AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Britani, zbulohet fjalimi i mbretëreshës për “Luftën e Tretë Botërore”

Shko poshtë

Britani, zbulohet fjalimi i mbretëreshës për “Luftën e Tretë Botërore” Empty Britani, zbulohet fjalimi i mbretëreshës për “Luftën e Tretë Botërore”

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Aug 05, 2013 11:05 pm


Britani, zbulohet fjalimi i mbretëreshës për “Luftën e Tretë Botërore” ElizabetMbretëresha pritej t’i bënte thirrje popullit të Britanisë së Madhe për t’u lutur përpara një lufte kimike-bërthamore, zbulojnë dokumentet e qeverisë së 1983-shit.

Dorëshkrimi, i cili ishte gati për një transmetim hipotetik, kishte në të edhe përshkrimin e monarkes britanike ndaj kërcënimit, që i kanosej “vendit të guximshëm”, si “më i madhi” nga cilido tjetër në histori.
Aty përmendej gjithashtu edhe djali i Mbretëreshës, Princi Andrew, ish-pjesëtar i Marinës Mbretërore në atë kohë.
E hartuar nga zyrtarët e “Whitehall”-it (qeverisë britanike), në një nga periudhat më të tensionuara të Luftës së Ftohtë, ai nuk u regjistrua kurrë.
Dokumenti, i lëshuar nga qeveria nën mbretërimin 30-vjeçar, ishte hartuar si pjesë e një ushtrimi për lojërat e luftës së pranverës së 1983-shit, duke punuar mbi skenarët më potencialë.
Edhe pse ishte vetëm një simulim, teksti me firmën e Mbretëreshës, i shkruar sikur të ishte transmetuar në mesditën e së premtes së 4 marsit 1983, synonte të përgatiste vendin për provën e rëndë të Luftës së III Botërore.
Në dorëshkrim lexohej: “Tashmë, kjo çmenduria e luftërave është përhapur sërish anembanë botës dhe vendi ynë i guximshëm duhet të përgatitet sërish me forcat e veta, për t’i mbijetuar kundër vështirësive të mëdha. Nuk i kam harruar kurrë dhembjen dhe krenarinë që kam ndjerë, teksa motra ime dhe unë u mblodhëm kruspull rreth valëve të çerdhes (kopshtit) për të dëgjuar fjalët inspiruese të babait tim (George VI), në ditën fatale të 1939-s (fillimi i Luftës së Dytë Botërore). As edhe për një çast të vetëm, nuk e kisha imagjinuar se kjo detyrë solemne dhe e tmerrshme do të më takonte mua një ditë. Por, çfarëdo terrori të jetë në pritje për ne, kualitetet, që na kanë ndihmuar të ruajmë të palëkundur pavarësinë tonë, në dy raste të tjera gjatë këtij shekulli të trishtë, do të jenë sërish forca jonë”.
Më pas vazhdohej me një shënim personal: “Burri im dhe unë kemi ndarë me familjet anembanë vendit frikën që kemi ndjerë për djemtë e vajzat tona, burrat dhe vëllezërit, të cilët kanë lënë shtëpitë e tyre për t’i shërbyer vendit. Djali im i dashur, Andrew, për momentin ndodhet në aksion me njësinë e tij dhe ne lutemi vazhdimisht për sigurinë e tij, si dhe për sigurinë e të gjithë shërbyesve dhe grave të tyre në shtëpi, por edhe përtej detit. Pikërisht kjo lidhje e ngushtë e jetës familjare, duhet të jetë mbrojtja jonë më e madhe ndaj të panjohurës. Nëse familjet mbeten të bashkuara dhe të palëkundura, duke i dhënë strehim atyre që jetojnë vetëm dhe të pambrojtur, vendi ynë do të mbijetojë dhe nuk do të thyhet kurrë”.

Dokumentet janë lëshuar për publikun nga Arkivat Kombëtare, në bazë të një rregulli sipas të cilit dokumentet sekrete mund të bëhen publike pas një periudhe 30-vjeçare.
2 gusht 2013 (gazeta-Shqip.com)
♛Melody♛
♛Melody♛

Britani, zbulohet fjalimi i mbretëreshës për “Luftën e Tretë Botërore” Coolte21

Shteti Shteti : Britani, zbulohet fjalimi i mbretëreshës për “Luftën e Tretë Botërore” Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi