Flor Mumajesi e akuzon se nuk di të këndojë, reagon Gaxha: Ti je gei!
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Vipat Shqiptare - Personalitete Te Shquara
Faqja 1 e 1

Adriani: Nuk e kam ekzagjeruar me fjalën gei, se ia kam falur shumë herë ofendimet, nuk ballafaqohem me të se nuk ia vlen.
Ka mjaftuar një prononcim i kompozitorit Flori Mumajesi në programin “Thumb” ndaj Adrian Gaxhës, ndërsa u shpreh se ai nuk është këngëtar, për ta acaruar aq shumë Gaxhën, sa të lëshojë një lumë sharjesh pas kësaj ndaj Mumajesit. Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, ai e quan Flori Mumajesin “gay”, duke i kujtuar për sa i përket karrierës muzikore se vetë ai ka nisur të merret me muzikë në moshën 5-vjeçare, atëherë kur kompozitori nga Tirana nuk kishte lindur ende. “Me muzikë merrem prej moshës 5 vjeç, atëherë kur ti je qenë në k**** e mamit dhe babit tënd, edhe sot e kësaj dite kultura edhe respekti ndaj punës s’ma kanë lejuar të them as një fjalë të keqe apo ta kritikoj ndonjë muzikant, ndërsa ti je zënë me krejt estradën dhe je tu u mundu me u kap dy herë me mua edhe me më kritiku! Kush je ti? Çfarë je ti? E quan veten kompozitor. E krejt e dimë që, pikësëpari, shkallën e parë c-dur s’di ça është. Të gjitha këngët që të patën sukses, t’i bënë njerëz të tjerë edhe në fund veten e nënshkruan si kompozitor duke i lënë ata të merituarit në hije!! A je këngëtar?? Hahah, po jam i bindur që zhurmë ma të bukur ki me qit prej b*** se sa prej gojës se b*** e ke ma të zgjeruar se gojën se je GAY”, shkruan Gaxha. Duket se konflikti filloi në vjeshtën e kaluar, kur molla e sherrit mes dy artistëve u bë kënga “Ngjyra e kuqe”, me të cilën Adriani dhe Florian Beqiri konkurruan në “Kënga Magjike” dhe thyen rekordin e klikimeve në youtube. Flori Mumajesi i nisi vitin e kaluar një mesazh Adrianit, duke e akuzuar atë se ia ka kopjuar idenë e këngës “Tallava” me të cilën u shfaq në “Top Fest”. Edhe në atë rast Adriani e ka shfaqur qëndrimin e tij në facebook, ku me një status ka falënderuar Flori Mumajesin për mesazhin e “bukur” që i ka nisur, pasi në kohën kur ai ka konkurruar në “Top Fest”, nga ana e Adrianit ka marrë një urim për megahitin e tij, “Tallava”. Adriani u shpreh për miqtë e tij se mesazhi telefonik i Florit ishte plot kritika të ashpra, ndërsa e akuzonte për kopjimin e që i kishte bërë Florit në festival. Vitin e kaluar, Adriani e la me aq konfliktin me Florin, ndërsa këtë herë duket se i është mbushur kupa duke përdorur fjalë sharëse dhe fyese ndaj tij, pa marrë parasysh asgjë dhe duke qenë i bindur se i ka dhënë përgjigjen e merituar. Mbi ngjarjen e fundit ne kërkuam prononcimin e të dy djemve, por Flori nuk pranoi të prononcohet, ndërkohë që Adriani u tregua i gatshëm. Ja biseda me të.
Me çfarë po merreni këto ditë?
Tani kam periudhën më të vështirë për punë, sepse po punoj dy këngë të reja me dy videoklipe. Gjithashtu jam nëpër koncerte edhe në pregatitje për përformancën për “Videofestin Muzikor”.
Ti dëgjove videon e Florit për komentin për ty si këngëtar, ndërsa kur shkrove në facebook, nuk ia përmende emrin, Pse?
Unë nuk përmend emra asnjëherë, por në fjalët e mia vetveten e gjen taman ai person për të cilin është shkruar teksti.
E mendon se ishte pak e rëndë që e quajte GAY?
Jo aspak, sepse ia kam falur shumë herë ofendimet.
A do të pranoje në një program televiziv të ballafaqoheshe me Florin?
Për t’u ballafaquar me dikë, duhet që t’ia vlejë dhe që të jemi afër me kulturë.
Kur është gati kënga dhe video e re, vazhdim i “Ngjyrës së kuqe”?
Kënga është gati dhe mezi pres ta lançoj dhe për dy javë duhet të dalë në treg.
Dhe e fundit, po planifikon Adriani ndonjë ditë pushime në verën që vjen, ka menduar vendin se ku?
S’më ka shkuar mendja, por mirë që ma kujtove.. hahah… Po pse jo, kam shumë obligime këtë verë që vjen, dhe pasi t’i mbaroj, do doja të bëja një pushim të mirë./panorama

Similar topics
» Flori Mumajesi dhe Elvana Gjata ‘djegin’ Tiranën
» Biondja për të cilën Adrian Gaxha la Luana Vjollcën
» Edhe Adrian Gaxha provokon, shfaqet gjysmë nudo
» Korce - 47 vjecarja akuzon kliniken greke per trafikimin e femijes se saj
» PD akuzon: Një qytetar i tha Ramës ‘dua të vras Berishën’ dhe ai i tha ‘merr shenjë se ka antiplum
» Biondja për të cilën Adrian Gaxha la Luana Vjollcën
» Edhe Adrian Gaxha provokon, shfaqet gjysmë nudo
» Korce - 47 vjecarja akuzon kliniken greke per trafikimin e femijes se saj
» PD akuzon: Një qytetar i tha Ramës ‘dua të vras Berishën’ dhe ai i tha ‘merr shenjë se ka antiplum
AlbaniaForumsLife :: ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ Aktualitete - Kuriozitete - Vip ♥♥♥♥♥ (⁀‵⁀,)♥♥♥♥♥ :: Vipat Shqiptare - Personalitete Te Shquara
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi