Pasion, dashuri dhe luftë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Histori - Art & Kulture Boterore
Faqja 1 e 1
Pasion, dashuri dhe luftë
Shtëpia botuese “Saras” ka hedhur në treg romanin historik “Njeriu që i shpëtoi jetën Duçes” shkruar nga historiani Roberto Ciai. Të gjitha të fshehtat e regjimit të Benitto Musolini-t, vijnë përmes jetës së kolonelit të tij të besuar… Intrigat, zhgënjimet, hakmarrja shoqërojnë luftën që po shkatërron Mesdheun
Alda Bardhyl
E përfytyroi të ecte përgjatë korridorit duke fshirë lotët nga fytyra, të përshkonte parkun dhe të largohej si protagonistja e një filmi idiot dashurie që ka mbërritur në skenën e fundit, pak para se në ekran të rrëshqasin titrat e mbylljes. Psherëtiu. Në gojë kishte shijen e zakonshme të vrerit. I mori erë aromës së letrës. Mendja i punoi mirë. Ndjeu aromën e saj dhe e solli ndërmend. “Sigurisht që më kujtohesh. Eva. Mendja ime shkatërron vetëm kujtimet e afërta, si një fije bari nën një thjerrëze. Por në kokën time kujtimet e largëta mbeten të gjalla dhe marrin frymë ende. Është më mirë që ti të mos i dish. Ç’vlerë do të kishte? Më kujtohen, por do të varros gjithçka. Di gjëra që do t’i marr me vete në varr, që kanë të bëjnë me njerëz të afërt me ty, që nuk ia kam treguar kurrë askujt. Sepse është koha që të gjithë të kenë më në fund pak qetësi…” Kolonel Lorenco Maioli sillte në mendje këto fjali teksa gruaja që e kishte dashur vetëm me një puthje, i la një zarf të bardhë dhe iku duke tërhequr pas derën e atij spitali psikiatrik e duke shtrënguar nën qepalla lotët. “I dashur Lorenco. Nëse më sheh ndonjëherë në mendime, do të doja të isha e bukur. Por e di mirë sesa e brishtë dhe e shkurtër është kjo, aq sa dyshoj se në mendjen tënde nuk mbijeton më asgjë, nga ajo mbrëmje qershori e vitit 1932. E megjithatë mua më kujtohet ende shumë mirë. Ajri ishte i vakët. Në një film amerikan do të ishte dëgjuar kënga e bulkthave dhe do të ishin përfytyruar xixëllonjat duke lëvizur në një vallëzim përreth vezullimit të pishtarëve…” Rrëfimi i Evës ishte më i dhembshëm se plagët e luftës për kolonel Maiolin. Çdo fjalë të asaj letre ai e kishte ndier teksa endej në Romën që sapo kishte përqafuar fashizmin. I kishte ndier dhe kur turmat e pafundme të njerëzve thërrisnin “Rroftë Duçja!”, apo kur shihte vdekjen të vallëzonte aq pranë tij në fushën e luftës. Ajo kishte qenë “mburoja e tij”, “mendimi i bukur” pas së cilit ishte kapur fort për t’i shpëtuar vdekjes… Në luftë dashuria dhe vdekja janë kaq pranë njëra-tjetrës dhe vetëm nëse kapesh fort pas njërës mund t’i shpëtosh tjetrës. Dhe kolonel Maioli kishte përqafuar vështrimin e Evës, portretin e saj me flokët që i binin mbi supe, dhe sytë tërësisht të trishtuar… Jemi në Italinë e pas viteve ‘20, ku regjimi i Benito Musolinit sapo ka nisur të vërë në jetë filozofinë e tij, filozofi e cila do të frymëzonte më pas diktatorë të tjerë të ngjashëm si Hitleri, apo Francisco Fraco, gjenerali spanjoll që drejtoi Partinë Nacionaliste në Spanjë gjatë luftës civile, duke korrur fitore dhe e drejtoi Spanjën me një regjim ushtarak diktatorial për rreth 50 vjet. Jemi në kohën kur lufta sapo ka filluar dhe dëshira e Duçes për të bërë të njohur fuqinë e tij ka nisur të bëhet më e zjarrtë… Në këto vite jo të qeta, jo vetëm për vendin fqinj Italinë, por për gjithë Mesdheun, historiani i njohur italian Roberto Ciai ka marrë subjektin e romanit “Njeriu që i shpëtoi jetën Duçes”, i cili ka vetëm pak kohë që ka ardhur në gjuhën shqipe nën përkthimin e Adrian Beshaj nga shtëpia botuese “Saras”. Një roman i shkruar plot stil, për të na e sjellë luftën të gjallë përpara fletëve të një libri, e duke e ndier veten, ndërsa e lexojmë, si protagonistë të saj. Romanët e frymëzuar nga lufta apo regjimet totalitare janë më të vështirat për shkrimtarët. Këtë dyzim duket se e ka ndier dhe Ciai, ndërsa vendosi ta kthente në letërsi hulumtimin e tij prej dy vitesh në arkiva, apo në rrëfimet e protagonistëve të kohës. Ai duhet të zgjidhte midis një libri historik dhe një romani, dhe si një njohës i mirë i historisë ai e ndjeu se lufta mund të tregohet më mirë nëse futesh brenda shpirtit të saj. Roberto Ciai gjithnjë kishte qenë i joshur nga fashizmi, nga ajo siluetë gati-gati e pazbërthyeshme që kjo filozofi që lindi si ideologji nga fillimi i shekullit XX, por evoluoi si ideologji dhe pati zbatim në praktikë, ndërmjet shfaqjes së regjimeve të ndryshme, gjatë dhe mbas Luftës së Dytë Botërore, mbarte. Shumë historianë, italianë apo të huaj i janë afruar për të zbërthyer kohën që i dha një kuptim tjetër fjalës “tmerr”, revolucionit kundër modernitetit, fjalës së lirë dhe kundër idealeve politike të promovuara së pari nga revolucioni francez, kundër idealit të lirisë dhe barazisë, vlera që ishin të papranueshme për fashistët, pasi ata besonin vetëm tek urdhri, tek autoriteti, te drejtësia e besimi dhe mbrojtja e këtyre cilësive ishte dhe burimi që i shtynte fashistët të luftonin karakteristikat e sanksionuara si të rëndësishme në revolucionin francez. Kundërshtarët politikë për fashizmin kishin vetëm një alternativë sjellje, që ishte eliminimi fizik. Të kthesh në letërsi një periudhë të tillë të historisë, është një sfidë për çdo shkrimtar. Por Roberto Ciai duket se ka qenë i sigurt në rrugëtimin e tij, për ta sjellë këtë epokë në një libër. Ndoshta se ai u besonte personazheve që kishte zgjedhur të vendoste në këtë libër, u besonte historive të tyre, dhe vuante bashkë me ta. Kështu ai zgjodhi kolonel Lorenco Maiolin, një kolonel si dhjetëra të tillë që vuajtën më pas në burgjet dhe spitalet psikiatrike fashiste për ta bërë protagonist të këtij rrëfimi. Historia e tij, është historia e vetë fashizmit, është historia e Italisë së pas viteve ‘30, dhe pasojave që solli një regjim gati-gati totalitar. Një rrëfim i bërë në pjesën më të madhe të romanit përmes letrave, një gjetje e autorit, për t’i zbërthyer deri në fijet më të holla të mendimeve personazhet e tij, pasi në letra ne shprehemi më gjatë, e duket sikur mendimet që po hedhim në të nuk mbarojnë… Romani nis me një letër të kolonelit nga Ogadeni në dhjetor të vitit 1934, ku menjëherë futemi në atmosferën e luftës, ndërsa personazhi ndodhet kaq pranë shkretëtirës dhe Zotit. “Zoti dhe shkretëtira. Sipas meje, këtë s’e luan topi. Që të dy janë të pakufishëm dhe të gjithëpushtetshëm. Pa atë simetri artificiale që njerëzit u japin atyre nëpërmjet gjeografisë dhe fesë. Që të dy i sundojnë gjërat, natyrën, lutjet, dëshpërimet e njeriut. Dhe i shpërblejnë me thërrimet”, nis letra e Maiolit. Dhe as fuqia e shkretëtirës nuk mund të ndalë dot pasojat e luftës. Ushtarët e Duçes do të përfshihen në një sulm, ku koloneli humb dhe të dashurën somaleze. Në luftë nuk ka mëshirë. “Ajo më vështronte pa qarë. Sytë e saj ishin roja të pamëshirshme të shpirtit. Kore rëre, mbeteshin të mbyllura në qerpikët e saj. Në qafë i njoha varësen që i kisha dhuruar. Mbi të kisha gdhendur një ‘Të dua’ naive. Luftoja për të mbajtur lotët. Më kujtohet që e doja shumë. Kisha thurur ëndrra të mëdha dhe brenda tyre ishte gjithnjë ajo. Kishte vdekur ndërkaq. Prandaj edhe sot s’arrij të gjej qetësi dhe të gjitha netët e mia janë për të. M’u desh ta braktisja. E tradhtova. Dhe për pak e vrava edhe unë. Që e doja aq shumë…”. Ajo çfarë e bën ndryshe rrëfimin e Ciait është ndjeshmëria e shkrimit të tij. Ai është i ndjeshëm jo vetëm kur shkruan për ndjenjat dashurore, por dhe kur përshkruan atmosferën e një lufte, intrigat, zhgënjimet dhe ndjenjat e hakmarrjes. Nëse ka një ndjenjë nga e cila nuk shkëputen dot të gjithë ata që provojnë tmerret është hakmarrja. Kolonel Maoioli, njeriu që rastësisht i shpëtoi jetën Duçes nga një atentat, njeriu që gjithë jetën e tij ia kushtoi liderit të tij, si një italian që do të bënte gjithçka për atdheun, vret veten në spitalin psikiatrik ku përfundon pas luftës. Pas lajmit të vetëvrasjes së tij, Eva, gruaja që e deshi aq shumë, ka të njëjtin fund. Por vdekja asnjëherë nuk është fundi, për sa kohë nuk kanë dalë në pah arsyet e saj. Ciai vendos në libër një tjetër personazh, Italon, vëllain e kolonel Maolit, i cili vjen për të zbuluar të gjitha tradhtitë e një beteje jo të ndershme në emër të atdhedashurisë. Italo vjen në këtë roman, për të bërë një udhëtim bashkë me hakmarrjen si motivi që përshkon luftën. Te “Njeriu që i shpëtoi jetën Duçes”, Ciai na kthen pas në vite, duke na e sjellë luftën përmes jetëve të njerëzve që e bënë atë. Roma apo Venecia e viteve ‘20-‘30, vjen e zhveshur nga shkëlqimi i së tashmes, përmes paradave apo brohoritjeve “Rroftë fashizmi”, me njerëz që vrapojnë vetëm për të dëgjuar nga afër një fjali të Musolinit. Ciai nuk do ta gjykojë historinë, por ta sjellë atë para lexuesit ashtu siç e ka gjetur në arkivat e kohës. Ndryshe nga librat e tjerë të shkruar mbi atë periudhë, ky roman e zbërthen të shkuarën përmes jetëve njerëzore, përmes rrugëtimit të përditshëm të njerëzve që e bënë atë periudhë. Italia e pas viteve ‘20, vjen e gjallë në këtë libër, si për të na kujtuar se historia nuk mund të kthehet, por copëzat e kujtimeve të mbetura prej saj, janë një leksion i madh për të tashmen, e cila duhet të lexojë përmes gjurmëve të së shkuarës.
Pasionet e Duçes
Ciai shkon tej në hulumtimin që i bën fashizmit, duke përshkruar portretin e njeriut që e krijoi atë. Benito Mussolini vjen si personazh në romanin “Njeriu që i shpëtoi jetën Duçes”, duke u shfaqur para lexuesit me anët e tij të panjohura. Duçja shfaqet si njeriu që adhuron kinemanë, njeh mirë muzikën dhe që mund të kalojë orë duke i rënë violinës. “Duçja nuk e shikon kurrë deri në fund një film. Pa u mbushur mirë një orë çohet dhe ikën. I përpiktë si sahat”. I veshur me një pulovër të kaltër dhe çizmet që i përdorte kur dilte me kalë në Nomentana, Musolini shfaqet në sallonin ku e pret të takohet kolonel Maoili. Ndërsa koloneli priste t’i fliste për luftën, ai i flet për kinemanë. “Tani që kemi dhe ne filmin me zë, si amerikanët, pres gjëra të mëdha nga kinemaja”, i thotë ai. Më pas vazhdon t’i thotë se “ishte duke dëgjuar ‘Këngën e dashurisë’ pranë Pittalunga-s. Një dramë e madhe sentimentale pa shumë vlerë, përveç asaj që është filmi i parë italian me zë”. Dhe ndërsa Maoili pret që t’i kthehet bisedës mbi çështjen që e kishte çuar në pallatin e tij, ai i thotë maxhordomit t’i sjellë violinën. E akordon dhe fillon të luajë një Largo të Corelli-t. Pastaj ekzekutoi valsin e “Vejushës së gëzuar”. Në fund zuri të shëtiste nëpër dhomë duke luajtur në instrument dhe duke kënduar “Tannhauser”-in.

Similar topics
» Dashuri/Pasion (Foto)
» Në Siri nuk ka vetëm luftë
» Bosnje, arrestohet një deputet për krime lufte
» Lufta e UÇK-së nuk ishte luftë fetare, Ju dashamirët e kombit
» A mund të ndezë Siria një Luftë të Tretë Botërore?
» Në Siri nuk ka vetëm luftë
» Bosnje, arrestohet një deputet për krime lufte
» Lufta e UÇK-së nuk ishte luftë fetare, Ju dashamirët e kombit
» A mund të ndezë Siria një Luftë të Tretë Botërore?
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Histori - Art & Kulture Boterore
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi