Drama e lesbikeve fiton “Palmën e Artë”
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Histori - Art & Kulture Boterore
Faqja 1 e 1
Drama e lesbikeve fiton “Palmën e Artë”
Festivali i Kanës
“Bluja është ngjyra më e ngrohtë”, një histori dashurie intime e dy vajzave franceze, fitoi Palme d’Or për filmin më të mirë në Festivalin e Kanës. Filmi ka tërhequr vëmendje për skenat eksplicite të seksit, si dhe për aktrimin e lavdërueshëm të aktoreve Adele Exarchopoulos dhe Lea Seydoux.
Veterani i Hollivudit Bruce Dern fitoi çmimin e aktorit më të mirë për rolin e tij te filmi “Nebraska”. Ylli francez, Berenice Bejo, e njohur për filmin e heshtur “Artisti”, fitoi çmimin për aktoren më të mirë për rolin e saj te filmi “The Past” (E Shkuara).
Fituesit u zgjodhën nga 20 filma në garë dhe u shpallën në ceremoninë përmbyllëse të festivalit të dielën. “Bluja është Ngjyra më e Ngrohtë” është një film që zgjat tri orë për daljen në jetë të dy vajzave, ku Exarchopoulos luan rolin e një 15 vjeçareje që bie në dashuri me një grua më në moshë, të interpretuar nga Seydoux.
Nën drejtimin e Abdellatif Kechiche, filmi fitoi shumë vlerësime nga kritika në Kanë dhe u përshkrua nga gazeta britanike “The Guardian” “epik dhe gjithsesi intim”. Por filmi tronditi disa kritikë. Revista Variety tha se ai përmbante “skenat më shpërthyese të seksit mes lesbikeve sa mbahen mend kohët e fundit”.
Revista “Hollywood Reporter” tha se “drama zvarritëse” do t’i “rrudhë vetullat” shumë njerëzve, pasi kapërcen kufirin “mes aktrimit dhe të vërtetës”. Disa vunë në diskutim faktin nëse skenat e seksit e bëjnë këtë film tepër eksplicit për të fituar çmimin më të lartë.
Por regjisori Steven Spielberg, i cili kryesoi jurinë, u tha gazetarëve: “Unë mendoj se ky film do të marrë shumë shikime… mendoj se filmi mbart një mesazh shumë të fortë, një mesazh shumë pozitiv.”
Me një lëvizje të pazakontë, Spielberg u dha çmim dy aktoreve kryesore, si dhe regjisorit.
Duke pranuar çmimin, Abdellatif Kechiche tha: “Dëshiroj t’ia dedikoj këtë film rinisë së mrekullueshme të Francës me të cilët u takova gjatë periudhës së gjatë të krijimit të këtij filmi. Këta të rinj më mësuan mua shumë gjëra mbi shpirtin e lirisë dhe të jetuarit bashkë”.
“Bluja është Ngjyra më e Ngrohtë” ia hoqi mundësinë prodhuesit amerikan të filmave “Coen brothers” që të përsërisnin suksesin e tyre me Palmën e Artë në vitin 1991 kur ata fituan me filmin “Barton Fink”.
Filmi i tyre i fundit, Inside Llewyn Davis, që flet për skenën folklorike të Nju Jorkut të viteve 1960, fitoi këtë vit Grand Prix, (Çmimin e Madh) i cili është praktikisht çmimi i dytë në festival.
Çmimi për aktorin më të mirë shënon një rikthim për Bruce Dern, i cili është më shumë i njohur për rolet në filmat e viteve 1970, si “Kthimi në Shtëpi” (Coming Home), “Kaubojsat” (The Cowboys) dhe “Getsbi i Madh” (The Great Gatsby).
Tashmë ai është 76 vjeç dhe fitoi çmimin për aktrimin në rolin e një babai të moshuar dhe të alkoolizuar që udhëton për tëmarrë paratë për një lotari të fituar. Filmi, i titulluar “Nebraska”, u drejtua nga regjisori Alexander Payne.
Çmimi për aktoren më të mirë Berenice Bejo dëshmoi se aktrimi i saj te filmi “The Artist” qe i suksesshëm. Filmi i saj “E shkuara” (The Past) është një dramë familjare e realizuar nga regjisori iranian, Asghar Farhadi, si një seri e dytë për filmin e vitit 2011 që fitoi “Oscar, Një Ndarje” (A Separation).
Amat Escalante nga Meksika, i cili bëri një dramë brutale të titulluar Heli, mbi luftën e grupeve të drogës në këtë vend, doli fitues disi surprizë në rolin e regjisorit më të mirë.
Jia Zhangke fitoi çmimin për skenarin më të mirë te filmi Prekja e Mëkatit (A Touch of Sin), një ekzaminim i korrupsionit shkatërrues në vendin e tij.
Çmimi i Jurisë shkoi për filmin “Si Babai edhe i Biri” (Like Father, Like Son) një film që flet për dy familje që zbulojnë se fëmijët e tyre gjashtë vjeç janë ngatërruar gabimisht në maternitet. Ai është i prodhuar nën regjinë e japonezit Japan’s Hirokazu Kore-eda.
/gazeta-shqip

Similar topics
» Drama e vajzave tuniziane, prostituta vullnetare në Siri
» Shqiptari, “këpuca e artë” e kupës së botës për 17-vjeçarë
» Drama e tre vajzave të rrëmbyera, mbaheshin për 10 vite në një bodrum pranë shtëpisë së tyre
» “Agimi i Artë”, kërcënime myslimanëve. Pjesëmarrës në gjenocidin në Srebrenicë
» Fiton 8.500 euro në lotari, vdes nga gëzimi
» Shqiptari, “këpuca e artë” e kupës së botës për 17-vjeçarë
» Drama e tre vajzave të rrëmbyera, mbaheshin për 10 vite në një bodrum pranë shtëpisë së tyre
» “Agimi i Artë”, kërcënime myslimanëve. Pjesëmarrës në gjenocidin në Srebrenicë
» Fiton 8.500 euro në lotari, vdes nga gëzimi
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Histori - Art & Kulture Boterore
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi