Dëshmitari i Gëedecit flet nga Nju Jorku
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Dëshmitari i Gëedecit flet nga Nju Jorku
BELLIU FLET PER GERDECIN
NEW YORK, NY,June 10, 2013- ne nje deklarate leshuar nga zyrat e ADA-es, Shqiptaret per Nje Shqiperi Demokratike kane publikuar nje artikull per Gerdecin nga Andi Belliu, anetar i ADA-es. Zoti Belliu punoi ne fabriken e Gerdecit qe prej disa muajsh para ngjarjeve tragjike te Marsit 2008 qe moren jeten e 26 njerezve. Ai gjithashtu ishte deshmitar ne invesitigimin e Zyres se Prokurorise se Pergjithshme. Ne kete artikull Zoti Belliu tregon per eksperiencen e tij ne Gerdec dhe mendimet e tij per karastrofen, si me poshte vijon.
Quhem Andi Belliu. Jam me origjine nga Lushnja e Shqiperise dhe tani jetoj ne New York. Kam punuar disa muaj ne fabriken e Gerdecit ne Vore pak kohe para shperthimit tragjik qe mori 26 jete ne 15 Mars, 2008. Gjithashtu kam deshmuar ne zyren e Prokurorit te Pergjithshem ne gjyqin penal kunder Mihal Delijorgjit, Ylli Pinarit dhe te tjereve qe ishin te pergjegjshem per tragjedine e Gerdecit.
Kam pare shume zyrtare te larte te Ministrise se Mbrojtjes, duke perfshire Gjeneralin Luan Hoxha, dhe qeveritare te there qe vizituan Gerdecin. Asnjeri prej tyre nuk foli publikisht apo nuk vuri ne dukegatevisits se fabrics, bushtit jashtzakonisht te rrezikshme ne Gerdec. Konstatova se dy oficere te Ministrise se Mbrojtjes ishin gjithmone “roje” sepse konsiderohej zone ushtarake. Ata i shikonin me syte e tyre femijet qe punonin ne cmonitimin e municioneve dhe granatave, por ata nuk paten kundershtim. Pyes veten nese do te kishin ngritur zerin nese femijet e tyre do te kishin qene ne te njejtin rrezik. Per mua, Gerdeci ishte varianti Shqiptar i fabrikave te kokaines ne xhnglat e Kolumbise ku femijet punojne si skllever duke bere pune te ndyra dhe te rrezikshme.
Gjate kohes qe punova ne Gerdec, pashe kushte jashtzakonusht te rrezikshme ku nuk kishte rendesi siguria e punetoreve. Te punesuarit cmontonin municion, dhe si rezultat, dyshemeja nen kembet e tyre ishte mbuluar me pluhur baruti qe shpesh ishte e ekspozuar ne diell. Megjithe faktin qe dyshemeja duhet te mbahej e lagur per te minimizuar rrezikun e shperthimit, dyshemete ishin pothuajse gjithmone te thata. Ngjitur me ate pjese te fabrikes ku ndodhi shperthimi ishte nje dhome qe lejohej pirja e duhanit. Ne shumicen e vendeve te civilizuara, pirja e duhanit eshte e ndaluar me ligj ne vendet e punes, duke perfshire ketu zyrat dhe fabrikat. Por ne fabriken e Gerdecit, mbyshur me materiale eksplozive dhe shume te rrezikshme, lejohej duhani.
Mos valle ata qe qe ishin ne pozicion per te ngritur zerin per kushtet e Gerdecit kishin frike te flisnin? Sigurisht. Sepse po te flisnin ata do te humbnin punen dhe gradat. Menyra se si Ministria e Mbrojtjes dhe Delijorgji i frikesonin te punesuarit aty me kujtonin Shqiperine e kohes se komunzmit ku njeri te te hiqte nga puna, dy te tjere te fusnin ne burg dhe tre te tjere te denonin me vdekje.
Berisha dhe kapot e tij e pershkruan tragjedine e Gerdecit si aksident “teknologjik”. Une nuk e kuptoj per cfare lloj teknologjie e kishin fjalen, kur ne baze te atyre qe pashe une, “teknologjia” e Gerdecit ishte me e prapambetur sesa ajo e Arkimedit ne Greqine e lashte. Ne realitet, kushtet ne Gerdec ishin me primitive sesa mund te priten ne Europen e mesjetes.
Kur deshmova per ngjarjet e Gerdecit, u mora ne pyetje ne zyren e Prokurorit te Pergjithshem nga Arben Dollapi dhe prokurore te tjere. Kur u mora ne pyetje nga prokuroret, vura re qe ata ishin shume te tensionuar dhe nen presion. Une ju pergjigja pyetjeve te tyre dhe u deshmova edhe me shume.
Pese dite mbasi i kisha deshmuar prokuroreve, u arrestova nga policia e Rajonit #2 ne Tirane i dyshuar per vrasje pa asnje shpjegim.
Policet me moren ne pyetje per 10 ore rresht duke shkelur ne menyre flagrante te drejtat e mia civile. Ishte tashme shume e qarte per mua se gjate kesaj eksperience rraskapitese, hetuesit merrnin urdhera nga lart. Kur me ne fund me liruan, une zbulova se me kishin hyre dhe kontrolluar shtepine pa leje nga gjykata. Dhe ata e quajne Shqiperine dmokraci? Ato qe perjetova une i perngjanin me shume diktatures se Enver Hoxhes.
Meico ja dha kontraten e menaxhimit per Gerdecin, Albdemilit, kompani qe u krijua nga zyra avokatore e Argita Berishes per klientin e saj, Mihal Delijorgjin. Dhe bashkepunimi midis Meicos dhe Albdemilit krijoi katastrofen e Gerdecit. Ne te njejten kohe, ata i shisnin municion AEY-it, kompanise Amerikane qe kishte kontrate per te furnizuar Pentagonin me AK47. Qeveria e Berishes u mundua ta fshihte lidhjen midis Albdemilit dhe AEY-it. Por faktet tregojne se te njejtet njerez qe ripaketonin municionet per AEY ne aeroportin e Rinasit ishin ata qe ndodheshin mbas shperthimit te Gerdecit.
Punoja ne Gerdec me 20 Nentor 2007, kur gazetari i New York Times do te vinte per te vizituar aeroportin e Rinasit per investigimin e skandalit te AEY. Gjithe naten, Dritan Minxholli, drejtori i fabrikes se Gerdecit, sillte kamione private nga Rinasi ne Gerdec. Kamionet ishin mbushur me kutia metalike bosh me kishin shkronja kineze. Ato ishin te njejtat kutia qe AEY i kishte zbrazyr armet AK-47 qe fisheket e prodhuar ne Kine te ripaketoheshin per tu cuar ne Afganistan. Pashe tre kamione te ngarkuar me kutia metalike bosh qe u sollen nga Rinasi ne Gerdec.
Si ishte e mundur qe kamionet civile me materiale te rrezikshem mund te hynin ne zone ushtarake? Munden nga nje urdher i vecante “i telefonuar” nga Fatmir Mediu qe ne ate kohe ishte Minister i Mbrojtjes. Pra i njejti person qe orkestroi Gerdecin dhe AEY tani po mundohej te fshihte aktivitetet e ndyra nga aleati me i mdh dhe strategjik i Shqiperise – SHBA. Dhe kjo sepse nuk donte te zbulohej se ai abuzoi marrdheniet me qeverine Amerikane dhe ne kete menyre ai abuzoi taksapaguesit Amerikane.
Efraim Diveroli dhe Amerikanet te tjere te lidhur me AEY u denuan per krimet e kryera nga qeveria Amerikane dhe u burgosen. Por megjithese demi nga shperthimi i Gerdecit qe i shkaktoi qeverise dhe pronave private arriti shuma kolosale, dhe pervec faktit qe qindra njerez u plagosen dhe 26 vete u vrane, ata qe u akuzuan per katastrofen e Gerdecit, si Mihal Delijorgji, u lane te lire.
Nderkohe, familjet e viktimave te Gerdecit vazhdojne te kerkojne drejtesi per vdekjen e njerezve te dashur. Tragjedia e tyre duhej te ishte mbyllur me ane te nje procesi legjitim gjyqesor sipas ligjit, dhe jo nga diktatura qe ben Sali Berisha.
Qe Shqiperia ka hyre ne sistemin kapitlist eshte e kuptueshme. Por ne formen e kapitalizmit ne Shqiperi, politikanet qe kontrollojne qeverine dhe familjet e miqte e tyre bejne fitimet. Kjo ndoshta mund te justifikohej nese ata do te krijonin nje ekonomi te qendrueshme qe hapte vende pune per ata qe duan te punojne. Por ne te kundert, pasuron nje pakice qe jane te lidhur me pushtetaret, dhe i mbron ata nga drejtesia edhe kur kryejne vrasje.
Kjo me kujton një shprehje popullore “ne e shesin sapunin për djathë”.
Autor Gazeta Shqip te 11 Qershor 2013.
Similar topics
» TË SHTËNA NË VLORË, 3 TË VDEKUR, MES TYRE EDHE NJË GRUA
» Rama flet si kryeministër, ja çfarë u thotë shqiptarëve (VIDEO)
» Prindërit e Alketës së vrarë: Nuk do ta falim kurrë dhëndrin
» Flori flet per betejen me ArkivaShqip ne Youtube
» Zgjohet nga koma, australiani flet gjuhën kineze
» Rama flet si kryeministër, ja çfarë u thotë shqiptarëve (VIDEO)
» Prindërit e Alketës së vrarë: Nuk do ta falim kurrë dhëndrin
» Flori flet per betejen me ArkivaShqip ne Youtube
» Zgjohet nga koma, australiani flet gjuhën kineze
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi