AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eksploziv banesës së kreut të PD-së në Vlorë, PS: Distancohemi nga akti

Shko poshtë

Eksploziv banesës së kreut të PD-së në Vlorë, PS: Distancohemi nga akti Empty Eksploziv banesës së kreut të PD-së në Vlorë, PS: Distancohemi nga akti

Mesazh nga ♛Melody♛ Sun Jun 02, 2013 4:57 am

Eksploziv banesës së kreut të PD-së në Vlorë, PS: Distancohemi nga akti 68544
VLORE - Shpërthim eksplozivi në derën e banesës së kryetarit të Partisë Demokratike në Vlorë, njëkohësisht edhe kandidatit të katërt të PD në këtë Qark, Ardian Kollozit. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:00 të ditës së shtunë, në katin e 11 të pallatit ku banonte Kollozi, pranë kryqëzimit “Rinia”.

Fatmirësisht mësohet se nga shpërthimi i eksplozivit të vendosur në derën e jashtme, nuk ka pasur të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme, 7 dyer kanë mbetur të dëmtuara, gjithashtu është dëmtuar edhe ashensori i pallatit.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të Policisë së Vlorës, së bashku me specialistë të hetimit të krimeve, të mbërritur edhe nga Tirana, dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin e kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.
Policia nuk jep detaje të mëtejshme për sasinë dhe llojin e eksplozivit. Ngjarja ka krijuar panik tek banorët e pallatit ku ndodhet shtëpia e kandidatit të PD-së, Ardian Kollozi.

PATOZI: AUTORËT EDHE NË VRIMË TË MIUT TË FUTEN DO TI GJEJMË
Edhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Astrit Patozi ka dënuar rëndë aktin kriminal të mëngjesit të së shtunës. Duke dhënë mesazh për iniciatorët dhe ekzekutorët e këtij akti terrorrist Patozi theksoi se “edhe në vrimë të miut të futen, autorët do të gjenden e do të vihen përpara drejtësisë.

Më tej duke dhënë mesazh për vlonjatët, numri dy i PD-së kërkoi prej tyre te distancohen nga alternativa e tritolit, duke theksuar se “të tilla ngjarje nuk do të ulin entuziazmin e fushatës elektorale të demokratëve, por përkundrazi do e shtojnë atë.

REAGON PS: DISTANCOHEMI, TË ZBARDHET E VËRTETA
Partia Socialiste dhe kandidatët e saj distancohen ka akti i hedhjes së lëndës plasëse në banesën e bashkëqytetarit tonë dhe Kryetarit të PD, Dega Vlorë, njëkohëshisht kandidat për deputet i PD në Qarkun e Vlorë, z.Ardian Kollozi.

Partia Socialiste Vlorë, permes nje njoftimi për media kërkon nga organet kompetente zbardhjen sa më shpejt të motiveve dhe autorëve të kësaj ngjarjeje dhe vënien e tyre para drejtësisë.

“Përmes medias mësuam për aktin e hedhjes së një sasie lënde plasëse në banesën e bashkëqytetarit tonë dhe Kryetarit të PD, Dega Vlorë, njëkohëshisht kandidat për deputet i PD në Qarkun e Vlorë, z.Ardian Kollozi. Partia Socialiste dhe kandidatët e saj distancohen prerë dhe e konsiderojnë këtë veprim një akt vandal dhe të papërgjegjshëm, dhe pavarësisht çdo lloj motivi, të papranueshëm për shoqërinë tonë, për më tepër në këtë klimë zgjedhore. Partia Socialiste Bashkia Vlorë, me këtë rast, kërkon nga organet kompetente shtetërore dhe i nxit ato për zbardhjen sa më shpejt të motiveve dhe autorëve të kësaj ngjarjeje dhe vënien e tyre para drejtësisë. Këto akte dhune, që cënojnë, jo thjesht rendin dhe qetësinë publike, por mbi të gjitha rrezikojnë seriozisht jetën e qytetarëve, qëndrojnë në antitezë të plotë të vlerave të demokracisë dhe të shtetit të së drejtës dhe për këtë dënohen me forcë nga opinioni qytetar i Vlorës. Partia Socialiste Bashkia Vlorë gjithashtu distancohet nga deklarata e PD Dega Vlorë dhe i bën thirrje drejtuesve të saj të mos e politizojnë situatën dhe të lënë organet kompetente të shprehen në lidhje me aktin, qëllimin dhe autorët e tij. Partia Socialiste Bashkia Vlorë, është e vendosur në qëndrimin e saj për të dënuar çdo akt që do të cënonte këtë frymë mirëkuptimi e tolerance dhe dënimin me forcë të autorëve të këtij akti të paprecedent”, përfundon reagimi.

DEGA E PD VLORË: AKTI ME PRAPAVIJË POLITIKE
Dega e Partisë Demokratike Vlorë, ka reaguar në lidhje me shpërthimin pranë banesës së Ardian Kollozit, kreut të kësaj dege në qytetin Bregdetar. Në deklaratën e shpërndarë për media, dega e PD-së, duke e cilësuar akt terrorist në kulmin e fushatës elektorale, thekson se ngjarja ka prapavijë politike.

"Falanga të krimit vunë dje një sasi eksplozivi pranë banesës së kryetarit të degës së Partisë Demokratike të Vlorës, Ardian Kollozi, njëkohësisht kandidat për deputet në zgjedhjet e 23 qershorit. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe nga shpërthimi i fuqishëm pati dëme të konsiderueshme materiale në hyrjet dhe në dyert e disa apartamenteve. Ky akt i pastër terrorist vjen në kulmin e fushatës elektorale dhe duket qartë se ka një prapavijë politike. Kandidatët e Partisë Demokratike janë duke zhvilluar prej ditësh një fushatë të qytetëruar në qytetin e Vlorës dhe në bashkitë e komunat përreth, gjatë së cilës nuk është shënuar as edhe incidenti më i vogël. Shpërthimi ndodhi pikërisht në ditën që ishte paralajmëruar një takim elektoral i kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, në komunën e Novoselës, vetëm pak kilometra larg qytetit. Zoti Rama është edhe kryesuesi i listës së deputetëve të Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës", thuhet ndër të tjera ne deklaratën e degës së PD-së në Vlorë.

Dega e Partisë Demokratike e Vlorës dënon krimin dhe i kërkon organeve të rendit dhe të drejtësisë zbardhjen në një kohë të shkurtër të ngjarjes dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë, ajo i kërkon anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike që të ruajnë qetësinë.

“Dega e Partisë Demokratike e Vlorës Ajo shpreh bindjen e plotë se falangat e krimit do të vihen shumë shpejt në bankën e të akuzuarve dhe do të marrin atë që meritojnë. Njëkohësisht, ajo i kërkon kundërshtarëve politikë që të distancohen menjëherë nga akti terrorist, si gjesti minimal se i qëndrojnë ballafaqimit të ideve dhe alternativave në këto zgjedhje. Ndërkohë, ajo i kërkon anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike që të ruajnë qetësinë dhe të vijojnë dialogun e qytetëruar me zgjedhësit e qarkut të Vlorës, duke pasur besim të plotë se kjo ngjarje nuk do të ndikojë aspak në frymën entuziaste të fushatës sonë. Përkundrazi, ky akt burracak do të motivojë më shumë votuesit e Partisë Demokratike dhe qytetarët e pangazhuar që të mbështesin forcën tonë politike. Qytetarët e Vlorës duhet ta dinë se nuk ka asgjë në botë që mund ta ndalë fitoren e Partisë Demokratike më 23 qershor”, përfundon deklarata.
(a.k/e.m/BalkanWeb)
♛Melody♛
♛Melody♛

Eksploziv banesës së kreut të PD-së në Vlorë, PS: Distancohemi nga akti Coolte21

Shteti Shteti : Eksploziv banesës së kreut të PD-së në Vlorë, PS: Distancohemi nga akti Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi