‘Ra Sala prej fiku’ në fushatën e PS. Prezantohen kandidatët e Tiranës
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1

PS prezanton zyrtarisht kandidatët në Pallatin e Sportit.
Grup rom në fushatën e PS me “ra Sala prej fiku”
Rama këndon himnin e tifozëve të futbollit të Tiranës.
Partia Socialiste hapi dje zyrtarisht fushatën zgjedhore me një prezantim të 32 kandidatëve të PS të qarkut të Tiranës. Gjatë një takimi që zgjati rreth dy orë nuk munguan elementet e veçanta që organizatorët kishin menduar për të sjellë në këtë prezantim. Çdo kandidat prezantohej përmes daulleve të kushtrimit, që për socialistët janë daullet e Rilindjes. Rama e mbylli takimin me një këngë për ekipin e futbollit të Tiranës, duke kërkuar që kënga të këndohej nga të gjithë kandidatët. Një pjesë e kandidatëve nuk e shqiptonte dot termin dialektor “Tiron”, ndërsa mikrofoni kalonte nga një dorë në tjetrën. “Në fund, në fund fare, dua të këndojmë një këngë të gjithë së bashku. Një këngë për Tironën dhe për Tiranën. Të gjithë bashkë, të gjithë bashkë: “O Tiron, o Tiron, ti për ne je kampion, O Tiron, o Tiron se për ne je zemra jonë”. Për ta bërë fjalën e tij më pak të lodhshme për të pranishmit që kishin mbushur shkallët e pallatit të sportit “Asllan Rusi”, Rama përfshiu një grup artistik rom për ta thyer ligjëratën politike. “Duke ardhur këtu, me autobusin mavi, njoha ca miq që kam dëshirë t’i ftoj për një moment sepse u bë shumë serioze biseda, na duhet pak gallatë nga Tirona. Hajdeni pak këtu. Ju lutem, atë këngën që nisët në autobus”, tha Rama.
Edi Rama me bashkëshorten dje gjatë prezantimit të kandidatëve të Tiranës
Këngëtari: “E ra Sala prej fiku, e ra si top llastiku, jarinani nani hopa, e ç’është kjo rrugë me gropa, jarinani nani hopa, e Sala ra te gropa”… Kjo këngë ka krijuar një tjetër atmosferë në Pallatin e Sportit, ndërsa Rama vijoi fjalën e tij me çështjet e programit, siç ishte taksa e biznesit të vogël, ndëshkimi i krimit apo dhe situata me rrugët. Takimi i djeshëm, i hapjes së fushatës dhe i prezantimit të kandidatëve të Tiranës përforcoi nga të gjithë kandidatët emrin e Kryeministrit të ri pas 23 qershorit. Të gjithë kandidatët gjatë përshëndetjes e mbyllën fjalën e tyre me thirrjen “Edi Rama Kryeministër”. Vetëm anëtari i Kryesisë së LSI-së, Spartak Braho, i cili është pjesë e listës së PS, nuk e përmendi Edi Ramën si Kryeministër të ardhshëm.
ARISTIR LUMEZI

Similar topics
» Ehhh ra Sala prej fikuuuu...nananana. Mos e humbisni!
» Nisin Shkarkimet Për Ata Që S’morën Pjesë Në Fushatën E PD, Pushohet Edhe Kushërira E Ilir Metës
» U Fiku Cigaret Në Trup Mbesave, Gjyshi Dënohet Me 3 Vjet Burg: E Bëra Për Inat Të Nuses
» Historia e Tiranes..!!
» PD ndryshon listën e kandidatëve të Tiranës
» Nisin Shkarkimet Për Ata Që S’morën Pjesë Në Fushatën E PD, Pushohet Edhe Kushërira E Ilir Metës
» U Fiku Cigaret Në Trup Mbesave, Gjyshi Dënohet Me 3 Vjet Burg: E Bëra Për Inat Të Nuses
» Historia e Tiranes..!!
» PD ndryshon listën e kandidatëve të Tiranës
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi