AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Spitali Amerikan realizon ëndrrën e 56 vjeçares për t'u bërë nënë"

Shko poshtë

"Spitali Amerikan realizon ëndrrën e 56 vjeçares për t'u bërë nënë" Empty "Spitali Amerikan realizon ëndrrën e 56 vjeçares për t'u bërë nënë"

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu May 16, 2013 8:42 pm

"Spitali Amerikan realizon ëndrrën e 56 vjeçares për t'u bërë nënë" Zs-200x200Mjaft femra do të kishin ndaluar së luftuari për të patur një shtatzëni shumë më përpara. Por megjithëse në këtë moshë, ajo nuk u dorëzua asnjëherë. Me këmbënguljen e saj, me gjithë mbështetjen e ekipit të mjekëve të Spitalit Amerikan si dhe nën kujdesin e veçantë të Dr. Elton Peçit shtatzënia e saj përfundoi me sukses. Ajo sot është një nënë e re, por mbi të gjitha është nëna e parë në moshën 56 vjeçare në Shqipëri.
Ekipi i mjekëve obstetër - gjinekologë të Spitalit Amerikan, kryesuar nga Prof. Dr. Hakan Satiroglu, vazhdimisht kanë punuar në arritjen e rekordeve të tilla të cilat deri para pak vitesh as nuk mund të imagjinoheshiin. Dr. Elton Peçi (gjinekolog), Bio. Tugce Isidan (biologe), Dr. Edvin Bekteshi (anestezist) si dhe Dr. Nikita Kolici (neonatologe) i kanë dhuruar gëzimin më të madh nënës së re 55 vjeçare. Zonja N.K ka lindur vajzën e saj të parë në 13 maj 2013 në Spitalin Amerikan.
Sipas mjekut Elton Peci, kjo shtatzëni zgjati plot 37 javë dhe ecuria e saj ishte shumë e mirë, pa komplikacione dhe përfundoi me sukses brenda një termi optimal. Lindja u krye përmes operacionit cezarian nën anestezi spino-epidurale. Operacioni përfundoi me sukses, dhe si nëna edhe bebja e sapolindur gëzojnë shëndet të plotë. Zonja N.K solli në jetë një vajzë të shëndetshme me peshën 2. 8 kg.
Dr. Elton Peçi shprehet: “ Kjo është dicka që realizohet vetëm përmes teknikave artificiale të riprodhimit, ose më qartë me anë të Fertilizimit In Vitro. Do të ishte shumë e vështirë të shpjegoja me pak fjalë një teknikë kaq komplekse. Cdo gjë zhvillohet jashtë trupit të femrës deri në 3 apo 5 ditët e para të jetës embrionare. Pas ketij momenti embrioni transferohet në mitrën e pacientes. Të gjitha këto procese përfshijnë një punë të koordinuar deri në detajet më të vogla mes gjinekologëve, biologëve dhe personelit infermieror.
Sipas mjekut, kjo shtatzëni e finalizuar me sukses është një rekord që është arritur në vendin tonë. “ Mund të them që në Britaninë e Madhe raportohen cdo vit rreth 20 lindje të femrave që lindin pas moshës 50 vjec”.
“ Rekordi botëror është një grua spanjolle, 66 vjece, e cila në vitin 2005 ka sjellë në jetë 2 binjakë.
Rekordet e mëparshme shqiptare janë 2 paciente që kanë arritur shtatzaninë dhe kanë lindur po në Spitalin Amerikan. Në vitin 2011, zonja S.GJ, 52 vjece, solli në jetë një djalë të shëndetshëm. Në vitin 2012, zonja F.L, 50 vjece, solli në jetë një tjetër djalë të shëndetshëm.”
Sipas Dr. Elton Pecit, shtatzënitë në këtë moshë paraqesin rrezik të lartë. Duke qënë në moshë të madhe, pacientët janë të predispozuara të kenë probleme me tensionin arterial, zemrën, diabetin etj. Këto shtatzëni paraqesin shkallën maksimale të rrezikut si obstetrikal dhe klasifikohen shtatzëni me rrezik të lartë materno-fetal.
Megjithatë, askush nuk mund t’ja mohojë të drejtën një çifti për të qenë prindër, madje ekipi i specializuar i mjekëve të Spitalit Amerikan u ka dhuruar shpresën dhe dhuratën më të bukur këtij cifti, foshnjën e tyre./clubfm
"Spitali Amerikan realizon ëndrrën e 56 vjeçares për t'u bërë nënë" Zs1-500x332
♛Melody♛
♛Melody♛

"Spitali Amerikan realizon ëndrrën e 56 vjeçares për t'u bërë nënë" Coolte21

Shteti Shteti : "Spitali Amerikan realizon ëndrrën e 56 vjeçares për t'u bërë nënë" Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi