AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Flori flet per betejen me ArkivaShqip ne Youtube

Shko poshtë

Flori flet per betejen me ArkivaShqip ne Youtube  Empty Flori flet per betejen me ArkivaShqip ne Youtube

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Nov 28, 2013 1:34 am

Flori flet per betejen me ArkivaShqip ne Youtube  Flori_mumajesi_sjell_mtv_alban-670x320




Përshëndetje të gjithëve ju që po lexoni këtë komunikim…
Zgjodha këtë formë pasi me duket sikur jam duke folur personalisht me secilin prej jush.

Po shkruaj këtë deklaratë aspak I lumtur, në këtë studio ku me shumë lumturi kam regjistruar me qindra zëra të artistëve, ashtu si edhe dy prej miqve-kolegë të mi shumë të njohur, të cilët më dërguan mesazh dhe më kërkuan të komunikoja me ta.
Komunikova dhe ndava me ta shqetësimin për situatën e mbjellur në facebook, e-maile dhe telefonata nga persona që normalisht kanë lidhje, në mos drejtpërdrejt, në një formë tjetër të cilën nuk mund t’a përcaktoj, me kanalin Arkiva Shqip.
I sqarova miqtë e mi dhe i tregova shkurtimisht situatën e cila atyre, ashtu si edhe juve, i është servirur ndryshe, shumë ndryshe… Totalisht ndryshe nga e vërteta!

Drejtësisht dhe me pastërti të kristaltë i informova, gjë të cilën po e bëj edhe me të gjithë ju që po lexoni këtë komunikim timin. Mendoj se meritoni të dini të vërtetën siç është dhe jo siç shtrembërohet nga informacionet që përhap kanali Arkiva Shqip dhe njerëzit pas saj.
Që në fëmijëri e kam dashur muzikën si fuqi të mbinatyrshme dhe që nga viti 1998 kam interpretuar këngë, krijuar këngë dhe i kam performuar ato në të gjitha skenat shqip folëse dhe jo vetëm. Janë mbi 300 këngë, vepra të cilat i kam krijuar dhe janë interpretuar saktësisht nga 111 Artistë të ndryshëm dhe për hir të së vërtetës nuk janë pak… Emra të mirënjohur, artistë të mëdhenj e artistë të rinj…
Sigurisht janë dashur më shumë se dy apo tre vitet e fundit, kur YouTube u kthye në një fenomen edhe për muzikën shqiptare. Janë thuajse 15 vite gjatë të cilave unë i kam dedikuar jetën time muzikës, dhe do vazhdoj me shpirt sa te jem gjallë. Janë ato vite në të cilat kanali ArkivaShqip nuk ekzistonte e madje as vetë YouTube-i, I cili është shfaqur për herë të parë Online në vitin 2005… Janë ato vite kur muzika e Artistët prezantoheshin në publik nëpërmjet CD-ve, revistave, gazetave, radiove, televizioneve, festivaleve e koncerteve. Janë ato vite kur ne ishim të pa informuar, madje edhe vetë unë deri para katër vitesh, nuk dija se si bëhej Upload (ngarkohej) një videoklip në YouTube dhe i kërkoja ndihmë një mikut tim i cili dinte si veprohej.
Jam i sigurtë se shumë interpretues, diskografë, manaxherë dhe autorë kanë bërë njësoj si unë. Normale… Ishte dhe akoma është një gjuhë të cilën ne nuk e njohim edhe aq mirë. E megjithatë, fatmirësisht apo fatkeqësisht, ka pasur dhe ka akoma plot njerëz që njohin mirë YouTube-in, disa sepse kanë jetuar jashtë dhe janë prezantuar me këto forma të reja shumë më pare se ne, dhe disa të tjerë thjesht sepse këtë aftësi e gëzojnë natyrshëm. Disa janë miq e na ndihmojnë, disa të tjerë mund edhe të abuzojnë me këto njohuri për të cilat shumë interpretues, diskografë, manaxherë dhe autorë, nuk kanë asnjë informacion edhe sot e kësaj dite…
Drejtuar të gjithë atyre që dëgjojnë muzikë, e duan muzikën, prodhojnë, interpretojnë dhe investojnë për muzikën, në muzikë:
Unë Florjan Mumajesi, nuk kam asgjë personale me askënd, me asnjë artist, autor, intepretues, prodhues, nuk kam dhe nuk kam pasur kurrë asnjë problem konkurence, pasi mendoj se secili ka vëndin e tij në publik, si dhe nuk kam dhe nuk kam pasur asnjëherë asnjë qëllim dashakeqës ndaj dikujt! Veprimet e mia kundrejt kanalit Arkiva Shqip janë bërë vetëm për të mbrojtur të drejtat e mia autoriale, pasi ky kanal i kishte shkelur këto të drejta dhe qëllimi nuk është dëmtimi i artistëve të tjerë. Përndryshe, nuk do të krijoja mbi 300 këngë të cilat edhe pse nuk këndohen nga unë, në çdo notë kanë ndjesi, energji, emocion dhe sa herë dëgjohen të interpretuara nga çdo këngëtar, bashkë me zërin dhe këngën dëgjohet një pjesë nga shpirti im dhe si të tilla çdo këngë e krijuar nga unë është e shtrenjtë për mua sikurse fëmja kur lind. Nuk do të mundja kurrë t’a mbysja me duart e mia, nuk do t’a vrisja kurrë një krijesë timen!
Prandaj prej më shumë se dy vitesh, sa herë takohesha me Avokatin Z. Arben Hoxha, i cili ishte ndërmjetësi për marrëdhënien time me Acromax dhe njëkohësisht përfaqësuesi im ligjor, i shprehja shqetësimin tim për disa publikime të pa autorizuara nga unë në kanalin Arkiva Shqip. Madje këto komunikime janë bërë përpara se unë të lidhja kontratë me kompaninë Acromax, kompani e cila në një nga pikat e kontratës merrte përsipër të më mbronte pikërisht nga këto publikime të pa autorizuara. E kam shprehur shpesh shqetësimin tim sa herë bënim takime pune, pasi personalisht publikimi i këtyre këngëve pa autorizimin tim, më dukej më tepër një veprim pirat se sa një veprim ku janë ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme.
Z. Aldor Nini, Administratori i kompanisë Acromax, është vënë në dijeni të plotë asokohe nga Avokati Arben Hoxha, por gjithashtu edhe nga unë personalisht (në ato pak herë që jemi takuar kohëve të fundit) dhe kemi rënë dakort që t’i dërgoja me e-mail linqet me këngët, pasi ai nuk e dinte për cilat linqe bëhej fjalë dhe u shpreh se fatkeqësisht nuk njihte këngët krijuar nga unë. Dhe unë ashtu bëra. Një muaj më parë i dërgova e-mailin me informacionin mbi linqet siç kishim rënë dakort. Mbasi i dërgova linqet, prisja që kompania Acromax të merrte të gjithë masat e nevojshme dhe procedurat ligjore, që siguronin të drejtat e mia. Fatkeqësisht, kjo kompani nuk mori asnjë masë efektive në lidhje me këto kërkesa.
Kjo pjesë më poshtë është për të gjithë ata të cilëve u është komunikuar me sms apo telefon se Flori Mumajesi u ka bllokuar videon apo “Cfare ka Flori me ty se të ka bllokuar videon”, nga njerëz të Arkiva Shqip. Me transparencën më të madhe dhe shumë sinqerisht po ju them se dy këngët për të cilat unë kam reaguar janë (“Qaj” – Capital T feat 2PO2 dhe “I wanna bring It up” (Dancehall) – Elvana Gjata). Për këto dy vepra muzikore, shoqëria Acromax nuk i ka zbatuar detyrimet e saj ndaj meje. Për rrjedhojë, unë isha i legjitimuar të veproja duke ndjekur procedurën ligjore në YouTube. Këto janë të vetmet materiale për të cilat unë me te drejtën time dhe pa cënuar askënd, kam reaguar. Pra, Arkiva Shqip nuk është mbyllur nga unë, pasi kanali nuk mund të mbyllet vetëm me dy pretendimet e mia!
Të gjithë artistët, kompozitorët, manaxherët, diskografët dhe intepretuesit që kanë marrë mesazhe se Flori u ka bllokuar këngët e tyre në YouTube, kanë të drejtën morale dhe ligjore ti kërkojnë atyre personave që t’ju dërgojnë provat që Flori u ka bllokur këngët. Vetëm atëherë do të kuptoni se e gjithë kjo histori është një mashtrim, spekullim ndaj meje dhe manipulim që po bëhet me ju.
Mos bini pre e fjalëve dhe keqinformimit nga persona që ndoshta kanë lidhje ose përfaqësojnë kanalin Arkiva Shqip dhe në mënyrën më absolute mos u përfshini në situata që publikisht dhe ligjërisht mund të rezultojnë fatale për të gjithë ata që ndikohen dhe marrin përsipër peshën e çdo veprimi jashtë kompetencave ligjore. Të jeni të sigurtë se janë marrë të gjitha masat për çdo provë dhe situatë të padëshirueshme. E përsëris edhe një herë, se kanalin Arkiva Shqip nuk e kam mbyllur unë, sepse nëse do të kisha dashur t’a mbyllja nuk do të bëja kërkesë për vetëm dy vepra, por për më tepër se 20 të tilla, të cilat kanë me shumë se një vit që janë të publikuara në kanalin Arkiva Shqip. Nëse kanali Arkiva Shqip ka bërë shkelje të tjera, me autorë të tjerë, është problem i këtij kanali dhe marrëdhënieve që ky kanal ndërton (duke i shkelur) me interpretues, diskografë, manaxherë dhe autorë. Të drejtat tuaja (ashtu sikurse edhe unë) duhet t’i kërkoni tek personat që ju kanë siguruar, ndihmuar apo garantuar publikimin në atë kanal, si dhe tek vetë ky kanal, pasi ata kane pergjegjesi morale dhe ligjore ndaj jush.

Theksoj se kanali Arkiva Shqip e ka pasur dhe e ka ende mundësinë për t’i zgjidhur të gjitha situatat me ju e gjithashtu edhe me mua, ndaj e ftoj pronarin e kanalit Arkiva Shqip në platformën YouTube të jetë më korrekt dhe të shfaqet publikisht për të na informuar mbi shkeljet ose jo që ai ka kryer nëpërmjet kanalit të tij.
Muzika I përket atyre që e duan, degjojnë, e kanë në gjak dhe jetojnë me të…
Por do të mbetet gjithmonë, e atyre që e krijojnë…

Fenomene si ky i fundit, janë thjesht kalimtare, ashtu sikurse një pjesë e madhe e botës I ka kaluar përpara nesh…
Për të gjithë kolegët, miqtë dhe ata që duan muzikën Shqiptare.
Flori Mumajesi

 
vipat.info//
♛Melody♛
♛Melody♛

Flori flet per betejen me ArkivaShqip ne Youtube  Coolte21

Shteti Shteti : Flori flet per betejen me ArkivaShqip ne Youtube  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi