AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Serbia ankohet në FIFA për festën e Shaqirit

Shko poshtë

Serbia ankohet në FIFA për festën e Shaqirit  Empty Serbia ankohet në FIFA për festën e Shaqirit

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue May 28, 2013 4:30 am

Serbia ankohet në FIFA për festën e Shaqirit  Serbia-ankohet-n%C3%AB-FIFA-p%C3%ABr-fest%C3%ABn-e-ShaqiritShpalosja e flamurit të Kosovës nga futbollisti kosovar, Xherdan Shaiqir, pas ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Bayern Munichut dhe Borussia Dortmundit, e ka revoltuar Federatën e Futbollit të Serbisë, që po mendon të ankohet në UEFA dhe FIFA për veprimin e Shaqirit.

Kryetari i FSS-së, Tomislav Karadzic ka thënë se për serbët, ky veprim i futbollistit gjilanas është i papranueshëm, ndërsa kërkojnë dënimin e tij, siç kishte ndodhur edhe me notarin serb, Milorad Cavic, që ishte suspenduar pasi mbante një fanellë me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

“Çdokush mund të jetë befasuar kur e pamë Shaqirin duke e mbajtur flamurin. Unë nuk e di se si i është lejuar që ta prezantojë atë, por është e sigurt se nuk kishte të drejtë ta bënte, pasi që kjo është në kundërshtim me promocionin politik dhe statutin e UEFA-s. Kosova nuk është e pranuar në Kombet e Bashkuara, e as në FIFA e UEFA, kështu që ne e shohim këtë si një dështim të organizatorëve”, deklaroi kreu i futbollit serb për telegraf.rs.

“Do ta bëjmë një ankesë në UEFA e FIFA, si dhe në adresë të Bayernit, sepse besojmë se ata mund të na përgjigjen dhe se kanë mundur ta ndalojnë Shaqirin”, përfundoi Karadzic./ORAinfo

♛Melody♛
♛Melody♛

Serbia ankohet në FIFA për festën e Shaqirit  Coolte21

Shteti Shteti : Serbia ankohet në FIFA për festën e Shaqirit  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi