AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nirvana, Jahti Superluksoz Nxit “Luftën” Mes Miliarderëve Të Botës

Shko poshtë

Nirvana, Jahti Superluksoz Nxit “Luftën” Mes Miliarderëve Të Botës Empty Nirvana, Jahti Superluksoz Nxit “Luftën” Mes Miliarderëve Të Botës

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Jul 30, 2013 6:37 am

Nirvana, Jahti Superluksoz Nxit “Luftën” Mes Miliarderëve Të Botës Nirvana

Qendër relaksi, kinema dhe madje edhe një akuarium zvarranikësh. Ky është pallati lundrues prej 200 milion paundësh që ka nxitur një luftë të vërtet mes miliarderëve ofertues. Është ‘mega’ jahti 88.5 metra i gjatë i quajtur Nirvana që tashmë ka dalë në ankand ku manjatët e botës mezi presin të lundrojnë mbi të. Ashensorët e gdhendur me argjend të çojnë për në kuvertë e cila mund të transformohet në një ambient tërësisht të veçantë. Ndërsa mbërrin nga platforma e notit, të ftuarit mund të shijojnë më pas një pishinë luksi dhe zonën e banjës së diellit.

Ndërsa shkallët e jashtme mbi kuvertë të çojnë tek ura dhe më pas tek palestra dhe qendra e relaksit, pa harruar xhakuzin dhe kinemanë 3D. Pak jahte kanë pasur çmim më të lartë se sa gjigandi i detit vetëm 1 vjeçar, çka e bën atë një prej mjeteve lundruese më luksoze në planet. I ndërtuar nga kompania afrikano- jugore ‘Oceanco’ dhe i dizenjuar nga australiani Sam Sorgiovanni, ky jaht ka një histori të jashtëzakonshëm dhe ka tërhequr një interes të paparë.

Dyshemeja e pishinës ngrihet për të krijuar një kuvertë të madhe për të argëtuar familjen dhe miqtë ose thjesht për tu mburrur, pa harruar barin në sallonin kryesor dhe shtëpinë ekzotike të zvarranikëve që e ndan këtë ambient nga ai i ngrënies. Ndërkaq ka vend për 10 motora uji ndërsa pronari mund të fluturojë me helikopter nga pista private. Me një repertor të tillë, Nirvana i ka ngjallur zili edhe ‘mega’ jahteve më luksozë rusë e sauditë.



29.07.2013

Burimi: Balkanweb
♛Melody♛
♛Melody♛

Nirvana, Jahti Superluksoz Nxit “Luftën” Mes Miliarderëve Të Botës Coolte21

Shteti Shteti : Nirvana, Jahti Superluksoz Nxit “Luftën” Mes Miliarderëve Të Botës Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi