“Kurir”: Serbia Ka Rënë Nën Kthetrat E Mafias Shqiptare
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1

“Kurir”: Serbia ka rënë nën kthetrat e mafias shqiptare
Sipas mediave serbe, me rënien e klanit të Zemunit, mafia shqiptare ka marrë në dorë frerët e krimit në vend, duke kontrolluar thuajse tërësisht trafikun e drogës në shtetin fqinj. “Thuajse 90 për qind e drogës që hyn në Serbi kontrollohet nga kriminelët shqiptarë, ndërkohë që ka rol të dorës së parë edhe në Evropën Perëndimore si dhe në Shtetet e bashkuara të Amerikës”, shkruan artikulli me titull “Serbia nën kthetrat e mafias shqiptare” të publikuar në të përditshmen “Kurir”, një prej tabloidëve me tirazh më të lartë në Beograd. Në artikull citohet Marko Nicovic, ish-shef i policisë së Beogradit, i cili thotë se fjalën kryesore në krimin serb e thonë shqiptarë. “Nga klani i Zemunit, dikur tepër i fuqishëm dhe nga grupet e Dejan Stojanovic Keke, tashmë në arrati, kanë mbetur aktive vetëm pak klane dhe fjalën kryesore në botën serbe të krimit e thotë mafia shqiptare. Gjithsesi, ata kanë nisur të humbasin terren përballë mafies së plotfuqishme ruse, e cila përmes biznesmenëve të saj të shumëpërfolur pastron para duke blerë kompani vendase”, thotë ish-shefi i policisë.
LIDHJA ME KARTELET
E përditshmja nënvizon se përveç mafies shqiptare, në Serbi vepron edhe mafia boshnjake, turke dhe malazeze, madje edhe triadat kineze. Nicovic shpjegon se të gjitha këto grupime dominohen nga mafiozët shqiptarë. “Aktiviteti i këtyre grupimeve është i ndërthurur, por fjalën kryesore e thotë mafia shqiptare, e cila e furnizon Serbinë përmes Kosovës me heroinë e marijuanë. Mafia malazeze ka arritur të lidhet më së miri me kartelet e Amerikës së Jugut dhe gjithashtu edhe ajo shet kokainë në tregun serb”, thotë ish-kreu i policisë.
MAFIA SHQIPTARE
E përditshmja nënvizon se shqiptarët janë trafikantët kryesorë të heroinës e marijuanës në Evropë. Drogën e transportojnë nga Turqia, Pakistani, Afganistani e gjetkë dhe e magazinojnë në Kosovë. Më pas një pjesë u shitet trafikantëve në Serbi, ndërsa pjesën tjetër e dërgojnë në shtetet e Evropës Perëndimore. “Nuk zotërojnë teknologji bashkëkohore si mafia ruse, ndërkohë që bizneset i organizojnë në bazë të parimit të familjes. Në klan nuk përfshijnë askënd që nuk bën pjesë në familjen e tyre, ndërkohë që drogën e transportojnë përmes kamionëve e autobusëve. Kontrollojnë tregun serb të narkotikëve dhe 90% e drogës në vend vjen prej tyre”, shkruan “Kurir”.
NDIKIMI RUS
Sipas së përditshmes serbe, mafia ruse është më e forta në botë dhe në Serbi pak nga pak po zbret nga froni kriminelët shqiptarë. Mafia ruse është globale, gjendet në të gjitha shtetet e botës. Interesante është se klanet e saj janë marrë vesh të mos sulmojnë e të ndihmojnë njëri-tjetrin, që ka sjellë për pasojë forcimin dhe rritjen e influencës së tyre. Krerë të kësaj mafieje kryesisht janë ishpjesëtarë të KGB-së, të mbetur të papunë pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
07.06.2013
Burimi: Balkanweb

Similar topics
» Armatoset Sërbia
» Sa ujë duhet të pini për të rënë në peshë?
» Serbia ankohet në FIFA për festën e Shaqirit
» Bleona Qerreti Bën Gjithcka Për Ti Rënë Në Sy Leonardo Di Caprios
» Filma Shqiptare...
» Sa ujë duhet të pini për të rënë në peshë?
» Serbia ankohet në FIFA për festën e Shaqirit
» Bleona Qerreti Bën Gjithcka Për Ti Rënë Në Sy Leonardo Di Caprios
» Filma Shqiptare...
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi