AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbulohet spiuni i programit amerikan “Prism”

Shko poshtë

Zbulohet spiuni i programit amerikan “Prism” Empty Zbulohet spiuni i programit amerikan “Prism”

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Jun 12, 2013 5:44 am



Edward Snowden, tekniku i ri, dha lajmin për median: “Nuk duroj dot kur qeveria përgjon qytetarët”

Një ish-punonjës teknik i CIA-s u identifikua nga gazeta britanike “Guardian”, si burimi i lajmit që zbuloi programin amerikan të mbikëqyrjes së qytetarëve. Edward Snowden, 29 vjeç, përshkruhet nga gazeta si një ish-ndihmës teknik në CIA, aktualisht i punësuar tek industria e mbrojtjes, Booz Allen Hamilton.

“Guardian” tha se identiteti i tij u zbulua me kërkesën e atij vetë. Lajmi i zbuluar së fundmi tregoi se agjencitë amerikane morën të dhënat për miliona telefonata e SMS, si dhe monitoruan të dhënat e internetit. Një zëdhënës i drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, deklaroi se çështja i është transferuar Departamentit të Drejtësisë si një vepër penale. “Guardian” citon Snowden, i cili thotë se ai u arratis për në Hong-Kong më 20 maj, ku e strehoi veten në një hotel.

Ai i tha gazetës se përmasat e mbikëqyrjes së jetës së qytetarëve privatë në SHBA janë “tmerruese”. “Ne mund të vendosim përgjues nëpër kompjuterë. Sapo të lidhesh me rrjetin, unë mund të identifikoj kompjuterin tënd. Ne nuk do të jemi kurrë të sigurt çfarëdolloj mbrojtjeje të ndërmarrim.”

Ai shtoi: “Unë nuk dua të jetoj në një shoqëri që bën këto lloj gjërash… nuk dua të jetoj në një botë ku çdo gjë që bëj apo them, regjistrohet.”

Snowden tha se nuk besonte se pati bërë ndonjë krim: “Ne kemi parë mjaftueshëm kriminalitet nga ana e qeverisë. Është hipokrite të bësh një akuzë të tillë ndaj meje.” I pyetur se çfarë priste se do të ndodhte me të, ai tha: “Asgjë e mirë.”

Snowden u shpreh se e dinte se mund të përfundonte në burg. “Nëse ata duan të të kapin, me kalimin e kohës, ia dalin”, tha ai. Ai shprehu frikë se autoritetet amerikane do të vepronin me agresivitet ndaj kujtdo që e njeh. “Kjo është çfarë nuk më lë të fle gjatë natës.”

Hong-Kongu nënshkroi një marrëveshje ekstradimi me SHBA-në pak kohë para se ky territor të kthehej nën sovranitetin e Kinës më 1997-n. Gjithsesi Pekini mund të bllokojë çdo ekstradim nëse beson se prek mbrojtjen kombëtare apo çështje të politikës së jashtme. Snowden ka shprehur interes në kërkimin e azilit në Islandë. Gjithsesi, ambasadori i Islandës në Kinë mësohet të ketë thënë se ky vend pranon aplikim për azil vetëm nga njerëzit që janë të pranishëm në territorin islandez.”

Zbulimi i parë erdhi të mërkurën në darkë, kur “Guardian” raportoi se një gjykatë sekrete në SHBA ka urdhëruar kompaninë e telekomunikimit Verizon të dorëzojë tek Agjencia Kombëtare e Sigurisë, (NSA) miliona të dhëna mbi “metadatat” e thirrjeve telefonike.

Metadatat përfshijnë numrat e telefonit në një thirrje, kohëzgjatjen, kohën, datën dhe vendndodhjen (për celularët, përcaktohet nga cila kullë ka ardhur sinjali i telefonatës apo mesazhit). Më pas u zbulua në SHBA dhe Britani se NSA aksesoi drejtpërsëdrejti serverët e nëntë kompanive të internetit, përfshirë “Facebook”, “Google”, “Microsoft” dhe “Yahoo” për të gjurmuar komunikimin në internet në një program të njohur si “Prism”.

Të gjitha kompanitë e internetit mohojnë t’i kenë dhënë qeverisë amerikane akses te serverët e tyre. “Prism” thuhet se i ka dhënë NSA-së dhe FBI-së akses te posta elektronike, bisedat në internet dhe komunikime të tjera. Të dhënat përdoren për të gjurmuar shtetas të huaj të dyshuar për terrorizëm apo spiunazh. NSA-ja po mbledh gjithashtu të dhëna mbi telefonatat e konsumatorëve amerikanë, por nuk po regjistron përmbajtjen e telefonatave të tyre. Debati është i madh në SHBA dhe Britani mbi limitet që duhet të ketë qeveria në mundësinë dhe të drejtën për të mbikëqyrur jetën e qytetarëve. Presidenti Barack Obama e mbrojti programin, duke u thënë amerikanëve: “Askush nuk po e përgjon telefonatën tuaj”.

Reagimi i medias amerikane

“USA Today”, në një editorial pranon se “rezultati primar i veprimeve të Snowden është një plus. Ai ka shkaktuar një debat publik mbi programet intruzive, debat që do të duhej të ishte zhvilluar më parë, në kohën kur këto programe u krijuan”. Por gazeta shton se “motivet e pastra dhe efektet pozitive nuk e ndryshojnë faktin që ai theu ligjin”.

Një editorial në “Chicago Tribune” argumenton se “disa kufizime të reja” në programin e mbledhjes së informacionit në SHBA mund të jenë në rregull, duke shtuar: “Nëse Shtetet e Bashkuara po kërkojnë të dhëna për, fjala vjen, terroristët në Pakistan apo në Jemen, pse të mos kërkojë të dhënat e telefonatave drejt vendeve të caktuara? A nuk ka ndonjë mënyrë për të ngushtuar kërkimin dhe për të mos përgjuar shumicën e amerikanëve?”


Autor Gazeta Shqip te 11 Qershor 2013.
♛Melody♛
♛Melody♛

Zbulohet spiuni i programit amerikan “Prism” Coolte21

Shteti Shteti : Zbulohet spiuni i programit amerikan “Prism” Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi