AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cilësitë E Një Të Dashuri Të Mirë

Shko poshtë

Cilësitë E Një Të Dashuri Të Mirë Empty Cilësitë E Një Të Dashuri Të Mirë

Mesazh nga ♛Melody♛ Wed May 29, 2013 9:07 pm

Cilësitë E Një Të Dashuri Të Mirë 2152dbe6-1a81-4c12-8cde-c1cdd32686de-0--300x199
Ja cilësitë qe i dashuri juaj duhet te këtë :

Komunikues

Një i dashur i mirë ka dëshirë të flasë me të dashurën e tij. Ai ka gjithnjë gjëra interesante për të biseduar edhe nëse nuk ka asgjë të re.

Argëtues dhe i hareshëm

Ai është aktiv dhe ka shumë gjëra që ndodhin në jetën e tij. Një i dashur i mirë është zakonisht edhe një person shumë i mirë. Ai është i pëlqyeshëm dhe ka një ngrohtësi që e afron atë me njerëzit.



Është romantik

Zakonisht meshkujt mundohen shumë derisa e bëjnë për vete një vajzë. Më pas ata harrojnë të sillen si duhet. Mos pranoni një lidhje me një person që sapo fillon lidhjen me ju pret që vetëm ju të bëni tërë punën.

Është i interesuar për jetën tuaj

A ju pyet ai për jetën tuaj çdo ditë? Një i dashur i mirë është gjithnjë i interesuar të dëgjojë për gjërat që bën e dashura e tij çdo ditë. Kjo do të thotë se atij i mungoni shumë dhe në këtë mënyrë, duke ju dëgjuar, do të ndihet sikur nuk i ka ikur asnjë moment i jetës suaj.

Miqtë dhe familja

Një i dashur i mirë kujdeset gjithnjë që të ketë një relacion të mirë me familjen dhe miqtë tuaj, për shkak se ai dëshiron që ata të binden se ai është personi i duhur për të dalë me vajzën e tyre.

Ju respekton

Ai nuk i shikon vajzat e tjera kur është afër teje. Asnjëherë nuk flet keq për ty para miqve të tij. Dhe më e rëndësishmja ai e di që ti je më e mirë se ai në shumë mënyra dhe ka admirim për këtë.

Ka qëllime në jetë

Një i dashur i mirë është ai që ka qëllime të caktuara në jetën e tij dhe mundohet t’i arrijë ato. Ai nuk ankohet për padrejtësitë e jetës. Në vend të kësaj ai e nxjerr më të mirën nga çdo situatë.

28.05.2013

Burimi: ikub.al
♛Melody♛
♛Melody♛

Cilësitë E Një Të Dashuri Të Mirë Coolte21

Shteti Shteti : Cilësitë E Një Të Dashuri Të Mirë Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi