Një martesë kundër vdekjes
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
Një martesë kundër vdekjes
Një çift britanik u detyrua që të përshpejtonte planet e tyre disa-mujore për një dasmë perfekte në dhjetë ditë, pasi një lajm tronditës goditi përfundimisht shpresat e tyre për një jetë të lumtur dhe të gjatë së bashku.
41-vjeçari Chris Clark dhe 30-vjeçarja Charlotte kishin disa muaj që planifikonin detajet e dasmës, që do të kurorëzonte dashurinë e tyre disa-vjeçare.
Megjithatë, papritmas, Clark u ndie keq dhe i shoqëruar në spital, ai u përball me një lajm rrënqethës. Dhembjet e forta në bark, i shkakoheshin prej një kanceri të pashërueshëm në pankreas, i cili ishte përhapur në organet e afërta.
Me tumor të tillë të përparuar, mjekët i bënë të qartë që nuk mund të bënin më asgjë për ta shëruar dhe se në rastin më të mirë, i mbeten vetëm gjashtë muaj jetë për të jetuar.
Duke treguar një kurajo të jashtëzakonshme, Charlotte në vend që të zhytej në depresion, u motivua për të organizuar në një kohë rekord martesën e saj perfekte.
Nga premtimi për të qëndruar besnike “deri sa vdekja t’i ndajë” përpara Zotit në kishë, tek dreka madhështore dhe muaji i mjaltit, për 30-vjeçaren gjithçka është një element më shumë për të realizuar përje
tësinë e tyre të lumtur, në atë pak kohë që u mbetet bashkë në këtë botë.
Similar topics
» Në Kaliforni të SHBA, çiftet homoseksuale mund të celebrohen në martesë Një orë pas hyrjes në fuqi të ligjit, dy gra janë lidhur në martesë
» POEZITË E VDEKJES
» Propozim për martesë në qendër të Tiranës
» Çfarë Ndalohet Në Martesë?
» Përvojat në prag të vdekjes dhe jeta pas saj
» POEZITË E VDEKJES
» Propozim për martesë në qendër të Tiranës
» Çfarë Ndalohet Në Martesë?
» Përvojat në prag të vdekjes dhe jeta pas saj
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Stil Jete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi