AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faqja e internetit pastroi 6 miliardë dollarë

Shko poshtë

Faqja e internetit pastroi 6 miliardë dollarë Empty Faqja e internetit pastroi 6 miliardë dollarë

Mesazh nga ♛Melody♛ Fri May 31, 2013 9:44 pm

Faqja e internetit pastroi 6 miliardë dollarë Faqja-e-internetit-320x240Paraja virtuale

Shërbimi i parasë dixhitale “Liberty Reserve” ka arritur të pastrojë më shumë se 6 miliardë dollarë para të kriminelëve, njoftuan autoritetet amerikane. Aksionet e policisë në 17 vende arritën të kapin pronarët e sipërmarrjes, operatorët dhe kompjuterët. Departamenti Amerikan i Drejtësisë tha se ky është “rasti më i madh në histori i pastrimit të parave”.

“Liberty” kishte rreth 1 milion përdorues dhe ka procesuar më shumë se 55 milionë transaksione ilegale. Dokumentet sugjerojnë se shtatë njerëz të përfshirë në drejtimin e “Liberty Reserve” krijuan një shërbim paraje dixhitale “si një sipërmarrje kriminale” e konceptuar specifikisht “për të ndihmuar kriminelët të kryejnë transaksione dhe të pastrojnë fitimet e krimeve të tyre”.

Policia kreu bastisje në SHBA, Spanjë, Kosta Rika dhe vende të tjera, duke kryer pesë arrestime, përfshirë themeluesin Arthur Budovsky. Ata do të përballen me akuza për pastrim parash dhe krijimin e sistemeve të palicencuara të transferimit të parave. Policia arriti të kapë serverët që mbështesin shërbimin, gjë që i lejoi bllokimin e faqeve të internetit përmes të cilave kryhej aktiviteti.

Prapa skenave, të dhënat për trafikun në faqet e internetit fshiheshin përmes disa kurtheve virtuale të njohura si “vrima thithëse”. Rreth 45 llogari bankare të përdorura nga shërbimi u bllokuan.

Si funksionon

Pas sulmeve terroriste të vitit 2001, bankat u detyruan të kryejnë identifikimin e klientëve të vet dhe identifikimin e klientëve të klientëve. Kjo do të thotë që nëse dikush dëshiron të bëjë një pagesë për llogari të një njeriu, ai duhet të identifikohet. Kjo praktikë u zbatua edhe në mjetet e pagesës përmes internetit.

Në rastin e “Liberty Reserve”, njerëzit mund të hapnin një llogari duke dhënë vetëm emrin, adresën dhe ditëlindjen, ndërsa kompania nuk bëri përpjekje për të verifikuar. Sapo krijonte një llogari, klienti mund të kryente pagesa kesh për të vendosur para në këtë llogari në rrjetet ndërkombëtare të transferimit të parave.

Për shkak të lehtësive në hapjen e llogarive dhe mungesës së verifikimit, “Liberty” u bë mjeti i parapëlqyer i kriminelëve në të gjithë botën për të transferuar para.


Autor Gazeta Shqip te 30 Maj 2013.
♛Melody♛
♛Melody♛

Faqja e internetit pastroi 6 miliardë dollarë Coolte21

Shteti Shteti : Faqja e internetit pastroi 6 miliardë dollarë Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi