AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A dëshiron të zgjatesh edhe pak më shumë? Zbulo se si

Shko poshtë

A dëshiron të zgjatesh edhe pak më shumë? Zbulo se si Empty A dëshiron të zgjatesh edhe pak më shumë? Zbulo se si

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun Jun 09, 2013 5:28 am

A dëshiron të zgjatesh edhe pak më shumë? Zbulo se si 127Gjatësia është e vendosur nga gjenetika por edhe nga faktorët ambientalë. Nuk ekziston një recetë magjike për të qenë të gjatë, por ka disa këshilla për të mbajtur në mend dhe për të marrë maksimumin e mundshëm prej gjatësisë së trupit tuaj.

Njeriu vazhdon të zgjatet deri në moshën 25 vjeçare. Se deri ku mund të shkoni me gjatësinë trupore ju mund ta shikoni duke patur parasysh prindërit tuaj.

Mbi faktorët gjenetikë nuk është e mundur të ndërhyni, por mund të bëni ndonjë ndryshim të vogël tek faktorët ambientalë duke ndjekur disa rregulla:

Përdorimi alkoolit dhe duhanit, sidomos në moshë të re ndikojnë negativisht në centimatrat e gjatësisë prandaj duhen shmangur.

Njësoj edhe për kequshqyerjen, prandaj bëni kujdes ndaj ushqimeve që hani.

Merrni shumë kalcium, vitaminë D, për të favorizuar rritjen e muskujve dhe kockave.

Proteinat janë gjithashtu të rëndësishme, po ashtu edhe zinku dhe vitamina C.

Mos lini asnjë vakt pa ngrënë, një gabim që e bëjnë shumë të rinj, sidomos kur bëhet fjalë për mëngjesin.

Flini shumë (8-11 orë në varësi të moshës). Organizmi rigjenerohet më shumë kur është duke pushuar.

Forconi sistemin imunitar me vitaminat e duhura si dhe mos harroni vaksinat e nevojshme.

Qëndrimi korrekt është gjithashtu i rëndësishëm. Mos u kërrusni siç ndodh zakonisht në moshën e adoleshencës, uluni me shpinën drejt dhe gjoksin përpara. Bëjeni këtë derisa shtylla juaj kurrizore të zhvillojë mënyrën e duhur të të qëndruarit dhe kështu do t’ju dhurojë disa centimetra më shumë. /noa
♛Melody♛
♛Melody♛

A dëshiron të zgjatesh edhe pak më shumë? Zbulo se si Coolte21

Shteti Shteti : A dëshiron të zgjatesh edhe pak më shumë? Zbulo se si Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi