AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si të ndryshosh jetën në 12 javë

Shko poshtë

Si të ndryshosh jetën në 12 javë  Empty Si të ndryshosh jetën në 12 javë

Mesazh nga ♛Melody♛ Tue May 21, 2013 11:27 pm

Si të ndryshosh jetën në 12 javë  1120-300x290
Njerëzit që do të dëshironin të ndryshonin jetët e tyre janë të shumtë. E megjithatë ata frenohen nga frika për të nisur diçka të re, për të hyrë në lojë, ndaj edhe vazhdojnë me rutinën e tyre të mërzitshme. Ja disa këshilla për të ndryshuar jetën në 12 javë:

Përdore mirë kohën : Mjaft me vrapin për të blerë ato gjëra që në të vërtetë nuk janë të nevojshme, bisedat e kota me njerëz që as nuk të interesojnë, mjaft më me orët para televizorit me programe që vetëm të marrin kohë. Për të fituar kohë është mirë të shfrytëzosh bioritmin dhe të bësh diçka në momentin që mendon se duhet bërë.

Puno pa stres, por me përfitim : Reflekto mbi arsyet që të shkaktojnë stres (ritmet e shpejta, përgjegjësitë e tepërta, ambient kompetitiv, dhe të paktën një herë në ditë, ndalo dhe merr frymë. Frymëmarrja është vala që kalojmë nga mëngjesi në mbrëmje!

Zgjero horizontin kulturor : Leximi të zgjat jetën, por në udhëtimin drejt ndryshimit mund të jetë mirë edhe të shkruash, të pikturosh, ta lësh veten drejt emocioneve të muzikës, recitimit apo të mësosh një gjuhë të huaj.

Stimulo anën tënde krijuese : Të rrëmbyer prej ritmeve të jetës shpesh nuk e kuptojmë që kemi edhe një potencial krijues. Ja një ushtrim për të stërvitur intuitën: Zgjidh një njeri që e takon rastësisht, vëzhgoje dhe mundohu të imagjinosh si dhe ku jeton, ku po shkon, çfarë do të bëjë.

Bëj pushime të ndryshme nga zakonisht : Të mendosh në mënyrë të re do të thotë edhe të shkosh në vende të panjohura, të admirosh natyrën, të frymëzohesh me eksperienca të reja.

Stërvit trurin me lumturinë : Largo mendimet e këqia, mjafton të mësosh të ndihesh me fat për t’u ndjerë të lumtur. Si? Ndoshta duke parë anën e mirë të gjërave që të ndodhin dhe duke lënë pas dore anën negative. Mund të jetë e nevojshme të meditosh në mënyrë që të kontrollosh vëmendjen dh eta drejtosh aty ku dëshiron.

Përmirëso marrëdhënien me të tjerët : Komunikimi i mirë e bën jetën më të lumtur dhe më te qetë, e qeshura e ndirçon jetën dhe nëse nuk të pëlqejnë këto që thamë, të paktën mundohu të mos konfliktohesh.

Përforco lidhjen në çift : Para së gjithash, nëse ke gjetur njeriun e duhur, jeto lidhjen në harmoni dhe nëse nuk ndjen më dashuri, më mirë ndahu. Një strategji për të përmirësuar marrëdhënien? Bëni një projekt të përbashkët, është hapi i parë në rrugëtimin drejt realizimit të tij.

Çliro veten nga keqardhjet : Kur dikush është i trishtuar është thuajse e natyrshme të mendojë për rastet e humbura. Të çlirohesh prej tyre nuk do të thotë t’i mohosh, por do të thotë të mos qëndrosh i burgosur i tyre.

Rrit vetëvlerësimin : Për të ndryshuar jetën duhet të kuptosh mekanizmat e vetëvlerësimit. Nëse nuk ke besim në mundësitë e tua nuk mund të mendosh të nisësh një rrugë jete të re dhe të dalësh nga rutina. /noa


♛Melody♛
♛Melody♛

Si të ndryshosh jetën në 12 javë  Coolte21

Shteti Shteti : Si të ndryshosh jetën në 12 javë  Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi