AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Buzëqeshja e bukur e gruas

Shko poshtë

Buzëqeshja e bukur e gruas Empty Buzëqeshja e bukur e gruas

Mesazh nga Katilja Tue Jul 16, 2013 3:07 am

Mbaroi festa e 8 Marsit. Sepse festë e kemi konceptuar gjithnjë, siç i konceptojmë në mënyrën tonë gjërat ne shqiptarët. Gra e vajza zbrazën lokalet e u kthyen në shtëpi. Këtë vit ka pasur dy risi: protesta e grave të opozitës dhe prenotimet jashtë shtetit me agjensi. Në shumë qytete, në periferi, shtëpiake, por dhe të tjera u organizuan në Greqi, Mal të Zi, Maqedoni një vizitë turistike 3 ditore. Ja, aq lekë sa për të bërë qejf në këtë ditë i kanë të gjithë: dikujt ja sjellin fëmijët nga jashtë shtetit, dikujt bashkëshorti, apo dhe fëmijët që punojnë në Shqipëri. Sepse shtëpiaket, si kudo, bëjnë një punë të papaguar. Festa mbaroi për shumicën në një çlirim stresi dhe energjie duke kënduar, ngrënë e pirë. Por dhe protesta përfundoi në të njëtën mënyrë: çlirim energjish dhe shpalosje e kërkesave dhe fitimit të të drejtave të gruas. Kjo është jeta dhe mënyra më e mirë për të shpalosur në shumëllojshmërinë e tyre ndjenjat. Gruaja më 8 mars i dha mesazhet që duhej të jepte, në të keq e të mirë. Mbarë shoqëria, në familje fillimisht e institucione, duhet të ketë dëshirë për të dëgjuar. Gruaja shqiptare ka një buzëqeshje të bukur. Nuk e di. Eshtë një rrezatim natyral që e shoh në të reja e të moshuara. Sa më pak të prishet kjo buzëqeshje, aq më mirë punon një shoqëri për gruan. Dhe ato që festuan e u ndjenë mirë, duhet të respektojnë edhe ato gra që protestuan. Askush nuk ka gjetur lumturinë absolute: e keqja dhe e mira kalojnë me rotacion tek të gjithë
Katilja
Katilja

Buzëqeshja e bukur e gruas Coolte21

Shteti Shteti : Buzëqeshja e bukur e gruas Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Mosha Mosha : 29
Numri i postimeve Numri i postimeve : 261
Faleminderit Faleminderit : 41
Antaresimi Antaresimi : 13/07/2013

http://antonela.haxhiu@yahoo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi