AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vera na bën të ndihemi më të bukur

Shko poshtë

Vera na bën të ndihemi më të bukur Empty Vera na bën të ndihemi më të bukur

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Jun 03, 2013 4:29 am


Stina e verës jo vetëm na karikon me më shumë energji, por gjithashtu bën që të na duken më tërheqës njerëzit që na rrethojnë.

Ky përfundim u arrit nga një anketim origjinal, i realizuar në një faqe të njohjes së njerëzve në mënyrë virtuale.

2 mijë përdoruesve të “Match.com” iu kërkua që të zgjidhnin midis dy fotove të të njëjtit person, se ku ai ngjante më bukur dhe imazhet ishin realizuar njëri në verë dhe tjetri në dimër.

Një shumicë dërrmuese, prej 73% e pjesmarrësve në këtë anketim, zgjodhën si foton më tërheqëse atë të bërë në stinën e verës.

Pyetjes se në cilën stinë ndihen më tërheqës, 82% e femrave iu përgjigjën me verën dhe gjithashtu me shumicë prej 65%, kjo përgjigje u dha edhe nga gjinia tjetër.

Sipas drejtuesve të anketimit, është fuqia e diellit, përmirësimi i motit dhe pushimet që përgjithësisht i bëjnë njerëzit të kenë një vetbesim dhe entuziasëm të shtuar në periudhën e verës.
/ Top Channel
♛Melody♛
♛Melody♛

Vera na bën të ndihemi më të bukur Coolte21

Shteti Shteti : Vera na bën të ndihemi më të bukur Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi