerët, taksisti qëllon me thikë djalin e taksistit tjetër
» Policët futen në “sherr” për të qetësuar gjendjen, rrihen barbarish nga 2 persona
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi