AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nisin Shkarkimet Për Ata Që S’morën Pjesë Në Fushatën E PD, Pushohet Edhe Kushërira E Ilir Metës

Shko poshtë

Nisin Shkarkimet Për Ata Që S’morën Pjesë Në Fushatën E PD, Pushohet Edhe Kushërira E Ilir Metës Empty Nisin Shkarkimet Për Ata Që S’morën Pjesë Në Fushatën E PD, Pushohet Edhe Kushërira E Ilir Metës

Mesazh nga ♛Melody♛ Mon Jul 01, 2013 4:13 am


Nisin shkarkimet - Mospjesmarrja në mitingjet e PD-së i ka kushtuar vendin e punës dy punonjësve të Shëndetit Publik në Durrës.
Drejtoresha e Shëndetit Publik në qytetin bregdetar, Lida Boshku, ka shkarkuar nga puna dy punonjës të këtij institucioni vetëm katër ditë pas zgjedhjeve.
Lajmi është bërë i ditur nga burime të vetë drejtorisë, ndërsa të dy personat e kontaktuar nga TemA kanë pranuar shkarkimin që iu është bërë si dhe arrogancën që ka treguar kjo drejtuese gjatë komunikimit të shkarkimit.
Dhurata Meta dhe Endri Ziu janë larguar nga puna me datën 27 qershor, pra vetëm katër ditë pas përfundimit të zgjedhjeve. Justifikimi zyrtar sipas drejtueses ka qenë se kishte shkurtime vende të punës, po kjo nuk është e vërtetë për dy punonjësit e larguar.
Ata janë shprehur se motivi i shkarkimit të tyre ka qenë ndryshe nga ai zyrtar që i është komunikuar së pari, pasi edhe nëse do të kishte shkurtime, nuk kishte në sektorin ku punojnë këto dy persona.
Së dyti, ata kanë denoncuar arrogancën e kësaj drejtuese, duke thënë se ajo jo vetëm nuk i ka dëgjuar, po i ka fyer duke u dhënë si argumente të tjera gjëra.
“Jemi ndjerë të befasuar nga shkarkimi dhe aq më shumë nga arroganca me të cilën jemi përballur kur kemi kërkuar arsyet e shkarkimit. Drejtoresha në vend të arsyeve, na është hakërruar duke na dhënë si arsye mospjesëmarrjen në mitingjet e PD-së kur ajo ka shkuar të marrë mungesat, gjë të cilën e ka bërë me kompetencë sipas saj, dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim, ashtu sicc nuk mund të ketë dhe mungesa me arsye në mitingjet e partisë që e kanë futur atë drejtuese për herë të dytë.
Arsyeja e dytë ka qenë mosplotësimi i listës me emrat e familjarëve që do të votonin për PD dhe mosangazhimi i detyrueshëm, sipas drejtoreshës, tek shtabi i PD-së,” thotë ata.  Të gjitha këto kanë qenë arsye të forta për Boshkun për t’i shkarkuar të dy punonjësit nga puna, njëri prej të cilëve, kushërira e Ilir Metës.


♛Melody♛
♛Melody♛

Nisin Shkarkimet Për Ata Që S’morën Pjesë Në Fushatën E PD, Pushohet Edhe Kushërira E Ilir Metës Coolte21

Shteti Shteti : Nisin Shkarkimet Për Ata Që S’morën Pjesë Në Fushatën E PD, Pushohet Edhe Kushërira E Ilir Metës Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi