AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Edhe Bin Ladeni s’kishte kaq agjentë nga pas”

Shko poshtë

“Edhe Bin Ladeni s’kishte kaq agjentë nga pas” Empty “Edhe Bin Ladeni s’kishte kaq agjentë nga pas”

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri May 31, 2013 9:35 pm

“Edhe Bin Ladeni s’kishte kaq agjentë nga pas” Skender-Tufa-320x210Ish të përndjekurit, 6 orë në polici. U kapën me bidonë me benzinë tek Parlamenti

Silvana Muça

Dy ish të përndjekur politikë në kohën e diktaturës, Skënder Tufa dhe Petrit Lipe, janë kapur në “flagrancë” me bidonë me benzinë, në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë. Ata janë shoqëruar menjëherë në polici, ku dhe janë mbajtur mbi gjashtë orë në birucë, ndërsa pas daljes pohuan se janë torturuar. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 09:00, ku brenda sallës së Parlamentit pritej të niste seanca e jashtëzakonshme për votimin e tri ligjeve të integrimit. Policia thotë se ka parandaluar ndonjë akt të mundshëm vetëflijimi, ndërsa ish të përndjekurit politikë pohojnë se do të digjnin goma.

Në një lidhje telefonike për gazetën “Shqip”, Tufa dhe Lipe janë shprehur se u dhunuan fizikisht nga oficerët e policisë gjatë momentit që janë mbajtur të izoluar, e për pasojë i janë drejtuar Avokatit të Popullit, për të denoncuar rastin.

“Jemi mbajtur të shoqëruar rreth gjashtë orë në polici, pasi na kapën me bidonë benzine. Nuk kishin arsye që të na trajtonin në atë formë, pasi tentuam të bënim një veprim qytetar, për t’i thënë politikës aktuale që boll u tallët me qytetarët, sidomos me shtresën e të përndjekurve politikë. Nuk e çuam deri në fund aktin tonë protestues, pasi na spiunuan nga brenda. Gjatë ushtrimit të forcës, më kanë thyer edhe syzet. Nuk i kam me vete, më kanë ngelur tek furgoni i policisë”, shprehet Tufa. Ndër të tjera ai tregon edhe të vërtetën e bidonëve të benzinës, duke thënë se në momentin që krerët e qeverisë do të futeshin në Parlament, do t’u vinin flakën disa gomave të makinave.

“I them kreut të qeverisë aktuale dhe bashkëpunëtorëve të tij se do t’ia çoj flakën tek zyra. Sot (dje) u përpoqëm që t’ia çonim tek dera, por u ndaluam sepse u përgjuam. Gjithsesi, kjo nuk na bën që ne të ndalemi ndaj këtyre sulmeve. Do t’i ndez gomat që nga Universiteti dhe do t’ia çoj në zyrë Sali Berishës. Kudo që shihni vatra zjarri me goma, dijeni që autorët jemi ne”, deklaron Tufa. Përndjekja e tij nga policia vazhdon të jetë e pandërprerë, duke theksuar faktin se as Bin Laden nuk ka pasur kaq shumë agjentë nga pas. “Lufta” mes të përndjekurve dhe qeverisë aktuale ka disa vite që ka nisur.

Ata pretendojnë se Kryeministri Berisha nuk u ka dhënë shpërblimet e viteve të burgut, ndonëse një gjë e tillë është e përcaktuar me ligj. Si pasojë e kësaj, një përfaqësi ish të përndjekurish u futën në grevë urie, e cila përfundoi me një viktimë, Lirak Bejko, dhe një i plagosur rëndë, Gjergj Ndreca.



Somario

Na spiunuan nga brenda. Sot (dje) u përpoqëm që t’ia çonim tek dera, por u ndaluam sepse u përgjuam



Deklarata

Do t’i ndez gomat që nga Universiteti dhe do t’ia çoj në zyrë Sali Berishës. Kudo që shihni vatra zjarri me goma, dijeni që autorët jemi ne./gazeta-shqip
♛Melody♛
♛Melody♛

“Edhe Bin Ladeni s’kishte kaq agjentë nga pas” Coolte21

Shteti Shteti : “Edhe Bin Ladeni s’kishte kaq agjentë nga pas” Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi