AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qyteti turistik i Vlores

Shko poshtë

Qyteti turistik i Vlores Empty Qyteti turistik i Vlores

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Jun 20, 2013 10:24 pm

Qyteti turistik i Vlores VloraVlora eshte porti I dyte me I madh ne Shqiperi pas Durresit. Qyteti ndodhet ne pjesen jug-perendimore te vendit, ne nje zone piktoreske pergjate bregut te detit.Perballe qytetit shtrihet gadishulli I Karaburunit dhe ishulli I Sazanit. Vlora ka lidhje te drejtperdrejta detare me portin Italian te Brindizit, si edhe lidhje sezonale me ate te Barit.
Qyteti ka nje histori te pasur. Ne kohet antike njihej me emrin Aulona, qe iu vendos nga kolonite e hershme helene. Ne mesjete rajoni I Vlores u be objekt grindjesh midis pushteteve te ndryshme nderkombetare per ta mbajtur ate. Gjate pushtimit Osman ajo perfaqesonte nje qender te atij pushteti.
Kjo deshmohet edhe nga ndertesat e gjera osmane ne qytet sic eshte xhamia e madhe ne qender te qytetit, e ndertuar ne vitin 1542 nga arkitekti I njohur turk, Sinan Mimar. Nje moment I rendesishem ne historine e Vlores eshte Deklarata e Pavaresise, me 28 nentor te vitit 1912, nga Ismail Qemali, nje bej lokal. Ngjarja shenoi fundin e 500 viteve  te sundimit Osman ne Shqiperi.
Ndertesa qe ka qene selia e qeverise se pare te nje Shqiperie te pavarur, sot eshte nje vend turistik. Ne qender te qytetit ndodhet dhe Monumenti I Pavaresise I ndertuar ne Sheshin e Flamurit (The Square of the Flag).
Nje vend tjeter interesant eshte dhe kalaja e Kuz Babase, qe ofron pamje te mahnitshme jo vetem te qytetit, por te gjithe gjirit te Vlores. Persa I perket deteve te Vlores rezultojne nder me te pastrat ne Shqiperi dhe te pasura me dhjetera specie, ambjente koralore, peshq te llojeve te ndryshme, etj. Vlora ka shume brigje te prekura ose jo, plazhe me rere koraline, shkembore, etj. Gjithashtu ajo kultivon bime te ndryshme bujqesore qe jane te njohura edhe per vlerat kurative. (R.T)
♛Melody♛
♛Melody♛

Qyteti turistik i Vlores Coolte21

Shteti Shteti : Qyteti turistik i Vlores Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi