AlbaniaForumsLife
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bark i sheshtë për një javë: dieta që duhet të ndiqni

2 posters

Shko poshtë

Bark i sheshtë për një javë: dieta që duhet të ndiqni Empty Bark i sheshtë për një javë: dieta që duhet të ndiqni

Mesazh nga ♛Melody♛ Thu May 30, 2013 2:14 am

Bark i sheshtë për një javë: dieta që duhet të ndiqni Barku-i-sheshte-1-150x150Si mund të keni bark të sheshtë për një javë? Provoni një dietë të tillë dhe ndiqni disa këshilla të thjeshta

Bark i sheshtë në një javë…

Bashkë me zhdukjen e celulitit, të pasurit e një barku të sheshtë në një kohë shumë të shkurtër, për shembull në vetëm një javë, është një nga objektivat që çdo femër dëshiron të arrijë. Me ndjekjen e dietës së duhur, gjithçka është e mundur, madje edhe të pasurit e një barku të sheshtë për t’u pasur zili. Mjafton të mos e ekzagjeroni me dietat e bëra nga vetë ju, të cilat shpesh nuk janë të përshtatshme për trupin tuaj dhe mund t’ju shkaktojnë një reagim të kundërt. Të pasurit e një barku të sheshtë nuk duhet të bëhet fiksim. Gjëja më e rëndësishme është që të kujdeseni për formën, të hani mirë dhe të shmangni shkaqet e fryrjes. Natyrisht e gjithë kjo varet nga ushqyerja, por edhe nga dieta që ndiqet për të humbur ato kilogramë të tepërt.

Në çdo moshë, barku i saj…

Në vajzëri, “barku” shfaqet për shkak të kequshqyerjes, nga abuzimi me ushqimin e papërshtatshëm dhe aspak të shëndetshëm. Nëna e re kërkon t’i rikthehet barkut të saj të sheshtë dhe të shpëtojë nga ai që i është krijuar pas shtatzënisë. Ndërkohë barku i gruas në moshë zhduket si pasojë e pasivitetit. Por duhet theksuar se në përgjithësi, kjo gjë ndodh më shumë prej avancimit të moshës. Në përgjithësi, përveç kujdesit për një bark të sheshtë, është e rëndësishme edhe pamja e lëkurës në atë zonë, që të mos përkeqësohet nga efekti antiestetik. Për të pasur një bark të sheshtë, ju këshillojmë që për një javë të mos mbani një dietë të sajuar nga vetë ju, pasi ndryshimi i menjëhershëm i peshës ndikon negativisht në lëkurë.

Bark i sheshtë: këshilla për të ndjekur një dietë të përshtatshme

Këshilla e artë për të pasur linja të mira dhe bark të sheshtë mbetet gjithmonë ajo që duhet të pini sa më shumë ujë gjatë ditës. Të pini përpara, gjatë dhe pas vakteve të ngrënies, të paktën një litër e gjysmë ujë natyral, jo shumë të ftohtë dhe me përmbajtje të ulët natriumi.

Zgjedhja e ushqimeve për të pasur një bark të sheshtë

Shumë fryrje të barkut mund të vijnë si pasojë e zakoneve të këqija të ushqyerjes. Të shohim se si mund të zgjidhet ky problem që të keni një bark të sheshtë…

Ushqimet që duhen pakësuar apo shmangur janë bishtajoret, perimet e gatuara, djathërat e ndenjur, patatet, buka, por edhe gjërat e skuqura, salçiçet dhe sheqernat. Ndërkohë ju duhet të konsumoni drithërat, peshkun blu, mollët, dardhat, kivit dhe ananaset. Është shumë e rëndësishme që të mos e teproni duke ngrënë shumë. Ndër të tjera, për të pasur bark të sheshtë është mirë që për një periudhë të gjatë kohe të shmangni alkoolin, çamçakëzët dhe pijet e gazuara. Shmangni ngrënien e frutave pas vakteve sepse ato rrisin aciditetin në stomak. Provoni të hani ushqime me erëza aromatike (rozmarinë, borzilok, nenexhik, hudhër, qepë, majdanoz), pa përdorur vaj, bukë apo përbërës të tjerë yndyrorë, armiq të betuar të barkut të sheshtë.

Ju pëlqejnë frutat?

Sigurisht që ato ndikojnë pozitivisht për të pasur një bark të sheshtë. Përmendim këtu rrushin (pastron veshkat dhe mëlçinë), ananasin (përdoret për tretje), por edhe kivin (ka shumë vitamina).

Për ta mbyllur…një aktivitet i butë fizik për të pasur një bark të sheshtë. Minimumi ju duhet të ecni vetëm një orë e gjysmë çdo ditë.


♛Melody♛
♛Melody♛

Bark i sheshtë për një javë: dieta që duhet të ndiqni Coolte21

Shteti Shteti : Bark i sheshtë për një javë: dieta që duhet të ndiqni Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4419
Faleminderit Faleminderit : 70
Antaresimi Antaresimi : 22/04/2013

http://www.unicalbania.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bark i sheshtë për një javë: dieta që duhet të ndiqni Empty Re: Bark i sheshtë për një javë: dieta që duhet të ndiqni

Mesazh nga Katilja Tue Jul 16, 2013 3:14 am

kam dicka tmir qe edhe pse mund te ha shum serish barku im i shesht mbetet
Katilja
Katilja

Bark i sheshtë për një javë: dieta që duhet të ndiqni Coolte21

Shteti Shteti : Bark i sheshtë për një javë: dieta që duhet të ndiqni Albania_64

Gjinia Gjinia : Female
Mosha Mosha : 29
Numri i postimeve Numri i postimeve : 261
Faleminderit Faleminderit : 41
Antaresimi Antaresimi : 13/07/2013

http://antonela.haxhiu@yahoo.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi