AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Serbja burgos biznesmenin shqiptar

Shko poshtë

Serbja burgos biznesmenin shqiptar Empty Serbja burgos biznesmenin shqiptar

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Oct 30, 2013 8:03 pm


Serbja burgos biznesmenin shqiptar Qazaaa11

Serbja burgos biznesmenin shqiptar Qazaaa111

E dashura e serbe e ka denoncuar në polici biznesmenin shqiptar Qazim Osmani, pasi e akuzon se e ka dhunuar. Policia ka arrestuar mbrëmjen e stome biznesmenin Osmani në një hotel në Beograd. Mësohet se denoncimi është bërë para disa ditësh. 
Qazim Osmani “Felix” dyshohet se javën e kaluar në hotelin e Beogradit “Zira” e kishte  goditur të dashurën e tij Manda Popoviçi. Më pas ai ishte larguar me “Ferrari”-n e tij në drejtim të panjohur. Makina e tij u gjet një ditë më vonë në një garazh në Obiliç .
“Ai nuk është  i përfshirë në asnjë përleshje me Manda Popoviçin . Ajo e kishte ofenduar, sulmuar fizikisht duke goditur. Pastaj ka reaguar truproja e  Osmanit për të mbrojtur klientin e tij. Rrjedhimisht, gjatë kësaj jave unë do të ngre akuza penale kundër raportimeve të rreme të  Mande Popoviçit dhe të iniciojë procedurën për urdhërimin e masave ndaj saj…”  ka pohuar për “Novosti” avokati i biznesmenit  Veljko Delibasiç .
Mediat serbe kanë përmendur edhe pasurinë marramendëse të Qazimit që arrin deri në 400 milionë euro. Qazimi, me origjinë nga Kosova i rritur në Gjermani, është cilësuar si një ndër njerëzit më të pasur në Hamburg. Shpesh Qazimi ka qenë në qendër të medieve të Malit të Zi dhe atyre serbe, pasi të dashurat e tij shpesh zihen me njëra-tjetrën për biznesmenin. Ai është përfolur për lidhjet e tij me këngëtaret serbe dhe malazeze.
/Shekulli Online/ E.L./

♛Melody♛
♛Melody♛

Serbja burgos biznesmenin shqiptar Coolte21

Shteti Shteti : Serbja burgos biznesmenin shqiptar Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi