AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prindërit e Alketës së vrarë: Nuk do ta falim kurrë dhëndrin

Shko poshtë

  Prindërit e Alketës së vrarë: Nuk do ta falim kurrë dhëndrin Empty Prindërit e Alketës së vrarë: Nuk do ta falim kurrë dhëndrin

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Jul 17, 2013 11:30 pm

  Prindërit e Alketës së vrarë: Nuk do ta falim kurrë dhëndrin Thumb_250x150
Ekzektutimi i Alketës nga bashkëshorti ishte si një plumb që goditi zemrat e prindërve të saj.
Ata janë shprehur se nuk do ta falin kurrë dhëndërin e tyre për këtë që bëri.
Nëna dhe babai i 35-vjeçares, nuk e kanë aspak të lehtë që të flasin pas humbjes së vajzës së tyre, por mesa duket duan që diku të zbrazin mllefin dhe dhimbjen e madhe që u ka mbushur zemrat dhe u ka vrarë shpirtin.
 Dhimbja bëhet edhe më e madhe kur në mes të të gjithëve qëndrojnë dy djemtë e mitur të Alketës, 13 dhe 3 vjeç.
Fëmijët nuk dinë asgjë se çfarë ka ndodhur me familjen e tyre, ata janë të shpërqëndruar dhe të hutuar njëkohësisht.
Nëna e vajzës së vrarë shprehet se fëmijët do t’i rrisë vetë pa ndihmën e babait mizor./alb-observer.com/
♛Melody♛
♛Melody♛

  Prindërit e Alketës së vrarë: Nuk do ta falim kurrë dhëndrin Coolte21

Shteti Shteti :   Prindërit e Alketës së vrarë: Nuk do ta falim kurrë dhëndrin Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

  Prindërit e Alketës së vrarë: Nuk do ta falim kurrë dhëndrin Empty Flet nena e Alketes: Vajza u dhunua 3 dite para krimit

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed Jul 17, 2013 11:52 pm




  Prindërit e Alketës së vrarë: Nuk do ta falim kurrë dhëndrin 1374050645-flet_nena_alketes



Të tronditur dhe të prekur nga vrasja e vajzës së tyre, prindërit e të ndjerës Alketa Cani, e përshkruajnë dhëndrin e tyre si një person agresiv dhe konsumues alkooli. Ata rrëfejnë se tre ditë para ngjarjes makabër, vajza e tyre 35 vjeçe është dhunuar nga bashkëshorti. Ata pohojnë se Alketa Cani nuk i tregonte problemet e saj, për të parandaluar krijimin e konflikteve mes dy familjeve. Mamaja e së ndjerës thotë se prej disa kohësh nuk kishte më komunikim me dhëndrin e saj, Ilirjan Canin. Ndërsa shton se ditën e ngjarjes ai e ka telefonuar pa arsye në orën 13:00 të drekës. “U habita që më telefonoi. Unë isha me nipat në plazh dhe fillimisht e pyeta se mos kishte ardhur në Durrës.
Ndërsa ai më tha: Flasim më vonë. Për ngjarjen më mori nusja në celular dhe më tha se Alketa ishte pak sëmurë. E parandjeva që diçka do kishte ndodhur, pasi e dija që ai ishte pijanec dhe e dhunonte vajzën. E vetmja pyetje që i kam bërë nuses ishte, nëse vajza ime merrte ende frymë. Por, ajo kishte humbur jetën në vend, pasi ai e ka goditur me 8 plumba. Pa pasur asnjë motiv, asnjë problem nga vajza ime, e cila mbante familjen me bukë. Kur erdhëm nga plazhi mora vesh se vajza më kishte vdekur dhe dy djemtë e mi u morën në pyetje në polici.
Alketa kishte frikë nga ai dhe nuk donte që të fliste me të, pasi ruante vëllezërit e saj”, tregon Fluturie Agalliu. Për familjen Agalliu është e rëndësishme që të përcillet e vërteta e këtij krimi makabër, ku mbeti e vrarë me 8 plumba 35-vjeçarja Alketa Cani. Prej pak kohësh 35-vjeçarja ia kishte dalë të diplomohej në Fakultetin Ekonomik, megjithë problemet që kishte me bashkëshortin pijanec. E ndjera kishte nisur punë në një butik veshjesh në afërsi të Saukut, duke ndihmuar familjen e saj për të shlyer kredinë e marrë nga bashkëshorti dhe për t’i plotësuar nevojat dy fëmijëve, përkatësisht 14 dhe 3 vjeç. Alketa përshkruhet nga të gjithë si një person shumë i qetë dhe e dashur. Ndërsa ka tentuar të mbajë të fshehtë dhunën e ushtruar nga bashkëshorti për hir të fëmijëve dhe për të mos krijuar debate dhe konflikte mes dy familjeve. Por debati i së hënës do të ishte i fundit për Alketën, e cila u qëllua me armë zjarri nga bashkëshorti. Ilirjan Cani ka shfrytëzuar faktin që çifti ishte vetëm në banesë dhe në gjendje të dehur ka vrarë gruan e tij. 

Prindërit tregojnë për të bijën 

Është përcjellë për në banesën e fundit 35-vjeçarja Alketa Cani. Familjarë, të afërm dhe miq kanë qenë të pranishëm në ambientet e banesës për t’i qëndruar sado pak afër prindërve të së ndjerës, duke i ngushëlluar për këtë ngjarje të rëndë. Prindërit e të ndjerës, të përlotur dhe me peshën për të rritur tashmë dy nipat e tyre, tregojnë se Alketa ishte viktimë e dhunës së bashkëshortit. “Para tre ditësh vajza imë është dhunuar nga burri i saj. Ai pinte dhe bëhej agresiv duke e goditur. E kishte rrahur dhe vajza ime kishte buzën e çarë. Alketa nuk donte që të fliste dhe të tregonte problemet, pasi kishte merakun e vëllezërve. Para disa viteve Iliri e dhunoi shumë rëndë vajzën tonë, me shenja nxirjeje në fytyrë. Vëllai i madh i Alketës tentoi të ndërhynte dhe ai i theu nofullën djalit tonë. Alketa kishte merak për vëllezërit dhe nuk donte t’i përfshinte.
Edhe mua, që isha nëna e saj, shumë pak më tregonte. Vajza nuk bënte denoncim për dhunë se kishte frikë nga ai, se mos e vriste”, tregon Fluturie Agalliu. Ndërsa më tej rrëfen se një ditë dhëndri i saj kishte dalë në ballkon duke shtënë në ajër, në një moment kur dy djemtë ishin në oborr. “Me tregoi vajza se një ditë duke ardhur nga puna kishte dëgjuar të shtëna. Ishte trembur për jetën e fëmijëve, se ishin poshtë në oborr. Ai mbante armë pa leje dhe ishte person agresiv.
Madje mund të them se ka qenë një herë në burg për drogë. Është ngjarje e vjetër, e ndodhur në vitin 1999. Nuk i kemi pranuar familjarët e Ilirjan Canit që të na vijnë në varrim”, mbyllet rrëfimi i mamasë së viktimës. Ndërsa babai i së ndjerës tregon se vajza nuk dëshironte të komunikonte me ta për problemet personale. “Ajo nuk më thoshte, jo se mendonte se nuk e kuptoja, por me idenë që situata do zgjidhej”, tregon Rustem Agalliu. Halla e së ndjerës pohon se mbesa dhunohej dhe se asnjë nga familjarët e Ilirjan Canit nuk ka ardhur në banesë për ngushëllim. Dy djemtë e çiftit Cana ndodhen në banesën e prindërve të Alketa Canit.   

Heshtje në familjen e autorit të krimit  

Alti Cana: Iliri më kërkoi që të shkoja se ishte sëmurë 

Ka pllakosur heshtja në banesën e çiftit Cani. Familjarët e Ilirjan Canit e konsiderojnë si fatkeqësi këtë ngjarje, ndërsa mohojnë që mes çiftit të ketë pasur konflikte ose probleme. Nën zë njëri prej të afërmve të Ilirjan Canit pohon se ai ishte përdorues alkooli dhe ishte në borxh për shkak të kredisë. “Të lutem na lini të qetë. Kjo ngjarje është një fatkeqësi për ne dhe nuk kemi se çfarë të themi. Nuk e kuptojmë sesi ndodhi dhe çifti kishte raport shumë të mirë.
Çdo pasdite dilnin bashkë të dy dhe i kishin zili të gjithë në lagje. Është e vërtetë që Ilirjani e kishte qejf alkoolin”, shprehet një nga të afërmit. Ndërsa janë të shqetësuar për gjendjen shëndetësore të Ilirjan Canit, i cili ka marrë një plumb poshtë zemrës. Autori i krimit i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal dhe gjendja e tij shëndetësore është stabël. Familjarët janë të shqetësuar për këtë ngjarje dhe shpresojnë që i afërmi i tyre të shpëtojë, për të rritur edhe dy djemtë që mbetën jetim, pas vrasjes së nënës së tyre. Rrëfimi Në oborrin e shtëpisë ndodhet edhe Alti Cani, personi i cili gjeti çiftin në banesë. Ai rrëfen se ditën e ngjarjes e ka telefonuar autori i krimit, i cili i ka kërkuar ndihmë. “Më mori në telefon dhe më tha që të vija me urgjencë në banesë, pasi nuk ndihej mirë.
Më tha që ishte i sëmurë. Kur unë vajta gjeta trupin e pajetë të Alketës, që po përpëlitej. Ndërsa Iliri ishte i plagosur dhe po i dilte gjak. Njoftova me urgjencë policinë dhe ambulanca mori trupin e Ketës. U pyeta nga policia për këtë ngjarje. Nuk kam gjë tjetër për të thënë”, përfundon rrëfimi i Alti Canit, djalit i xhaxhait i Ilirjan Canit. Familjarët e Ilirjanit nuk duan që të shprehen në lidhje me Alketën dhe vdekjen e saj. Ata e përshkruajnë këtë ngjarje si një fatkeqësi, që duhet ta përballojnë. Ndërkohë që i vetmi shqetësim për ta është përmirësimi i gjendjes shëndetësore të Ilirjan Canit. “Duam vetëm që ai të shpëtojë. Kaq ka rëndësi për ne. Për krimin nuk dimë çfarë të themi, pasi e kemi të rëndë situatën. Të lutem shumë na lini në hallet tona dhe mos na bezdisni më”, janë fjalët e fundit të të afërmve të familjes Cani.

♛Melody♛
♛Melody♛

  Prindërit e Alketës së vrarë: Nuk do ta falim kurrë dhëndrin Coolte21

Shteti Shteti :   Prindërit e Alketës së vrarë: Nuk do ta falim kurrë dhëndrin Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

  Prindërit e Alketës së vrarë: Nuk do ta falim kurrë dhëndrin Empty Ndërron jetë në spital Ilirjan Cani vrau gruan 10 ditë më parë

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri Jul 26, 2013 6:02 am

  Prindërit e Alketës së vrarë: Nuk do ta falim kurrë dhëndrin 84828_3

TIRANE - Ilirjan Cani, bashkëshorti që vrau gruan e tij Alketa Cani, ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Ai nuk i ka mbijetuar dot plagëve që i shkaktoi vetes duke tentuar të vetëvritej pasi vrau me automatik, gruan e tij.

Kështu, rihapet plaga në familjen Cani dhe dy fëmijët e çiftit, 3 dhe 12 vjeç, mbeten përfundimisht jetimë.

Ilirjan Canit iu lexua në spital, masa e arrestit me burg pak ditë më parë pasi më 15 korrik. Mendohet se vrasjen ai e kreu për arsye xhelozie dhe kushtesh të vështira jetese. Ai ishte i papunë, kurse bashkëshorja punonte në një dyqan edhe pse ishte me arsim të lartë.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 - See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/nderron-jete-ne-spital-ilirjan-cani-vrau-gruan-10-dite-me-pare-169049.html#sthash.Ri2Dc0p9.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

  Prindërit e Alketës së vrarë: Nuk do ta falim kurrë dhëndrin Coolte21

Shteti Shteti :   Prindërit e Alketës së vrarë: Nuk do ta falim kurrë dhëndrin Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

  Prindërit e Alketës së vrarë: Nuk do ta falim kurrë dhëndrin Empty Re: Prindërit e Alketës së vrarë: Nuk do ta falim kurrë dhëndrin

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi