Pritë Para Banesës Shqiptarit Në Itali, Plumba Në Sy Të Gruas E Djalit!
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Pritë Para Banesës Shqiptarit Në Itali, Plumba Në Sy Të Gruas E Djalit!
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një provincë të Milanos në Itali në Locate Triulzi, ku nje shqiptar me precedentë penalë i moshës 31 vjeçare teksa po kthehej për në shtëpi me të shoqen 32 vjeç dhe djalin 4 vjeç, i ishte ngritur një pritë nga një person i armatosur.
Duket se mes shqiptarit dhe autorit kishte ndodhur një debat i zjarrtë çka bëri që i armatosuri të qëllojë drejt tij, si shenjë paralajmërimi se mund ta priste diçka shumë më e rëndë.
Nga gëzhojat e pushkës, mbetën të plagosur edhe gruaja e shqiptarit dhe fëmija i vogël, por fatmirësisht me plagë të lehta.
Nga të dhënat e para siç raporton Noa.al, autori i cili dyshohet të jetë gjithashtu shqiptar kishte shkuar në këmbë para shtëpisë së tij, ku në hyrje të banesës qëlloi me pushkë duke e lënë të plagosur në këmbë dhe trup.
Menjëherë pas kësaj autori i ngjarjes u largua me vrap duke humbur gjurmët. Mësohet se 31 vjeçari i plagosur ka precedentë penalë në drejtësinë italiane për shantazh, grabitje, rrëmbim personi dhe trafik droge. Nga ana e policisë vijojnë intensivisht hetimet për të zbuluar motivet e ngjarjes së rëndë, si dhe lidhjet mes autorit dhe të dëmtuarit.a.y/noa
Similar topics
» Itali, arrestohet i dyshuari për vrasjen e shqiptarit në Britani
» Itali, vajza shqiptare e hedhur ne qesen e plehrave po lufton me jeten, gra e burra proteste para spitalit
» E La E Fejuara, 24-Vjeçari Shpërthim Me Tritol Banesës
» Eksploziv banesës së kreut të PD-së në Vlorë, PS: Distancohemi nga akti
» Greqi, historia e “llahtarshme” e shqiptarit të marrë peng
» Itali, vajza shqiptare e hedhur ne qesen e plehrave po lufton me jeten, gra e burra proteste para spitalit
» E La E Fejuara, 24-Vjeçari Shpërthim Me Tritol Banesës
» Eksploziv banesës së kreut të PD-së në Vlorë, PS: Distancohemi nga akti
» Greqi, historia e “llahtarshme” e shqiptarit të marrë peng
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi