AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Moore: Mbështesim ambasadorin Arvizu

Shko poshtë

Moore: Mbështesim ambasadorin Arvizu Empty Moore: Mbështesim ambasadorin Arvizu

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu May 30, 2013 1:50 am

Moore: Mbështesim ambasadorin Arvizu MOORE%20ramaTIRANË- Jonathan Moore, Drejtori për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit ka nisur takimet për çështjen e KQZ-së. Në prononcimin për mediat pas takimit me kreun e PS-së Edi Rama, Moore shprehu mbështetjen ndaj ambasadorit Arvizu, i cili vazhdimisht ka deklaruar se duhen institucione të pavaruara që garantojnë zhvillimin normal të zgjedhjeve.

A i propozuat ndonjë zgjidhje për KQZ zotit Rama?

“Ju faleminderit për pyetjen. Ky është vetëm takimi i parë dhe gjatë kësaj vizite unë do të kem takime me njerëz sot dhe nesër. Jam i kënaqur nga takimi me zotin Rama. Pres me padurim të takoj kryeministrin, të takoj dhe zotin Meta. Do të bëj një vizitë dhe në Durrës dhe në fund do të kem më shumë për të thënë. Në këtë pikë, jam vetëm në fillim të vizitës.”

A shpresoni për marrëveshje për KQZ?

"Sigursht që ne na pëlqen të shohim, siç e kemi thënë shumë herë më parë, siç e ka bërë të qartë edhe Ambasadori Arvizu, duam të sigurohemi që njerëzit të kenë besim te procesi elektoral, te institucionet dhe në rezultatin e zgjedhjeve. Por siç e thashë, unë sapo e nisa vizitën time këtu. E vlerësoj mikpritjen dhe mundësinë për të qenë këtu në Shqipëri dhe do të kem më shumë për të thënë nesër, pasi të kem përfunduar vizitën time nesër në mbrëmje."

Berisha: Do të zbatojmë ligjin për KQZ-në

Kryeministri Berisha, i pyetur në lidhje me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, u shpreh se është i vendosur të zbatojë ligjet e vendit dhe se është në konsultime te vazhdueshme me Departamentin Amerikan të Shtetit në lidhje me këtë çështje. Duke folur për miratimin në parlament të tre ligjeve, zoti Berisha tha se për momentin ai nuk ka asnjë efekt pasi shqyrtimi i statusit të Shqiperisë do të bëhet në tetor ndërsa miratimi në dhjetor.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/
♛Melody♛
♛Melody♛

Moore: Mbështesim ambasadorin Arvizu Coolte21

Shteti Shteti : Moore: Mbështesim ambasadorin Arvizu Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi