AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptari blen diskotekën në Itali dhe ndalon hyrjen e klientëve italianë

Shko poshtë

Shqiptari blen diskotekën në Itali dhe ndalon hyrjen e klientëve italianë  Empty Shqiptari blen diskotekën në Itali dhe ndalon hyrjen e klientëve italianë

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu May 09, 2013 9:23 pm

Shqiptari blen diskotekën në Itali dhe ndalon hyrjen e klientëve italianë  1-370x290Ka shkaktuar jo pak bujë në Itali hapja e një lokali nate nga një shqiptar. Zhurma është bërë jo për lokalin, por për kushtet që janë vendosur nga pronari 32-vjeçar, Ramiz Kryemadhi.

Pas blerjes së diskotekës në qytetin e Pordenone, 32-vjeçari ka vendosur si kusht të mos lejojë hyrjen e të rinjve italianë në të.

Emri i diskotekës është “Il Papillon” dhe është blerë në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Pronari e ka ndarë lokalin e njohur në zonë në dy ambiente. Në një ndodhet zona e muzikës hip-hop dhe në pjesën tjetër është zona e muzikës folklorike rumune. Në këtë mënyrë pjesa më e madhe e klientëve të lokalit janë qytetarë nga Rumania.

Emri i lokalit është i njohur nga shumica e të rinjve në zonë, por të rinjtë italianë nuk kanë mundësi të hyjnë.

Në informacionin që jepet për lokalin përshkruhet dhe karakteristikat që duhet të kenë klientët. “Informacion i ri: Që nga e shtuna, stafi ka vendosur të përzgjedhë dhe kontrollojë të gjithë klientët. Personat që nuk janë me kombësi rumune duhet të jenë të shoqëruar nga një grua. Në të kundërt nuk hyjnë”, thuhet në njoftimin e stafit të diskotekës.

Sipas pronarit të lokalit, vendimi është marrë për të shmangur problemet. Ai thotë se nëse dikush vjen i shoqëruar me vajza në diskotekë, është më i qetë dhe nuk sjell probleme gjatë festës.

Të rinjtë italianë të zonës kanë reaguar ndaj këtij vendimi, por rregulli nuk është pranuar të shkelet nga ana e pronarit 32-vjeçar.

Ndërkohë që mediat italiane i kanë kushtuar jo pak vëmendje kësaj ngjarjeje. “Mendoni çfarë do të ndodhte nëse pronari i diskotekës do të ishte italian dhe do të vendoste të mos lejonte hyrjen e shqiptarëve….”, shkruan nje gazete italiane, një prej mediave italiane në lidhje me vendimin e pronarit të lokalit “ Il Papillon”. Ky lokal është një nga më të mëdhenjtë në zonën e Prodenones në veri të Italisë, citon noa.
♛Melody♛
♛Melody♛

Shqiptari blen diskotekën në Itali dhe ndalon hyrjen e klientëve italianë  Coolte21

Shteti Shteti : Shqiptari blen diskotekën në Itali dhe ndalon hyrjen e klientëve italianë  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi