PD ndryshon listën e kandidatëve të Tiranës
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1

Greta Koçi e Baki Shehu në vend të Sait Dollapit e Krenar Alimehmetit. KQZ u kthen për korrigjim listat 8 partive.
Partia Demokratike ndryshon listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës. Nuk bëhet fjalë për ndryshime të emrave në pjesën fituese të listës, por në fund të saj. Konkretisht, në vendin e 31-të në listë do të jetë nënkryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Greta Koçi, ndërsa në vendin e 32-të, ish-deputeti i PD-së, aktualisht këshilltar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Baki Shehu. Këta dy emra nuk figuronin në listën e publikuar tri ditë më parë në gazetën “Rilindja Demokratike”, organ i PD-së. Ndryshe nga katër vjet më parë, zyra e shtypit e Partisë Demokratike nuk e ka publikuar ende zyrtarisht listën me 140 kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 23 qershorit në 12 qarqet e vendit.
Ndryshimet
Sipas kësaj liste të botuar nga RD-ja rezulton se në vendin e 31-të në listë ishte emri i administratorit të CEZ-it, ish-drejtori i Ujësjellësit, Sait Dollapi. I kontaktuar nga gazeta “Panorama” lidhur me përfshirjen e tij në listë dhe më pas zëvendësimin, ai shprehet se pozicioni që ai ka aktualisht nuk ia mundëson kandidimin në listat e Partisë Demokratike. “Lista ka qenë gabim, pasi mua nuk më lejohet të kandidoj. Nëse do të ishte e mundur kjo, unë do të isha në vend tjetër, nuk do të isha këtu. Pozicioni i punës sime nuk e lejon kandidimin. Nëse unë do ta kisha në plan që të kandidoja, nuk do të kisha ardhur në këtë pozicion pune”, shprehet Dollapi. Ndërsa kandidati i 32-të në listë, ish-futbollisti i njohur i Tiranës, Krenar Alimehmeti, thotë se prania e tij në listën e PD-së mund të jetë një lapsus, pasi ai është i angazhuar me Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. “Unë nuk e di përfshirjen e emrit tim në listën e Partisë Demokratike, por e di që emri im është në listën e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Mund të jetë një gabim nga ana e ‘Rilindjes Demokratike’”, thotë Alimehmeti. Këto ndryshime të bëra nga Partia Demokratike dhe të tjera të ngjashme, nëse do të ketë, pritet të zbardhen gjatë mbledhjes së javës së ardhshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kur të shqyrtohen listat e dy partive të mëdha. Sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor, kandidatët për deputetë duhet t’i bashkëngjisin emrit të tyre edhe një formular tip të plotësuar dhe firmosur, ku ata shprehin vullnetin për të kandiduar për partitë respektive. Dy ditë më parë, përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Genc Gjonçaj, kërkoi që ky institucion të bëjë transparente listat. “Besoj se është një çështje që shkon më së miri me parimin e transparencës së punës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe besoj se ndihmon procesin lidhur me identifikimin e kandidatëve nga të gjithë aktorët që do të marrin pjesë në zgjedhje”, u shpreh Gjonçaj.
Kandidatet e PD ne Tirane
1. Sali Berisha
2. Myqerem Tafaj
3. Majlinda Bregu
4. Halim Kosova
5. Florion Mima
6. Gerti Bogdani
7. Dashamir Shehi
8. Jorida Tabaku
9. Edi Paloka
10. Keltis Kruja
11. Kastriot Islami
12. Asllan Dogjani
13. Visar Zhiti
14. Arben Qirjako
15. Gent Deliallisi
16. Tritan Shehu
17. Ilir Rusmali
18. Jemin Gjana
19. Lajla Përnaska
20. Gazmend Dibra
21. Kreshnik Çollaku
22. Rajmonda Bulku
23. Kreuza Leka
24. Shkëlqim Hoxha
25. Fetah Hasani
26. Ervin Minarolli
27. Elvana Hana
28. Grida Duma
29. Ivi Kaso
30. Andia Pustina
31. Greta Koçi
32. Baki Shehu
Ishin
31. Sahit Dollapi
32. Krenar Alimehmeti
Listat, brenda 14 majit
Në përgjigje të kërkesës së përfaqësuesit të PS-së për publikimin e listave, kryetarja e KQZ-së, Lefterije Lleshi, u shpreh se listat do të publikohen brenda 14 majit, kur është dhe afati i shqyrtimit e i miratimit nga KQZ. “Bazuar në nenin 73 të Kodit Zgjedhor, KQZ-ja në fakt është duke përpunuar dhe verifikuar të gjithë dokumentacionin e listave që ka ardhur nga të gjitha partitë”, tha Lleshi.
ADI SHKEMBI

Similar topics
» Vendimi, ndryshon stema e Republikës
» Nga burrë bëhet grua, ndryshon mendje: Dua të jem sërish mashkull
» Ardian Prrenjasi Ndryshon Dëshmi: Nuk Kam Lidhje Me Zhdukjen E Julian Çelës
» Shqiptaret, te paret ne listen e kusherinjve mes popujve te Europes
» SHBA publikoi listen e te burgosurve me te rrezikshem te Guantanamos
» Nga burrë bëhet grua, ndryshon mendje: Dua të jem sërish mashkull
» Ardian Prrenjasi Ndryshon Dëshmi: Nuk Kam Lidhje Me Zhdukjen E Julian Çelës
» Shqiptaret, te paret ne listen e kusherinjve mes popujve te Europes
» SHBA publikoi listen e te burgosurve me te rrezikshem te Guantanamos
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Aktualiteti Shqiptar & Rajoni :: Politika Shqiptare & Opinione
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi