Dashuria “Online’, Dashuri E Kohës Së Re
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Dashuria & Erosi
Faqja 1 e 1

Komunikimi i drejtpërdrejtë përmes shfrytëzuesve të internetit në cilën do shtet a qytet, i mënjanon largësitë gjeografike, dhe ofron liri të plotë të të shprehurit. Këmbimi i mendimeve, ideve, qëndrimeve bën që njerëzit të afrohen, të lirohen nga pakënaqësitë, paragjykimet dhe paaftësitë që shfaqen në komunikimet “sy më sy”.
Ky lloj i mendimit për komunikim të shpejtë dhe kryerje të shpejtë të punëve, po bëhet medium për të dashuruarit. Dashuria përmes internetit është dukuri e re të cilën ende nuk e kanë studiuar mirë psikologët dhe sociologët.
Dashuria virtuale pajtohemi ne apo jo është dukuri e kohës së re. Shumë çifte fillojnë me shkrimin e e-mail-ve, përderisa lista e atyre që hyjnë në martesë për shkak të kësaj dashurie virtuale, dita ditës rritet. Të tjerët këtë e marrin si argëtim, largim nga monotonia. Dikush me këtë mjekon vetminë, ndjenjën e turpit (në jetë private është lepur, në internet luan, dashnor i famshëm), mangësitë fizike, pakënaqësitë, anomalitë dhe sëmundjet tjera shpirtërore. Pra, gjithçka zhvillohet si në jetën private. Interneti është vetëm medium që na bashkon. Gjërat e tjera varen nga vet ne, sa të sinqertë jemi, çfarë zemre kemi.
Kryesore në komunikimet mes njerëzve përmes kompjuterit janë fjalët, e “ fjalët i janë dhënë njeriut që më mire t’i fsheh mendimet e veta”- thotë një proverb. Megjithatë gjithçka duhet të merret me rezervë. Përderisa disave ky lloj komunikimi u ofron mundësi të lirisë së të shprehurit të mendimeve, sinqeritetit, guximit, të tjerëve u ofron mundësi për të servuar gënjeshtra, për të mashtruar dhe trilluar. Të gjithë që dëshirojnë kanë qasje në të. Prandaj mashtrimet nuk janë mangësi e mediumit të këtillë, po ato janë mangësi që tregojnë mangësitë individuale të njeriut.
Por “nëse dikush më mashtron një herë, më vjen keq për të, nëse më ka mashtruar edhe herën e dytë, atëherë faji kërkoj brenda vetes”.
06.08.2013
Burimi : Gazeta Ditore

Similar topics
» Si ndikon dashuria tek shëndeti?
» Dashuria në shikim të parë me të vërtetë ekziston
» Zgjidh: SI E FORCON DASHURIA LIDHJEN NGA LARGËSIA
» Ç’është dashuria?
» Dashuria sipas shqiptarëve
» Dashuria në shikim të parë me të vërtetë ekziston
» Zgjidh: SI E FORCON DASHURIA LIDHJEN NGA LARGËSIA
» Ç’është dashuria?
» Dashuria sipas shqiptarëve
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Kendi i Antareve & Zona e Lire ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Dashuria & Erosi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi