AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historiani serb: Esat Toptani dhe bashkëpunimi me qeverinë serbe!

Shko poshtë

Historiani serb: Esat Toptani dhe bashkëpunimi me qeverinë serbe! Empty Historiani serb: Esat Toptani dhe bashkëpunimi me qeverinë serbe!

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu Jun 20, 2013 6:01 am

Historiani serb: Esat Toptani dhe bashkëpunimi me qeverinë serbe! Pashic-Toptani-300x226

Historiani serb, Dusan Boutakoviç, në një libërth të tijin rrëfen një figurë të spikatur në historinë e Shqipërisë, Esat Pashë Toptani dhe roline tij në Luftën e Dytë Ballkanike për fatin e Shqipërisë së këtyre viteve.
Në rrëfimin e tij, historiani Dusan Butakoviç rrëfen të gjithë veprimtarinë e Esat Toptanit dhe mënyrën sesi ky i fundit bashkëpunoi me qeverinë serbe kundër patriotëve shqiptarë që ishin për një luftë ndaj Serbisë si Isa Boletini, Bajram Curri dhe Hasan Prishtina.
Në Luftën e Dytë Ballkanike, Serbia mësyu drejt viseve veriore të Shqipërisë me pikësynimin e qartë për të marrë nën kontroll Durrësin dhe për të patur dalje në Adriatik.
Ushtria serbe përparoi drejt veriut, duke marrë Lezhën, Elbasanin, Tiranën dhe duke arritur në pikën aq të dëshiruar, Durrësin.
Mali i Zi, nga ana tjetër, siç rrëfen historiani Butakoviç zhvillon në këtë kohë një luftë sfilitëse për të marrë kryeqendrën e Veriut, Shkodrën, e cila pas shumë përpjekjesh bie në dorën e malazezëve.
Në këtë kohë, një aleat i fuqishëm del në mbrojtje të ruajtjes së sovranitetit të tokave shqiptare dhe ajo është fuqia evropiane e kohës, Austro-Hungaria.
Serbisë nuk po i vinte për shtat një mbrotje e Shqipërisë nga ana e Austro-Hungarisë dhe vendosi si prioritet të sajin një bashkëpunim të ngsuhtë me Esat Pashë Toptanin, i cili kishte formuar tashmë një qeveri të tijën me qendër në Durrës.
Sipas rrëfimit të historianit serb, Esat Toptani ishte një lider shqiptar mjaft i përgatitur, që nuk i zinte besë as katolikëve të veriut, të cilët ishin nën influencën e malazezëve dhe as ortodoksve të jugut, por ishte për një sovranitet të kufizuar në Shqipërinë e Mesme dhe ku vetë ai të ishte mbret apo prijës i këtij sovraniteti tokësor.
Në thelb të politikës ‘toptanase’ ishte një “Shqipëri e vogël, por stabile”dhe për të arritur këtë, Toptanit i duhej një aleancë e fortë me Serbinë, me anë të së cilës të mund të siguronte të bëhej mbret i Shqipërisë.
Nga ana tjetër, megjithëse Pashë Toptani po vepronte në dëm të interesave kombëtare, një rrymë kundër serbëve ishte ngritur nga ana e luftëtarëve kundër politikës sllave serbe, me në krye Hasan Prishtinën, Isa Boletinin dhe Bajram Currin.
Esat Toptani do të vijonte të kishte një rol kyç në politikën shqiptare edhe pas mbërritjes në Shqipëri të Princ Vidit, ku ky i fundit do ti përcaktonte dy role kryesore në qeverinë e tij, postin e ministrit të Mbrotjes dhe atë të Brendshëm.
Pashiç në atë kohë i imponoi Esat Pashë Toptanit të pranonte disa kushte bshkëpunuese me qeverinë e Beogradit, ku përfshiheshin:
1. Traktat politik Serbi-Shqipëri, që nënkupton një bashkëpunim të ngushtë në mes dy vendeve.
2. Pranimin e një dogane të përbashkët Serbi – Shqipëri.
3. Një pakt, me anë të së cilit të sigurohej pushteti për Toptanin dhe nga ana tjetër Serbia të siguronte dalje në det.
Në këtë mënyrë, Esat Toptani i ktheu shpinën Bullgarisë që donte ta ndihmonte kudër serbëve, Turqisë dhe Austro-Hunagarisë dhe u orientua drejt bashkëpunimit me Greqinë dhe Italinë, të cilat në vete kishin synime territoriale në Shqipëri.
Përplasja mes princit gjerman, Vilhelmit dhe turqëve nxorri humbës princin nga Gjermania që qëndroi në krye të Shqipërisë për 6 muaj.
Kështu, tokat shqiptare ranë nën liri dhe shqiptarët e kishin në dorë vetë se kë do të zgjidhnin si prijës të tyre. Shumë burra të Shqipërisë së mesme ranë dakord që në krye të qeverisë të ishte Esat Pashë Toptani dhe ky i fundit më së fundmi duket se po realizonte dëshirën e tij për pushtet.
Në të njëjtën kohë, Toptani informoi qeverinë serbe se ku ndodheshin tre luftëtarë që kishin luftuar kundër serbëve me ndihmë të forcave të ushtrisë së Bullgarisë, I.Boletini, B.Curri dhe H.Prishtina.
Në këtë pikë, siç përshkruan historiani me origjinë serbe, Rusia këshillon Serbinë të të mos ndërhynte ushtarakisht, pasi Italia do ta shihte si një agresion ndaj Vlorës dhe bregdetit shqiptar, gjë e cila do të sillte një pakënaqësi nga pala italiane.
Ushtria serbe marshoi drejt Durrësit dhe duket se ia arriti qëllimit, mirëpo vendimet e mëvonshme dhe ndërhyrja e italianëve do të sillte një tjetër realitet.
Sidoqoftë, në këtë periudhë duhet thënë se marrëdhëniet serbo-shqiptare kanë qenë në një bashkëpunim si kurrë më parë, ku historiani serb e cilëson “si një arritje që dy popuj të arrijnë të bashkohen në një politikë bashkëpunuese ndërballkanike brenda Ballkanit”, mirëpo e vërteta është se realisht politika nuk ishte për bashkëpunim, por për një agresion për pushti nga ana e Serbisë dhe Esat Toptani gjatë gjithë kohës luajti një politikë “tradhëtare”, duke vënë interesat e veta pushtetore mbi ata kombëtare!

- See more at: http://medialajm.al/2013/06/historiani-serb-esat-toptani-dhe-bashkepunimi-me-qeverine-serbe/#sthash.pd04fiZD.dpuf
♛Melody♛
♛Melody♛

Historiani serb: Esat Toptani dhe bashkëpunimi me qeverinë serbe! Coolte21

Shteti Shteti : Historiani serb: Esat Toptani dhe bashkëpunimi me qeverinë serbe! Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi