U Fiku Cigaret Në Trup Mbesave, Gjyshi Dënohet Me 3 Vjet Burg: E Bëra Për Inat Të Nuses
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1

TIRANE- Një gjysh 62-vjeçar ka djegur me cigare në ballë dy mbesat e tij, 5 dhe 4 vjeçe, për inat të nuses së djalit. Vajzat e mitura, prindërit e të cilave jetonin të ndarë, ia kanë rrëfyer të ëmës veprimin e tmerrshëm, e cila më pas ka kallëzuar vjehrrin e saj, Feim Almeta. Ngjarja është shënuar në vitin 2012 në Yrshek të Tiranës. Më 7 maj 2013, Gjykata e Tiranës dënoi me 3 vjet burg Feim Almetën, pasi e deklaroi të fajshëm për akuzën e “dhunës në familje”.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, i pandehuri Almeta përfitoi uljen e një të tretës së dënimit. Por, ai nuk do të qëndrojë asnjë ditë në qeli. Kjo për shkak se gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit të tij me burg, duke e lënë në liri me kusht për 2 vjet. Gjatë kësaj periudhe, 62-vjeçari nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale. Sipas vendimit, një kopje e të cilit u sigurua nga gazeta, gjatë hetimeve gjyshi ka pretenduar se i ka djegur pa dashje mbesat e tij. Ndërsa në gjykatë ai ka pranuar se i ka djegur qëllimisht dhe se kishte arsye për këtë.
Më 6 nëntor 2012, A. Almeta ka shkuar të takonte dy vajzat e saj të mitura në kopshtin e tyre në Yrshek. Në këtë kohë, të miturat jetonin me babain e tyre, i cili për shkak të një konflikti e kishte përzënë bashkëshorten nga banesa. Përballja ka qenë tronditëse për nënën, e cila ka parë shenja djegiesh në ballin e vajzave të saj. “Më datë 06.11.2012, rreth orës 10:30, së bashku me vëllain e saj I. Jonuzi kallëzuesja ka shkuar te kopshti ku ndodheshin vajzat e saj në Yrshek për t’i takuar. Pasi i ka takuar ato, ka parë se të dy vajzat kishin shenja djegie në pjesën e ballit.
Vajzat quhen A. dhe S., përkatësisht 5 dhe 4 vjeçe. Siç rezulton në padinë e saj, kallëzuesja i ka pyetur vajzat e mitura për djegien dhe ato i janë përgjigjur se i kishte djegur gjyshi, i pandehuri Feim Almeta, me cigare në pjesën e ballit kur ato kishin qenë në gjumë. Pas kësaj, shtetasja A. Almeta së bashku me vajzat është paraqitur në Policinë Gjyqësore dhe ka bërë kallëzim penal”, citonte Gjykata në vendim kallëzimin e Almetës në Polici./riniaforum

Similar topics
» Prokuroria Kërkon 12 Vjet Burg Për Shemsie Kadrinë
» Vrau 45-vjeçarin, Nazimeja dënohet me 15 vite burg: Kërkoj mëshirë si fëmijë
» Ekzekutoi në 1997-ën nënën e Elsa Lilës, dënohet me 20 vite burg Albenc Ago
» Rrahu burrin, rrezikon dy vjet burg me kusht
» Prokuroria kërkon 23 vjet burg për Prendin dhe 25 për Llupon
» Vrau 45-vjeçarin, Nazimeja dënohet me 15 vite burg: Kërkoj mëshirë si fëmijë
» Ekzekutoi në 1997-ën nënën e Elsa Lilës, dënohet me 20 vite burg Albenc Ago
» Rrahu burrin, rrezikon dy vjet burg me kusht
» Prokuroria kërkon 23 vjet burg për Prendin dhe 25 për Llupon
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi