14-Vjeçarja Italiane Kërcënohej Nga Shqipëria: Duam Video Erotike. Në Hetim 2 Të Rinj
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
14-Vjeçarja Italiane Kërcënohej Nga Shqipëria: Duam Video Erotike. Në Hetim 2 Të Rinj
Një vajzë e mitur italiane është kërcënuar me jetë, nëse nuk realizonte video erotike. Kërcënimet ndaj 14-vjeçares, janë bërë në adresën e saj të e-mailit dhe kanë qenë aq shqetësuese, sa e kanë detyruar familjen e saj t’i drejtohet për ndihmë prokurorisë së Salernos.
Ekspertët e prokurorisë ngritën dyshime se kërcënimet ndaj 14-vjeçares janë bërë nga persona që banojnë në Shqipëri dhe aktualisht mësohet se janë nën hetim dy të rinj. Nëse do të verifikohen akuzat ndaj shqiptarëve ata rrezikojnë të mbyllen në qeli.
Më 11 janar 2013, përmes një letërporosie, autoritetet e drejtësisë italiane kanë kërkuar ndihmën e palës shqiptare. Prokuroria e Salernos, e cila ka regjistruar për rastin në fjalë procedimin me nr. nr.15252/12 R.G mod.44, ka nisur në drejtim të Ministrisë shqiptare të Drejtësisë një letërporosi, përmes së cilës kërkoi të kryheshin disa veprime hetimore, me qëllim identifikimin e personave që kanë kërcënuar të miturën.
Dikasteri i Drejtësisë, me shkresën nr.36/1 I.H prot. datë 11.01.2013, ia ka përcjellë dosjen prokurorisë dhe mandej kjo e fundit gjykatës. Gjykatësi Albert Meçe, pasi shqyrtoi dosjen, vendosi të urdhërojë prokurorinë shqiptare të kryejë hetimet për llogari të prokurorisë së Salernos. “Nga aktet që shoqërojnë kërkesën për letërporosi rezulton se Prokuroria pranë Gjykatës së Salernos Itali ka nisur një procedim penal lidhur me kërcënimet që i bëhen një shtetaseje me iniciale M.S., e moshës 14 vjeçe. Më datë 08.10.2012 dhe më parë, shtetësja e mësipërme ka marrë mesazhe në rrugë elektronike (email) për të kryer pa dëshirën e saj video me përmbajtje seksuale apo erotike.
Me qëllim hetimin e kësaj çështjeje, e cila fillimisht u regjistrua me autor të panjohur, nga ana e autoriteteve të drejtësisë italiane kërkohet të kryhen veprime hetimore për të marrë të dhëna në lidhje me adresat e përdorura nga autori apo autorët e veprës, poseduesit e numrave telefonikë etj.”, thuhet në vendimin e firmosur nga gjykatësi Meçe.
31.07.2013
Burimi: Balkanweb
Similar topics
» Shikoni Kanabis 3 metra ne Lazarat, 2 te rinj holandeze e filmojne (VIDEO)
» Forcat speciale të ushtrisë italiane zbulojnë strehimet e fshehta të nëndheshme të mafies kalabreze! (video)
» Banorët e Pukës në protest: Duam ujë
» Ja si ishte Shqipëria e 1978-s (VIDEO)
» Shqipëria, ku ka përfunduar kultura? (video)
» Forcat speciale të ushtrisë italiane zbulojnë strehimet e fshehta të nëndheshme të mafies kalabreze! (video)
» Banorët e Pukës në protest: Duam ujë
» Ja si ishte Shqipëria e 1978-s (VIDEO)
» Shqipëria, ku ka përfunduar kultura? (video)
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi