“Unaza e Madhe e Tiranës”, 1. 18 miliardë lekë për 184 pronarë që u merret toka
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Historia Shqiptare & Trevat - Turizmi - Arkitektura :: Gjeografi &Turizem
Faqja 1 e 1

Ornela Manjani
- Rreth 1. 18 miliardë lekë është fatura e shpronësimeve për interes publik të pasurive të paluajtshme pronë private (objekte), që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Unaza e Madhe e Tiranës, në segmentin Komuna e Parisit - Rruga e Kavajës”. Ministria e Transporteve ka evidentuar ndërtesat dhe truallin që preken nga ky segment dhe kanë përllogaritur vlerën në para që do të kompensohet çdo person.
Gjithashtu ky dikaster ka hartuar edhe listën me 184 përfituesit, ku është pasqyruar vlera në lekë dhe sipërfaqja e prekur nga ndërtimi, ndërsa pronarët që kanë emrin në listën emërore dhe personat e tretë që lidhen me këto prona, brenda 15 ditëve nga publikimi i këtyre të dhënave kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen, titullin e pronësisë apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi, të shoqëruara me dokumentet përkatëse në ministrinë Ministria e Punëve Publike dhe Transportit.
Sipas Ministrisë së Transporteve për të gjitha pasuritë është bërë shënimi “Në proces rikonfirmimi dhe riverifikimi”, për arsye të konfirmimeve jo të plota lidhur me titujt e pronësisë dhe të dhënat e objekteve. Për të gjitha objektet do të kërkohet konfirmim pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë, si dhe pranë ALUIZNI-t qendror dhe atij të Tiranës. Në bazë të të dhënave përfundimtare do të verifikohet vlerësimi i objekteve dhe do të hartohet lista përfundimtare, e cila do të propozohet për shpronësim pranë Këshillit të Ministrave.
Ministria e Transporteve bën të ditur se totali i vlerës së për këtë segment është 1 187 137 692 lekë. Nga ky shpronësim subjektet do të përfitojnë kompensim sipas pronës që subjektet posedojnë. Kështu, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”./shekulli

Similar topics
» Britania E Madhe Teston Baterinë Më Të Madhe Në Evropë
» Ja si merret shtetësia italiane nga shqiptarët e lindur në Itali
» 532 miliardë euro për të shpëtuar BE-në
» Faqja e internetit pastroi 6 miliardë dollarë
» Sheiku padit “Forbes”, i uli pasurinë në 20 miliardë dollarë
» Ja si merret shtetësia italiane nga shqiptarët e lindur në Itali
» 532 miliardë euro për të shpëtuar BE-në
» Faqja e internetit pastroi 6 miliardë dollarë
» Sheiku padit “Forbes”, i uli pasurinë në 20 miliardë dollarë
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Shqiperia Etnike ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Historia Shqiptare & Trevat - Turizmi - Arkitektura :: Gjeografi &Turizem
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi