AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Molossia, shteti amerikan me himnin tonë kombëtar

Shko poshtë

Molossia, shteti amerikan me himnin tonë kombëtar Empty Molossia, shteti amerikan me himnin tonë kombëtar

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Jun 12, 2013 12:05 am


Në rite, tradita, zakone apo afërsi gjeografike nuk ka asgjë të përbashkët, mes Molossise dhe Shqipërisë,pervec, himnit.
Gjithsesi, këtë lidhje e ka bërë që në vitin 1977, ai që e krijoi – Kevin Baugh. Në këtë vit ai shpalli mikrokombin e tij "Shtet sovran", një zone të vogël prej 14.3 hektar (143.000 m2) të shtetit amerikan, të cilin e quajti më vonë Republika e Molosëve.

Me burime të limituara informatike, Kevin Baugh qeveris duke përdorur si monedha xhetonat e pokerit të cilat quhen Valora. Ajo që të bën më shumë çudi është fakti se Melossia përdorë si himn të Republikës së tij, një version të përpunuar të himnit tonë kombëtar, dëgjo në faqen e internetit .
Presidenti aktual Kevin Baugh drejton vendin me vetëm 11 banorë, është i martuar ka dy djem dhe Zonjën e Parë, dy mace e tre qenë dhe një kalë. Njëkohësisht ai kryen edhe detyrën e ministrit të Jashtëm.
Republika e Moloseve, ka një Deklaratë ku thuhet se ajo është një nga vendet e para në botë që ka njohur pavarësinë e Kosovës, një ditë pasi Prishtina zyrtare e shpalli, pra me 18 shkurt.
Ndërsa se çfarë lidhje ka Melosia, emri i saj dhe himni i saj me Shqipërinë u ngelet, studiuesve, historianëve tanë për t'a zbuluar në të ardhmen.
Republika e Molossias është një nga më minikombet (micronation) më të vjetër dhe është i vendosur në shkretëtirat e Dejton – Las Vegas në Nevada.
Kjo minirepublik ka vetëm njëmbëdhjetë shtetas, njëri prej të cilëve, është Kevin Baugh, i cili aktualisht është president. Molossia ka, një kalë, dy qenë dhe tre mace.
Emri Molossia
Molossia është një emër i 'vjedhur' i fjalës spanjolle 'morro', që do tëthotë gur i vogël ose kodër e vogël, prapashtesë 'ssia; është njëprapashtesë standarde për 'vend'.
Emri rrjedh nga trashëgimia spanjolle e Shteteve të Bashkuara tëAmerikës por mund t'i referohet edhe emrit të një tipi helikopteri osendoshta ka lidhje me kodrat që janë vetëm pak metra jashtë 'kufijve' tëMolossias moderne.
Nje version tjeter, jo me pak i besueshem, eshte qeemri rrjedh nga nje ish-familje qe mbante mbiemrin Molosachi.

Molossia: sipërfaqja 14,3 hektar (58.000 m2)



Anëtarësimi (popullsia): 11 veta



Data e themelimit: 3 shtator 1999



Udhëheqja: Presidenti Kevin Baugh



Struktura organizative: republika (de facto diktaturë)



Gjuha: angleze



Monedha e supozuar: Valora



Kryeqyteti: shpresohet



Flamuri: i bardhë e jeshil



Himni kombëtar: pothuajse i njëjtë me Himnin Kombëtar të Republikës së Shqipërisë.

♛Melody♛
♛Melody♛

Molossia, shteti amerikan me himnin tonë kombëtar Coolte21

Shteti Shteti : Molossia, shteti amerikan me himnin tonë kombëtar Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi