AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Arkivat italianë u përdorën në gjyqet e Strasburgut kundër nesh”

Shko poshtë

“Arkivat italianë u përdorën në gjyqet e Strasburgut kundër nesh” Empty “Arkivat italianë u përdorën në gjyqet e Strasburgut kundër nesh”

Mesazh nga ♛Melody♛ Sat Jun 08, 2013 12:49 am


Titull ekzekutiv - “Duhet të sqarojmë që vendimet e komisionieve të kthimit të pronave, pasi kalojnë 10 vjet kthehen në titull ekzekutiv dhe nuk mund të zhbëhen me vendime qeverie apo akte administrative”
Rishikimi - “Por, në rast se nga arkivat italiane gjenden prova që bien ndesh për një çështje të kthimit të pronës, vendimi mund të rishikohet gjithnjë nëse i drejtohet gjykatës. E thotë edhe Kushtetuesja”
Mashtrimi - “Edhe me ato të dhëna apo informacione që janë në arkivin e shtetit, qeveritë mund t’i jepnin zgjidhje problemeve, por për fat të keq, duhet thënë se deri më tani na kanë mashtruar”.
Qëndrimet

Ish-pronarët, Vorpsi: Qeveria kishte mundësi, por nuk dha zgjidhje

ARD KOLA

Ish-pronarët e përshëndesin iniciativën e kryesocialistit Edi Rama për të kërkuar në arkivat italiane regjistrin e pronave shqiptare të viteve 1930-1937, edhe pse vjen në kohë fushate.

Myrshit Vorpsi, anëtar i kryesisë së shoqatës, thotë se përdorimi i arkivave të shtetit italian, në interes të zgjidhjes së konflikteve dhe problemeve me pronën është një hap pozitiv, por thotë se, qeveria i ka pasur të gjitha mundësitë për ta realizuar, kur në fakt ka vepruar vetëm për interesat e saj.

“Duhet të them realitetin, edhe pse i hidhur qoftë. Në gjyqet që realizohen në Strasburg, aty ku shteti shqiptar përballet me ish-pronarët, kemi mësuar se qeveria i ka kërkuar disa herë informacione Institutit Italian të Firences, por për qëllime kundër nesh. Pra, arkivat janë përdorur, por jo për të zgjidhur një herë e mirë çështjen e pronave, por vetëm kur qeverisë i është dashur t’i përdorë në gjyqet me ish-pronarët, ku gjithsesi, Gjykata e Strasburgut na ka dhënë neve të drejtë”, tregon Vorpsi.

Deklaratat e ish-pronarëve nxjerrin zbuluar ministrin e Drejtësisë, sipas të cilit, arkivat nuk mund të përdoren për të kthyer mbrapsht vendimet e komisioneve të pronave apo të gjykatave.

Vorpsi shpjegon edhe pjesën e se çfarë të reje mund të sjellë disponimi i regjistrit të pronave, të regjistruar nga italianët në kohën e Mbretit Zog. “Duhet të sqarojmë që vendimet e komisionieve të kthimit të pronave, pasi kalojnë 10 vjet kthehen në titull ekzekutiv dhe nuk mund të zhbëhen me vendime qeverie apo akte administrative. Por ka një fakt, se në rast se nga arkivat italiane gjenden prova që bien ndesh për një çështje të kthimit të pronës, vendimi mund të rishikohet gjithnjë nëse i drejtohet gjykatës. Këtë pjesë e ka sqaruar kohë më parë Gjykata Kushtetuese”.

Ish-pronarët thonë se në arkivat e shtetit shqiptar gjendet harta e pronave dhe regjistri me tapitë, por nga qeveria nuk është përdorur për qëllime të kthimit dhe kompensimit të pronave. “Kjo për faktin dhe këtu qëndron absurdi më i madh, se barra e provës i takon ish-pronarit. Pra jemi ne ata që duhet të gërmojmë nëpër arkiva për të vërtetuar pronësinë e tokës, kur në rast se do të kishim të kundërtën, qeveria do të bënte transparente regjistrin dhe do të kishim një zgjidhje”.

Vorpsi thotë se regjistri i pronave, hipotekat (kadastrat) janë të paplota, të dëmtuara, të djegura në vitet e luftës dhe në trazirat e vitit 1997. “Ata që kanë pasur interes i kanë grabitur apo dëmtuar dosjet e pronave në hipoteka, sikurse duhet të them se pas vitit 1992, shumë të dhëna të regjistrave janë manipuluar. Të sqarojmë se në ato vite nuk ka pasur fotokopje, ndaj për të pasur një kopje të tapisë, sipas arkivave të vjetra, duhej rishtypur me makinë”.

Anëtari i kryesisë së shoqatës shpreh me shqetësim fenomenin e keqpërdorimit të termit “prona shtetërore”. Sipas tij ka një koncept apo interpretim të gabuar të pronave shtetërore apo publike, në një kohë kur në 1976, privatit iu shtetëzua prona dhe tashmë shtetit apo individë të caktuar “luajnë” me këtë fakt.

Vorpsi thotë se Italia ka të dhëna të rëndësishme, por nuk harron të përsërisë faktin se në arkivat e shtetit shqiptar ka informacione shumë të rëndësishme si ato të drejtorisë së fermave, apo disponimin e plotë të hartografisë.

“Edhe me ato të dhëna apo informacione që janë në arkivin e shtetit, qeveritë mund t’i jepnin zgjidhje problemeve, por për fat të keq, duhet thënë se deri më tani na kanë mashtruar”.

Arkivat janë përdorur, vetëm kur qeverisë i është dashur t’i përdorë në gjyqet me ish-pronarët

Autor Ard Kola te 6 Qershor 2013
♛Melody♛
♛Melody♛

“Arkivat italianë u përdorën në gjyqet e Strasburgut kundër nesh” Coolte21

Shteti Shteti : “Arkivat italianë u përdorën në gjyqet e Strasburgut kundër nesh” Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi