AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historiani turk: Shqipëria pushtuese, udhëhoqi Perandorinë Osmane

Shko poshtë

Historiani turk: Shqipëria pushtuese, udhëhoqi Perandorinë Osmane Empty Historiani turk: Shqipëria pushtuese, udhëhoqi Perandorinë Osmane

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Jun 11, 2013 10:19 pm


Turqia zyrtare dhe kërkesa e saj për rishikim të teksteve shkollore sa i takon periudhës së Perandorisë Otomane, duket të jetë rrjedhojë e një mendimi të kristalizuar ndër historianë. Kërkesa në pak fjalë është: që Perandoria Otomane të mos cilësohet dhe trajtohet si pushtuese në librat e historisë, veçmas në tekstet shkollore, por përkundrazi, të cilësohet si administrator. I gjendur në Tiranë në një konferencë për luftërat ballkanike, historiani turk Mehmet Hacisalihoglu thotë se po ka shumëçka që nuk shkon në terma dhe trajtime në tekstet shkollore ku barazohet Perandoria me Turqinë, çka sipas tij nuk është korrekte. Në një intervistë, historiani turk flet për këtë çështje dhe atë çka është mendimi i historianëve në Turqi për këtë debat.

Z. Mehmet Hacisalihoglu, prej mujsh është i hapur një debat për atë çka është kërkesa e Ankarasë zyrtare sa i takon rishkrim të teksteve shkollore të historisë, debat më shumë prezent në Kosovë. Po ju ç’mendoni, është ky një mendim që ka rrjedhur nga ju, komuniteti i historianëve?

Në nisje dua të theksoj se Perandoria Osmane nuk ishte një Perandori Turke por ishte një perandori e përbërë nga grupe etnike të ndryshme dhe shqiptarët, sidomos shqiptarët myslimanë kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në këtë perandori, më shumë se sa grupet e tjera etnike. Nëse i kthehemi pas historisë do gjeni shumë pashallarë, zyrtarë të niveleve shumë të larta që janë shqiptarë dhe mund të thuhet edhe kështu, që shqiptarët shpesh kanë pasur rol edhe më të rëndësishëm se sa vet turqit në këtë perandori. Ndaj edhe mendoj se shqiptarët kanë po aq përgjegjësi për historinë otomane sa edhe turqit, e për rrjedhojë ne mendojmë se ka ardhur koha që ta shohim historinë e Perandorisë Otomane si një histori të përbashkët të Ballkanit. Vlen të theksohet se popujt myslimanë të Ballkanit kanë luajtur të gjithë një rol shumë të rëndësishëm, më të rëndësishëm se grekët përshembull, edhe pse grekët kanë pasur pika kyçe kur bëhet fjalë për politikën e jashtme. Në përfundim, mendoj se kur historiografitë nacionale të vendeve të Ballkanit, përpiqen që t’i trajtojnë otomanët si armiq, si pushtues…duhet të thuhet se kjo mund të jetë e drejtë vetëm për fillimet e perandorisë, sepse më vonë nëse sheh kush ka qenë në krye të shumëçkaje, gjen aty shumë boshnjakë dhe shqiptarë sidomos që kanë qeverisur. S’ka se si të jetë Perandori Turke kjo. Në gjykimin tim, gabimi më i madh që bëjnë këta historianë, është ta cilësojnë Perandorinë Otomane, si Perandori Turke dhe kush e njeh sado pak historinë, e di mirë që nuk ka qenë kështu për sa kohë liderë kanë qenë burra nga nacionalitete të tjera, jo turq.

Çfarë jeni duke u përpjekur të na thoni, ne njerëzve këtu në Shqipëri, Kosovë e në gjithë Ballkanin?

Që ne kemi një projekt kërkimor për të kuptuar edhe ne më mirë, se cili është imazhi që kanë shkollarët, nxënësit për Perandorinë Otomane dhe Turqinë, çfarë mësojnë ata dhe çfarë shkruhet në librat e historisë së tyre në shkollë, jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por në të gjitha shtetet e Ballkanit dhe Detit të Zi. Nuk mund të mos gjeja shumë interesante atë që pikasa në tekstet shkollore të historisë në Kosovë pasi pas pavarësisë ata kanë një tekst të ri historie që e mësojnë nxënësit. Për ata që nuk e dinë, aty gjen diçka, që për Betejën e Fushë Kosovës për të cilën përpara pavarësisë gjeje të shkruar se serbët luftuan turqit, tani shkruhet që kosovarët luftuan turqit. Dikur ishte një luftë e serbëve kundër turqve, tani ajo është bërë një luftë e kosovarëve në aleancë me serbët dhe popujve të tjerë të Ballkanit, kundër Turqisë. Nuk kanë harruar këtu të shkruajnë historianët në Kosovë se kjo është në aleancë me Evropën katolike. Çka do të thotë se këtu imazhi i Turqisë në këto tekste është edhe më keq se ai në testet shkollore të Serbisë ku shkruhet ‘armiq’ patën edhe Evropën katolike ndërsa për tekstshkruesit e historisë në Kosovë, tani vendet katolike të Evropës janë miq. Është kjo luftë e cila u bë në Kosovë dhe shteti i pavarur i Kosovës është duke u përpjekur që ta ndërtojë këtë luftë sikur të jetë vetëm e saja, ta bëjë pjesë të rëndësishme të historisë së saj dhe ata shkruajnë se luftuan kundër turqëve, në aleancë me serbët. Kjo ndodh në një kohë kur Turqia është një ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës. Marrëdhëniet mes dy vendeve, ekonomike e diplomatike janë të shkëlqyera por ama shkruesit e historisë nuk janë në të njëjtën linjë me politikën sepse ata po përpiqen t’u mësojnë historinë nxënësve të tyre, kosovarëve, njësoj siç bëri Enver Hoxha me shqiptarët në gjysmë shekulli.

Të gjithë historianët në Turqi kështu mendojnë?

Shumë historianë turq nuk mund të shprehen për këtë gjë sepse nuk janë studiues të Ballkanit, por ata historianë të cilët studiojnë Ballkanin dhe gjithçka ka ndodhur këtu, janë të të njëjtit mendim se historitë në këtë rajon janë veçse nacionale për të mos thënë nacionaliste. Edhe historia turke kështu është por mund të them se ajo e Shqipërisë është më shumë, njësoj ndodh edhe me popujt e tjerë. Kështu ndodh me grekët apo bullgarët ndërsa rasti i Maqedonisë është ai më ekstremi, është rasti i nacionalizmit ekstrem. Është interesante dhe e mjerueshme që në tekstet shkollore në Maqedoni të cilat i kam analizuar gjatë, ka dy histori. Historia nacionaliste e shqiptarëve dhe ajo e maqedonasve por të dyja në të njëjtin libër. Si do të përfundojë e gjithë kjo? Ku do të përfundojë? E them këtë sepse në atë vend, edukohen dy popuj që jetojnë në të njëjtën hapësirë si armiq të njëri-tjetrit. Pretendohet se është edukim multi-kulturor por në fakt nuk është, është thjesht edukim nacionalist i cili mund të çojë në konflikt shumë shpejtë. Kjo që ndodh nuk është asgjë më shumë se edukim konflikti në të njëjtin vend, në të njëjtin shtet andaj edhe në gjykimin tim i cili nuk mund të them dot se është objektiv pasi historia nuk mund të jetë objektive…sepse unë bëj analizat e mija mbi faktet. Por pikëpamja ime synoj të jetë e moderuar dhe sa i takon këtij fakti duhet të them se kushdo mund ta shkruajë si të dojë historinë, t’i interpretojë si të dojë faktet por duke menduar përherë pasojat. Sepse nëse edukohen njerëzit, nëse ata edukohen si armiq të njëri-tjetrit, grekët me turqit, shqiptarët me maqedonasit etj, në një situatë konflikti nuk ka asnjë dyshim, ata do e vrasin njëri-tjetrin. Andaj edhe është domosdoshmëri, urgjencë madje që ne të moderojmë edukimin.

Jeni ju i vendosur në atë që po kërkoni të përcillni në vendet e Ballkanit, veçmas në Kosovë e pastaj në Shqipëri që Perandoria Otomane nuk duhet të cilësohet si pushtuese në këto vende?

Ne jemi të qartë për këtë çështje. Në fillim ka qenë pushtim, por më pas situata u bë e tillë, ndryshoi. Nëse ju doni të shihni gjyshërit tuaj si pushtues, atëherë mund t’i shihni. Të gjithë ata pashallarë shqiptarë që kanë udhëhequr në Perandori, nga vendet e afërta deri në Egjipt…kanë qenë pjesë e Perandorisë pushtuese. Këto janë fakte e duke qenë kështu, atëherë do të thotë se këta qenë pushtuesit shqiptarë. Brenda Perandorisë Otomane, shqiptarët qenë pushtues gjithashtu, jo vetëm turqit.

Marrë nga gazeta "Idea"

♛Melody♛
♛Melody♛

Historiani turk: Shqipëria pushtuese, udhëhoqi Perandorinë Osmane Coolte21

Shteti Shteti : Historiani turk: Shqipëria pushtuese, udhëhoqi Perandorinë Osmane Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi