AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sa i dëmshëm është sinjali Wi-Fi ?

Shko poshtë

Sa i dëmshëm është sinjali Wi-Fi ?  Empty Sa i dëmshëm është sinjali Wi-Fi ?

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri May 31, 2013 6:21 pm

Vajzat e reja të klasës së nëntë nga Danimarka kanë bërë së fundi eksperimentin shkencor që është duke shkaktuar interesim të madh në komunitetin shkencor.

Rezultatet mund t’ju befasojnë.

Vajzat kanë vënë re që nëse kanë fjetur me telefonat mobilë afër kokës gjatë natës, shpesh kane pasur vështirësi në koncentrim në shkollë ditën e ardhshme.
Ato kanë dëshiruar të testojnë efektin e rrezatimit të telefonave në njerëz, por shkolla e tyre, Hjallerup Skole në Danimarkë nuk ka pasur pajisje për një eksperiment të tillë. Kështu në vend të kësaj vajzat kanë dizajnuar një eksperiment që do të testonte efikasitetin e rrezatimit të telefonit tek bimët.

Studentet kanë vendosur gjashtë shporta të mbushura me Lepidium sativum, një lloj bime kopshti në një dhomë me rrezatim dhe gjashtë shporta me fara në një dhomë tjetër afër dy routereve që sipas kalkulimeve të vajzave kanë emetuar tipin e njëjtë të rrezatimit si një telefon i zakonshëm.

Përgjatë 12 ditëve vajzat kanë vrojtuar, matur, peshuar dhe fotografuar rezultatet e tyre. Edhe pse deri në fund të eksperimentit rezultatet kanë qenë mjaft të qarta, farat e bimëve të vendosura pranë routereve nuk janë rritur.

Shumë nga ato kanë qenë tërësisht të vdekura derisa farat e bimëve të mbjella larg nga routeri kane lulëzuar. Eksperimenti ka bërë që vajzat të fitojnë çmimet kryesor në gara shkencore rajonale dhe ka nxitur interesimin e shkencëtarëve në gjithë boten.

Sipas Kim Horsevad, mësimdhënëse në Hjallerup Skole në Danimarkë, ku është bërë eksperimenti me bimë, një profesor i neuroshkencës në Karolinska Institute në Suedi është interesuar në përsëritjen e eksperimentit në mjedise shkencore të kontrolluara profesionalisht./Femina.al
♛Melody♛
♛Melody♛

Sa i dëmshëm është sinjali Wi-Fi ?  Coolte21

Shteti Shteti : Sa i dëmshëm është sinjali Wi-Fi ?  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi