AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Formula 1, çmimi i madh i Britanisë në Silverstoun

Shko poshtë

Formula 1, çmimi i madh i Britanisë në Silverstoun Empty Formula 1, çmimi i madh i Britanisë në Silverstoun

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Jul 01, 2013 4:55 am

Formula 1, çmimi i madh i Britanisë në Silverstoun Formul%20one_7

Dy fitore në tri garat e fundit. Niko Rosberg triumfoi në Çmimin e Madh të Britanisë në Silverstoun me makinën e tij Mercedes, duke lënë pas Ueberin dhe Alonson, në një ditë emocionesh të forta në pistën britanike me kampionin e botës, Sebastian Fetel që humbi garën në xhirot e fundit.
Rosberg u nis i dyti pas shokut të tij të skuadrës Hamilton dhe u duk se do të mbetej pas, ndërsa u kalua nga Fetel dhe Masa i Ferrarit bëri një start fluturues.
Menjëherë filluan problemet. Fillimisht, shpërtheu goma e Mercedesit të Ljuis Hamiltonit që e mbajti makinën në garë.
Më pas është radha e Felipe Masës që të provojë të njëjtin problem.
I treti ishte Vernj që humbi gjithashtu gomën.
Makina e sigurisë hyri menjëherë në pistë për të garantuar pastrimin e saj nga copërat e gomave.
Rinisja ishte me Fetelin në krye dhe Rosbergun të dytin, ndërsa Alonso kishte shpresa dhe fat në vendin e katërt.
Por, kur spanjolli u kalua nga Ueber, u kuptua se Ferrari kishte probleme të mëdha.
Megjithatë, shpresat e Alonsos për titull u ngjallën kur kryesuesi dhe kampioni i botës, Fetel, u detyrua të tërhiqej për një problem në makinën e tij Red Bull.
Rosberg doli në krye, por pas tij lufta për pikë dhe podium ishte e ashpër.
Ueber u mbajt fort në vend të dytë, ndërsa Alonso nisi rikuperimin duke kaluar Raikonenin. Më tej, edhe Hamilton parakalon finlandezin, por nuk ka kohë të ndjekë dhe të arrijë spanjollin e Ferrarit që përfundon i treti.
Fetel mbetet në krye të botërorit me 132 pikë dhe Alonso e ndjek me 111.
♛Melody♛
♛Melody♛

Formula 1, çmimi i madh i Britanisë në Silverstoun Coolte21

Shteti Shteti : Formula 1, çmimi i madh i Britanisë në Silverstoun Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi