AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vrasësi më i madh i të gjitha kohërave, një shpikës!

Shko poshtë

Vrasësi më i madh i të gjitha kohërave, një shpikës! Empty Vrasësi më i madh i të gjitha kohërave, një shpikës!

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue Aug 27, 2013 5:40 pm


Vrasësi më i madh i të gjitha kohërave, një shpikës! James-240x320-225x300
James Buchanan Duke
William Kremer, BBC
Duket shumë e padëmshme, e bardhë, 8 centimetra e gjatë dhe më e hollë se sa gishti i një foshnje, por cigaret sot kritikohen si asnjë produkt tjetër. Kush i shpiku ato dhe sa përgjegjësi ka për vdekjet e panumërta që ka shkaktuar shpikja e tij? 
Një kirurg amerikan, Alton Ochsner, rikujton se kur ishtestudent në vitin 1919, klasa e tij u thirr të vëzhgonte autopsinë e trupit të dikujt që kishte vdekur nga kanceri në mushkëri. Në atë kohë, sëmundja ishte kaq e rrallë sa studentët mendonin se kishte shumë pak gjasa që t’i binte sërish rasti ta vëzhgonin nga afër.
Por në vitin 2000, vlerësohej se 1,1 milionë njerëz po vdisnin çdo vit nga kjo sëmundje dhe 85 për qind e tyre qenë sëmurë nga një faktor i vetëm, duhani.
“Cigarja është artefakti më vdekjeprurës në historinë e qytetërimit njerëzor”, thotë Robert Proctor i Universitetit të Stanfordit. “Besohet se ka vrarë rreth 100 milionë njerëz përgjatë shekullit të 20”.
Jordan Goodman, autori i Historisë së Duhanit, thotë se si një historian, ai është i kujdesshëm të mos i vërë gishtin një individi të caktuar “por në historinë e duhanit, ai është shumë i bindur se përgjegjësi kryesor ishte James Buchanan Duke – i njohur shkurtimisht si Buck Duke, njeriu përgjegjës për fenomenin e shekullit të 20 të njohur si cigarja”.
Jo vetëm që Duke ndihmoi në krijimin e cigareve moderne, por ai ishte edhe pionier i marketizimit dhe shpërndarjes që solli edhe suksesin e kësaj forme në çdo kontinent.
Më 1880-n, në moshën 24-vjeçare, Duke hyri në atë që në atë kohë ishte thjesht një pjesë e vogël e biznesit të duhanit – cigare të gatshme. Me një skuadër të vogël në Durham, Karolina e Veriut, ai filloi me cigaret e gatshme të përgatitura me dorë.
Dy vjet më vonë ai pa një mundësi të re. Filloi të punojë me një djalosh mekanik të quajtur James Bonsack, i cili tha se mund të mekanizonte prodhimin e cigareve. Duke u bind se njerëzit do të dëshironin të tymosnin këto cigare të rrumbullakosura pastër në mënyrë simetrike nga makineria.
Vrasësi më i madh i të gjitha kohërave, një shpikës! Timthumb-1-300x168
Makineria e Bonsack e revolucionarizoi industrinë e cigareve.
“Në thelb kemi të bëjmë me një cigare me gjatësi të pafundme, të prerë në gjatësinë e përshtatshme”, thotë Robert Proctor. Fundi i hapur nënkupton që ishte mundësia për t’u “ëmbëlsuar me shtesa kimike”. Ata shtuan glicerinë, sheqer molash, si dhe kimikate për të ndaluar tharjen.
Por mbajtja e cigareve të njoma nuk qe sfida e vetme që shpikja e Bonsack kishte krijuar për Duke. Ndërsa vajzat në fabrikën e tij zakonisht arrinin të prodhonin 200 cigare në turn, makina e re arriti të prodhojë 120 mijë cigare në ditë, ose sa një e pesta e të gjithë konsumit të SHBA-së në atë kohë.
“Problemi ishte që ai prodhoi më shumë cigare nga sa mund të shiste”, thotë Goodman. “Atij iu desh të punonte se si të kapte tregun”.
Përgjigjja u gjet te reklama dhe marketingu. Duke sponsorizoi gara, i dhuroi cigaret e tij nëpër spektakle bukurie dhe vendosi reklama në revistat e para që në atë kohë sapo kishin filluar të dilnin. Ai gjithashtu kuptoi se përfshirja nëpër paketa të kartave të koleksionueshme ishte një mënyrë e mirë për ta bërë ves duhanin. Vetëm në vitin 1889, ai shpenzoi 800 mijë dollarë në marketing (rreth 25 milionë dollarë me vlerën e sotme).
Bonsack e mbajti për vete patentën e makinerisë së tij, por falë ndihmës së Duke për zhvillimin e saj, i ofroi atij një ulje prej 30 përqindësh në çmimin e qerasë.
Ky avantazh konkurrues – i plotësuar me promovim masiv dhe të disiplinuar – ishte çelësi drejt suksesit fillestar të Duke. Siç pati besuar ai, njerëzit e pëlqyen cigaren e prodhuar me makineri. Ato kishin pamje moderne dhe ishin më higjienike. Një fushatë reklamash e vuri këtë në dukje si avantazh ndaj purove, të cilat prodhoheshin duke përdorur duar njerëzore.
Por megjithëse pirja e cigareve u katërfishua në SHBA gjatë 15 viteve deri më 1900, sërish kjo mbeti një pjesë periferike e tregut. Shumica e duhanit përtypej apo tymosej përmes llullave dhe purove.
Duke ishte vetë një duhanpirës dhe pa potencialin e cigareve si një mundësi për t’u përdorur në vendet e njohura tradicionalisht për përdorimin e llullës apo purove, si dhomat e lojërave apo restorantet. Lehtësia me të cilën mund të ndizeshin dhe – ndryshe nga llullat – qëndronin të ndezura, ishte e përshtatshme për pushimet e kafesë në jetën e qyteteve moderne.
“Cigaret u përdorën me të vërtetë në një mënyrë të re”, thotë Proctor. “Dhe ato ishin një rrugë e mesme – kjo është ironia më e madhe, – besohej se cigaret ishin më pak të dëmshme se sa purot për shkak se ato ishin thjesht ‘cigare të vogla’ apo jo?”.
Ne e dimë tani se cigaret shkaktojnë shumë më tepër varësi se sa purot. Fakti është që tymi thithet – gjë që nuk është tradicionale për purot – dhe kjo gjë i bën më të rrezikshme cigaret e holla dhe elegante. Por korrelacioni mes duhanpirjes dhe kancerit të mushkërive nuk u zbulua deri në vitet 1930 dhe lidhja shkakësore nuk u vërtetua shkencërisht deri më 1957 në Britaninë e Madhe dhe më 1964 në SHBA.
Në fakt, deri në këtë kohë, cigaret reklamoheshin si të shëndetshme. Ata qenë në listën e enciklopedisë farmaceutike deri më 1906 dhe rekomandoheshin për kollë, të ftohtë dhe tuberkuloz (një sëmundje që tashmë Organizata Botërore e Shëndetësisë e lidh pikërisht me duhanpirjen).
Kishte një lëvizje popullore kundër cigareve në fillim të shekullit, por kjo lëvizje ishte më shumë e shqetësuar për moralitetin se sa për shëndetin. Rritja e konsumit mes grave dhe fëmijëve krijoi shqetësimin për rënien morale të shoqërisë. Cigaret u ndaluan për këtë arsye në 16 shtete të SHBA-së mes viteve 1890 dhe 1927.
Vështrimi i Duke u hodh përtej detit. Më 1902 ai themeloi duhanin britaniko-amerikan duke u bashkuar me rivalin e tij të përtej detit, Duhani Imperial. Paketimi dhe marketizimi do të kryheshin në përshtatje me konsumatorët e ndryshëm, por cigaret mbetën po të njëjtat. Më shumë se një dekadë para se të krijohej makina “Model T” i “Ford”-it, Duke në fakt kishte krijuar një produkt universal.
“Për të, çdo cigare ishte e njëjta”, thotë Goodman. “I gjithë globalizimi me të cilin ne jemi tashmë të njohur përmes ‘McDonald’s’ dhe ‘Starbucks’, të gjitha u paraprinë nga Duke dhe cigaret.
Shpërndarja globale e cigareve po vijon edhe në ditët tona. Megjithëse duhanpirja në pjesët e pasura të botës është në rënie, kërkesa për cigare në vendet në zhvillim po rritet me 3.4 për qind në vit, duke sjellë edhe rritje të përgjithshme të duhanpirjes.
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se në rast se nuk merren masa, më shumë se 100 milionë njerëz do të vdesin nga sëmundjet e shkaktuara nga duhani në 30 vitet e ardhshme, pra më shumë se sa Sida, tuberkulozi, aksidentet me makina dhe vetëvrasjet të marra së bashku.
Duhani dhe lindja e globalizimit
Buck Duke thuhet se eci drejt hartës së botës dhe e vendosi gishtin mbi Kinë duke thënë: “Ky është vendi ku ne do të shkojmë të ndërtojmë perandorinë tonë!”.
Njeriu i ngarkuar për ta arritur këtë gjë ishte James Thomas. Deri sa kompanisë iu kërkua të largohet nga Kina më 1952, ajo kishte kapur 50 për qind të tregut. Thomas u shpërblye me një pagë nga 60 deri në 100 mijë dollarë më 1912-n, e barasvlefshme me 1.4 deri në 2.3 milionë dollarë të sotme. Howard Cox i Universitetit të Uorcester-it, thotë se Thomas ishte nga të parët perëndimorë që kuptoi mënyrën kineze të të bërit biznes, bazuar në lidhjet dhe favoret e ndërsjella.
Në fillim, cigaret u importuan nga SHBA, por prodhimi shpejt u zhvendos në Kinë. Për Cox, ky transferim i teknologjisë së prodhimit më shumë se sa të produktit është edhe pika e kthesës nga tregtia koloniale drejt epokës aktuale të globalizimit dhe korporatave shumëkombëshe.
Thomas mori skuadrën e vet të shitësve nga SHBA, por krijoi edhe bashkëpunime me kompani kineze për të shpërndarë produktin e tij. Kjo mënyrë e të bërit biznes sot është e zakonshme për kompanitë ndërkombëtare që kërkojnë të hyjnë në tregun e Kinës.
Por a mund të akuzojmë Buck Duke për të gjithë këtë? Në fund të fundit, askush nuk detyrohet të fillojë të pijë duhan, edhe pse ata që e nisin e gjejnë shumë të vështirë ta ndërpresin.
Në një ese të re në gazetën për Kontrollin e Duhanit, Rober Proctor argumenton se shumë njerëz në industrinë e duhanit ndajnë së bashku përgjegjësinë. “Ne duhet të kuptojmë se reklamat mund të jenë kancerogjene, së bashku me dyqanet apo farmacitë që i shesin. Drejtuesit që punojnë në kompanitë e cigareve shkaktojnë kancer, siç bëjnë artistët që dizenjojnë paketimet apo kompanitë e marrëdhënieve me publikun dhe reklamuesit që menaxhojnë punë të tilla”, thotë ai.
Çështje ligjore të ngritura kundër kompanive të duhanit kanë tentuar të argumentojnë se ata e dinin rrezikun që shkaktonte produkti i tyre, por nuk bënë asgjë. Buck Duke, i cili vdiq më 1925, në fakt nuk e dinte.
“Unë nuk do ta konsideroja atë fajtor për konsumimin e cigareve”, thotë biografi i tij Bob Durden, i cili ka tendencën të vërë në dukje anët pozitive të karakterit të tij. “Ai ishte shumë punëtor dhe e dashuronte punën e tij”. Ata që mund ta gjejnë fajtor Duke, ndoshta duhet të mendojnë edhe për punët e tij të mira. Ai i dhuroi më shumë se 100 milionë dollarë Kolegjit të Trinitetit në Durham, Karolina e Veriut, universitet që mori emrin Duke më 1924 (për nder të James Buchanan Duke, babait të Buck Duke).
Por nëse nuk do të ishte për Buck Duke, a do të ishte ende Amerika duke e përtypur duhanin edhe sot e kësaj dite? Goodman beson se bota po ecte në mënyrë të pashmangshme drejt prodhimit të mekanizuar të cigareve. Makineria e Bonsack nuk ishte prototipi i vetëm dhe nëse Duke nuk do ta kishte kapur këtë mundësi, një tjetër do ta kishte zëvendësuar.
“Ai ishte njëkohësisht një hero dhe një batakçi. Buck Duke është një hero për shkak se ai e kuptonte tregun, kuptonte psikologjinë njerëzore, çmimet, kuptonte reklamën. Ai nuk është batakçi në këtë kuptim”, thotë Goodman.
Megjithatë, sado të mëdha të jenë arritjet e Duke si një arkitekt i prodhimit masiv dhe globalizimit, legjenda e tij do të vijojë të eklipsohet nga pasojat e asaj që krijoi. “Ai e bëri botën të pijë cigare”, thotë Goodman. “Dhe është cigarja problemi më i madh i shekullit të njëzetë”.
 
Posteri
Gratë janë të lira! (1929)
Dr. Robert K Jackler i Universitetit të Stanford-it, Shkolla e Mjekësisë, shpjegon se si u bindën gratë të tymosin në fillim të shekullit të 20.
Industria kishte një problem. Pirja e cigareve nga gratë konsiderohej në atë kohë një veprim shumë i ulët. Për t’i bindur ato, duhej të ndryshohej mentaliteti kulturor.
Një grua që pinte cigare në një cep rruge ishte simbol i një prostitute. Një grua e denjë nuk mund të kapej kurrë duke pirë duhan në publik.
Edward Bernays, i cili ishte një kushëri i Sigmund Freud, u punësua nga Kompania Amerikane e Duhanit për të hartuar një strategji të marrëdhënieve me publikun, të tillë që të ndryshonte mentalitetin e grave. Bernays njihet nga disa si themelues i Marrëdhënieve me Publikun dhe nga të tjerë, si një propagandues i neveritshëm dhe i paskrupullt.
Vonë në vitet 1920, për shembull, kompania punësoi një grup vajzash për të marshuar përgjatë “Fifth Avenue” gjatë Paradës së Pashkëve, duke mbajtur “pishtarët e lirisë”, pra duke pirë cigare. Pas kësaj, duhanpirja u bë simbol i emancipimit të grave.
 
Shpikësit
Tregtarët e vdekjes
Automatiku i sulmit AK-47 ose Kallashnikovi – është arma më popullore në planet. Besohet se janë rreth 100 milionë kallashnikovë aktualisht në qarkullim nëpër botë, por krijuesi i saj, Mikhail Kalashnikov, (majtas), ndjen keqardhje për faktin se është bërë arma e parapëlqyer për ushtritë guerile të botës.
“Nuk janë dizenjuesit ata që duhet të marrin përgjegjësinë finale për faktin se ku përfundojnë armët – janë qeveritë që duhet të kontrollojnë prodhimin dhe eksportimin”, thotë ai.
J Robert Oppenheimer (qendër), së bashku me Enrico Fermi, shihet shpesh si “babai i bombës atomike” për rolin e tij në projektin Manhatan, Programin e Luftës së Dytë Botërore që zhvilloi armët e para bërthamore. Pas luftës ai u bë kryekëshilltar i Komisionit të Shteteve të Bashkuara për Energjinë Atomike dhe këmbënguli për kontrollin ndërkombëtar të fuqisë bërthamore e u përpoq të ndalonte përhapjen e armëve bërthamore.
Kimisti suedez Alfred Nobel patentoi dinamitin dhe gelinjitin. Më 1888, kur një gazetë franceze aksidentalisht publikoi obituarin e tij, ai u trondit kur lexoi: “Tregtari i vdekjes, vdiq… Dr. Alfred Nobel, i cili u bë i pasur duke gjetur mënyra për të vrarë më shumë njerëz dhe më shpejt se kurrë më parë, vdiq dje”. Besohet se kjo e shtyu atë të heqë dorë nga 2.69 milionë dollarë kur vdiq më 1896. (301 milionë dollarë me vlerën e sotme). Ai la porosi që këto para të përdoreshin për çmimet “Nobel”.
 
Kostot e duhanit
Cigaret shkaktojnë mesatarisht 1 vdekje për 1 milion të tymosura. Një kontejner 12 metra i gjatë përmban 10 milionë cigare, gjë që nënkupton se në çdo kontejner gjenden rreth 10 viktima. Një fabrikë si ajo Hongta në Kinë është përgjegjëse për shkaktimin e 25 deri në 30 mijë vdekjeve në vit nga kanceri i mushkërive. Dhe dy herë më shumë për shkak të sëmundjeve të tjera.
Prodhuesit e cigareve arrijnë të fitojnë një qindarkë për çdo cigare të shitur, gjë që do të thotë se fitojnë rreth 10 mijë dollarë për çdo të vdekur.
♛Melody♛
♛Melody♛

Vrasësi më i madh i të gjitha kohërave, një shpikës! Coolte21

Shteti Shteti : Vrasësi më i madh i të gjitha kohërave, një shpikës! Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi