AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një kryq të madh fletës së votimit

Shko poshtë

Një kryq të madh fletës së votimit Empty Një kryq të madh fletës së votimit

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed May 29, 2013 10:33 pm

FATOS LUBONJA
Ndaj pyetjes “për kë sugjeron të votojmë në këto zgjedhje?” përgjigjja që më rezulton më e arsyeshmja është: Nuk duhet të mbajmë përgjegjësi as për lënien e Berishës në pushtet dhe as për sjelljen e dyshes Rama – Meta në pushtet. Por nuk mjafton kaq, duhet të shprehet me votë edhe protesta ndaj të dyja palëve. Dhe kjo bëhet jo duke abstenuar, por duke shkuar në qendrën e votimit, duke e marrë fletën dhe duke i futur një kryq të madh asaj flete.
Nëse do t’i përmblidhja arsyet e këtij qëndrimi sa më shkurtimisht, këto do të ishin:
Berisha ka dështuar në krijimin e shtetit të së drejtës.
Ka dështuar në luftën kundër sistemit të korrupsionit, klientelizmit, të kapjes së shtetit nga krimi.
Ka dështuar në futjen e vendit në një ekonomi të qëndrueshme, me vizion afatgjatë.
Së fundi, por me shumë rëndësi: ka grumbulluar shumë pushtet, ndërkohë që e ka humbur thuajse fare kontaktin me realitetin, dhe ta lësh atë në pushtet akoma, do të thotë ta thellosh këtë të keqe.
Në këtë pikë, madje, pyetja shtrohet: A është e drejtë të thuhet “ka dështuar?” Sepse dështimi nënkupton një punë në një drejtim që nuk e arrin rezultatin e pritur. Më duket se i bën një favor të madh Berishës të besosh ende se ai i kishte seriozisht premtimet elektorale të vitit 2005, por se, për një mijë rrethana, nuk mundi t’i mbajë ato, prandaj le t’i japim një shans tjetër. Berisha dhe të tijtë na kanë mashtruar me vetëdije të plotë në vitin 2005. Synimi i tyre ka qenë kapja e sistemit që kishin ngritur socialistët dhe shfrytëzimi i tij për qëllime personale dhe të klanit. Rezultati është një përkeqësim edhe më i madh, pasi ky sistem, kështu siç është, nuk mund të bëjë veçse keq.
Pse të mos votojmë atëherë për atë që shumë e quajnë “e keqja më e vogël”, dyshja Rama – Meta?
Së pari, sepse këta nuk të lënë as shpresën më minimale se kanë për synim të ndryshojnë sistemin. Qëllimi i tyre është i qartë: rimarrja e tij nga duart e Berishës në duart e tyre. Dhe, siç e thashë, ky sistem, kështu siç është, nuk mund të prodhojë veçse të këqija njëlloj si një sëmundje që vjen e përkeqësohet kur nuk kurohet si duhet. Futja e Metës në koalicion me Ramën hoqi çdo iluzion lidhur me këtë kurim.
Së dyti, ashtu siç janë zhvilluar ngjarjet, dita-ditës po bëhet më e qartë se këto zgjedhje jo vetëm që nuk do të ndryshojnë gjë në sistemin politik ekonomik e mediatik, por do të jenë më shumë si lufta finale për eliminimin e tjetrit. Pra, nëse këta njëzet vjet kemi pasur luftën e dy copave të Partisë së Punës që kanë funksionuar me të njëjtën mendësi autoritare, përjashtuese, sot kemi arritur në një moment kur ai që fiton e përjashton përfundimisht tjetrin, duke marrë në dorë krejt sistemin dhe duke na e kthyer të plotë në pushtet Partinë e Punës. Një largim i Berishës me shumë gjasa do të ishte edhe një shkërmoqje e PD-së, që mbahet në këmbë kryesisht në sajë të favoreve të pushtetit, veçanërisht në këtë gjendje krize.
Thënë këto, tek e fundit, personalisht preferoj të bëj pjesë tek ata që mendojnë se duhet të hidhet që sot fara e gjësë së re që duhet të lindë në Shqipëri: një lëvizje apo parti që duhet të ketë në programin e saj dy gjëra kryesore:
Së pari, denoncimin e kësaj kaste të superkorruptuar e të superkriminalizuar – një arsye kjo shumë e rëndësishme për të mos votuar as njërën, as tjetrën.
Se dyti, përfaqësimin e interesave të shtresës së papërfaqësuar nga partitë e sotme, çka do të thotë se duhet të jetë një parti e majtë e që së bashku me këtë përfaqësim, do të duhet të luftojë për ndërtimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, që mungojnë krejtësisht në këtë vend.
Pra, duhet të jetë një parti që do të lindë si opozitare e vërtetë ndaj cilësdo nga të dyja që do të vijnë në pushtet pas këtyre zgjedhjeve – edhe kjo një arsye tjetër shumë e rëndësishme që të mos votohet asnjëra.
Pyetja që mund shtrohet sot në këtë kontekst është: Fitorja e cilës palë do ta bënte më të lehtë krijimin e një partie të tillë? Edhe këtu jemi plot me kundërthënie. Një fitore e Ramës dhe Metës në disa aspekte do ta ndihmonte, pasi do të lëviznin më shumë ujëra. Po ashtu zhgënjimi i shpejtë me ta do të hiqte edhe iluzionin e fundit te pjesa që ende beson te kjo klasë politike. Por, në disa aspekte të tjera, sipas meje, do ta vononte më shumë se sa një fitore e Berishës, pasi këta do t’ia zgjasnin më shumë jetën sistemit që kanë ngritur. Një fitore e Berishës, nga ana tjetër, do ta delegjitimonte përfundimisht këtë të ashtuquajtur të majtë dhe liderët e saj Rama – Meta, do të ndihmonte për lindjen e diçkaje të re, por, nga ana tjetër, duke pasur parasysh se Berisha kontrollon edhe institucione të tjera, do të krijonte një klimë edhe më të vështirë për lirinë.
Tek e fundit, mendoj se edhe këto kundërthënie janë një argument më shumë për t’i hequr një kryq të madh fletës së votimit si shenjë proteste dhe mosmbajtjeje përgjegjësie për sjelljen në pushtet të kësaj kaste, si dhe si thirrje për të krijuar diçka të re./panorama

♛Melody♛
♛Melody♛

Një kryq të madh fletës së votimit Coolte21

Shteti Shteti : Një kryq të madh fletës së votimit Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi